Syri i Vizionit
Syri i Vizionit ka për qëllim promovimin e demokracisë lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në Kosovë. Në përpjekjet e vazhdueshme për praktika demokratike, Syri i Vizionit i ka dhënë rol të veçantë promovimit të qeverisjes së mirë, përgjegjësisë, transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.
Në përputhje me këto objektiva, OJQ Syri i Vizionit që nga themelimi në vitin 1999, ka intervenuar me afër njëqind projekte në sektorë të ndryshëm të shoqërisë si: demokratizimi i shoqërisë, ndërtimi i paqes, promovimi i të drejtave të njeriut, forcimi i shoqërisë civile, monitorimi i institucioneve, zhvillimi ekonomik, mobiliteti urban, dialogu social, rrjetëzimi me organizata tjera etj. që realizohen me aktivitetet e vet organizatës dhe përmes rrjeteve me partnerë.
Syri i Vizionit dhe Caja Granda nga Spanja ndihmojnë qendrën e mjekësisë familjare ne Pejë
25 janar 2012 QKMF në Pejë, sot ka përfituar një donacion nga Caja Granada e Spanjës falë OJQ Syri i Vizionit....më shumë
Vizita për shkëmbim të përvojave mes të rinjve
24 janar 2012- Në kuadër të projektit Të rinjtë lider të paqes, SiV ka organizuar në Istog një...më shumë
Publikohet strategjia për komunitetin rom, egjiptian dhe ashkali në Deçan
24 janar 2012- Në Deçan është publikuar strategjia e veprimit 2012-1014, strategji kjo tri vjeçare për komunitetet...më shumë







