2007
1. Titulli i Projektit: Materializimi i planeve te Komponentës për fazën e katërt dhe strategjia afatgjate
Kohëzgjatja: 1 muaj (prill - maj 2007)
Vendi: Maqedoni
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit organziatë lidere e ndihmuar nga Zavicaj za Povratak (ZZP) Kragujevc, Serbi
Buxheti: 7,107.08
Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)
Qëllimi i projektit:
Ky projekt ka për synim të fuqizojë dhe përkrah grupet e të rinjve nga Kosova dhe Serbia përmes takimeve të rregullta. Këto takime kishin ndikim në përcaktimin e punës dhe zgjerimit të veprimeve të të rinjve e që inicioheshin nga të rinjtë gjatë këtyre tre vjetëve dhe kështu, duke kontribuar në përmirësimin e marrëdhënieve ndër-etnike. Komponenta e Aktivizimit të Rinor që verpon nën ombrellen e Programi i Iniciativës Kosovare (KIP) është vazhdimësi e fazës së katërt që nga themelimi i Fondit të Sekretariatit të KIP-it në vitin 2004.
Përfituesit:
Katër (4) organizata të Rrjetit të KIP-it nga dy (2) përfaqësues secila organziatë pjesëmarrëse, që do të thotë, njerëzit që punojnë në forcimin e aktiviteteve dhe partneriteteve në mes të punës në terren dhe partneriteteve në mes të organizatave, si dhe grupeve të nxënësve nga 12 shkolla fillore nga Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.
Qasja:
Ky projekt do të fokusohet në organizimin e një takimi të përbashkët me të gjithë partnerët e KIP-it për të diskutuar rreth zhvillimit të rinisë, rrjetëzimit dhe edukumit brenda Komponentës së Rinisë; zhvillimin e një plani detaj të veprimit për punën në të ardhmen të kësaj Komponente dhe përcaktimi i periudhës së zbatimit.
Rezultatet:
- Ngritje e bashkëpunimit në mes organizatave të Komponentës Rinore dhe forcimi i Rrjetit;
- Përcaktimin e funksionimit të partneriteteve brenda nën-komponentëve;
- Përmirësimin e ndarjes (përcaktimin) e përgjegjësive në mes të organizatave partnere;
- Përmirësimin e shpërndarjes së informatave në mes të partnerëve për të gjitha aktivietet e Komponentës;
- Ngritje e numrit të shkollave në projekte dy shkolla më tepër ia janë shtuar grupit aktual prej 10 shkollave;
- Hartimi i Strategjisë së Komponentës Rinore për vitin 2007.
_______________________________________________________________________________
2. Titulli i Projektit: Rinia për Transparencë
Kohëzgjatja: korrik 2007 gusht 2008)
Vendi: Komuna e Pejës
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit organizatë lidere me partnerët Qendra Rinore Atë Lorenc Mazreku dhe Zyra Ligjore në Komunën e Pejës
Buxheti: 2,252.00 (1,420.00 + 832.00)
Donatori: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe GTz, 1,420.00 , dhe Komuna e Pejës 832.00 (të alokuara më 2008)
Qëllimi i projektit:
Ky projekt synon të ndihmojë Komunën e Pejës në hartimin dhe përgatitjen e rregullorës për transparencë. Ky aktivitet do të drejtohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët në këtë projekt dhe në bashkëpunim me zyrtarët komunal, por në bazë vullnetare sa i përket angazhimit të të rinjve dhe çështjeve tjera logjistike dhe administrative.
Përfituesit:
Në veçanti, përfituesit e drejtëpërdrejtë (direkt) janë institucionet lokale të Komunës. Megjithatë, përmes zbatimit të kësaj rregullore mbi transparencën, qytearët do të përfitojnë drejtpërdrejtë sepse do të kenë më tepër njohuri rreth asaj sesi tatimi i tyre është duke u shpenzuar dhe njëkohësisht mund të kërkojnë llogaridhënie me të madhe nga të zgjedhurit e tyre.
Qasja:
I tërë projekti do të zbatohet në baza vullnetare. Grupet e angazhuara do të punojnë gjatë tërë projektit në të mirë të publiku. Shumica e aktiviteteve do të mbulohen nga grupet e vullnetarëve që dy organziatat partnere do ti mobilizojnë. Ky projekt përfshinë krijimin e fokus grupeve me pjesëmarrje të kombinuar nga udhëheqësit komunal, qytetarët dhe rini nga zonat rurale dhe urbane. Për më tepër, do të përfshijë krijimin e një grupi punues për të hartuar (grup prej 10 personave që do të përzgjedhen nga fokus grupet) propozimet e tyre mbi rregulloren për transparencë. Gjithashtu do të organizohet dhe ndihmohet nga organizatat zbatuese një trajnim tre (3) ditor mbi pjesëmarrjen e qytetarëve me pjesëmarrësit nga fokus grupet. Përfundimisht, do të shtypen dhe shpërndahen fletushka, komunikata për shtyp dhe do të ketë Radio dhe TV debate/emisione me qëllim që të njoftohet opinioni i gjërë për këtë aktivitet.
Rezultatet:
- Hartimi i rregullores për transparencë me nje grup prej 10 personave i përbërë nga institucionet lokale, qytetarët dhe të rinjtë;
- Finalizoi dhe dorëzoi draft rregulloren në Kuvendin Komunal;
- Dizjanoi dhe shpërndau fletushka (800 në gjuhën shqipe dhe 200 në gjuhët boshnjake-serbe) për të informuar publikun;
- Përgatiti dhe shpërndau komunikata për shtyp dhe organizoi dy (2) radio emisione (1 në Radio Peja dhe 1 në Radio Dukagjini) si dhe një (1) emision televiziv në TV Dukagjini;
- Organizoi dhe ndihmoi trajnimin tre (3) ditor mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në vendim-marrje.
_______________________________________________________________________________
3. Titulli i Projektit: Shkëmbimi dhe shpërndarja e Informatave mbi procesin e kthimit në Kosovë/Krijimi i veb faqeve në komunat e përzgjedhura në Kosovë
Kohëzgjatja: 14 muaj (korrik 2006 tetor 2007)
Vendi: Kosovë, Serbi dhe Mal i Zi
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me International Aid Network (IAN), Beograd, Serbi
Buxheti: 28,708.36 (25,131.60 + 3,576.76)
Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)
Qëllimi i projektit:
Ky projekt është vazhdimësi e fazës së parë tëstuese (pilot) që është zbatuar gjatë muajve qërshor-gusht 2006. KIP aprovoi vazhdimin e këtij projekti shtesë për 14 muaj duke u bazuar në vlerësimin dhe rezultatet pozitive të arrituara gjatë fazës testuese dy-mujore. Synimi i projektit është të forcojë bashkëpunimin në mes të shoqërisë civile (OJQ-ve të rrjetit KIP) dhe Komunave të Kosovës me qëllim që të përkrahen aktivitetet për kthim dhe re-integrim. Bashkëpunimi do të përkrahet përmes ndihmës në krijimin e veb faqeve komunale me fokus në procesin e kthimit dhe re-integrimit në Kosovë në pesë (5) komunat e përzgjedhura të Kosovës si; Istog, Klinë, Prizren, Skenderaj dhe Mitrovicë. Ky aktivitet do të zgjasë për një periudhë 14 mujore.
Përfituesit:
Përfitues të drejtëpërdrejtë (direkt) janë pesë (5) komunat e përzgjedhura të Kosovës, komuniteti kthyes dhe pritës si dhe opinioni i gjërë në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, përmes qasjes në informata që kanë të bëjnë me procesin e kthimit dhe re-integrimit në përgjithësi. Përveç kësaj, mediat lokale në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi do të kenë mundësinë të zgjerojnë burimet e tyre të informatave mbi procesin e kthimit.
Qasja:
Projekti do të jetë i bazuar në bashkëpunimin në mes të organizatave anëtare të rrjetit të KIP-it dhe Komunave. Ky projekt, përmes dizajnimit të veb faqeve do tu drejtohet autoriteteve lokale, shoqërisë civile në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, të zhvendosurve dhe refugjatëve, me qëllim që të lehtësojë dhe përkrah kthimin e pakicave duke i krijuar lidhje me të zhvendosurit dhe refugjatët me komunitetet që gjenden në vendin e origjines përmes shkëmbimit të vazhdueshëm të informatave; ofrimit të informatave me rëndësi për të zhvendosurit dhe refugjatës/për organziatat që janë duke ndihmuar në këtë proces, si dhe prezantimin e problemeve dhe çështjes para vendim-marrësve; përmirësimin e kualitetit të ndihmës që ofrohet nga OJQ-të, autoritetet lokale dhe komuniteti i biznesit përmes shkëmbimit të informatave në mes veti; të ofrojë trajnime në nivel regjinal në IT për zyrtarët komunal dhe OJQ-të anëtare të rrjetit të KIP-it.
Rezultatet:
- Prezantim i duhur i informatave themelore mbi procesin e kthimit;
- Informata relevante dhe lehtë të qasshme, forma dhe procedura të ndryshme për të zhvendosurit, OJQ-të ndihmuese në proces, mediat lokale, përfaqësuesit komunal dhe organziatat ndërkombëtare;
- Ngritje e shkëmbimit të informatave në mes të OJQ-ve anëtare të rrjetit të KIP-it në rajon dhe dukshmëri më e madhe;
- Zhvillimi i njohurive në IT brenda rrjetit të KIP-it.
_______________________________________________________________________________
4. Titulli i Projektit: Takimi i Fazës së Katërt të Komponentës për Aktivizimin Rinor KIP
Kohëzgjatja: 5 muaj (qershor nëntor 2007)
Vendi: Kosovë, Serbi dhe Mal i Zi
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit organziatë lidere e ndihmuar nga Caritas Kosova, Mitrovicë, Iniciativa për Paqe (IFP), Pejë, dhe Zavicaj za Povratak (ZzP), Kragujevc, Serbi
Buxheti: 27,258.00
Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)
Qëllimi i projektit:
Ky projekt është vazhdimësi e punë me rininë brenda Komponentës ëpr Aktivizim Rinor. Projekti synon që të zgjerojë më tepër dhe të ngrisë lidhjet ndër-kufitare në mes të grupeve rinore, aktivistëve të shkollave fillore në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi me fokus në ngritje të kapaciteteve. Krahasuar me fazat paraprake, në këtë pjesë do të ketë ngritje të numrit të shkollave dhe njëkohësisht edhe të nxënësve që do të marrin pjesë në aktivitetet rinore dhe në shkëmbimin e përvojave.
Përfituesit:
Grupe të nxënësve nga 12 shkolla fillore nga Kosova dhe Serbia do të jenë përfitues të drejtpërdrejtë (direkt) për dallim nga 10 shkolla që ishin më parë. Në përgjithësi, përfitues të drejtëpërdrejtë do të jenë 120 nxënës nga këto shkolla si dhe nxënësit tjerë si përfitues të tërthortë (indirekt) parashihet të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme gjatë zbatimit të programit për ndarje të fondeve të vogla
Qasja:
Kjo komponent do të zbatohet në 12 lokacione të ndryshme (6 në Kosovë dhe 6 në Serbi) dhe do të targetojë 120 nxënës, mesatarisht 12 për një lokacion. Në kutpimin gjeografik, shkollat që do të marrin pjesë vijnë nga këto qytete: Pejë, Mitrovicë, Klinë, Istog, Gurrakoc dhe Skenderaj në Kosovë, ndërsa në Serbi janë, Smederevska Palanka, Kragujevc, Kraljevë, dhe Shkolla Teknike në Knic. Zbatimi përbëhet nga rrjetëzimi; ngritja e kapaciteteve; dizajnmi dhe lansimi i 12 veb faqeve në të gjitha shkollat pjesëmarrrëse; nxitë dhe udhëheq grupet e të rinjve për të hartuar dhe dorëzuar 6 projekte në Kosovë dhe 6 në Serbi; dhe ndarja e granteve dhe monitorimi i zbatimit të këtyre projekteve.
Rezultatet:
- Ngritje e njohurive të nxënësve dhe shkollave mbi funksionimin e komponentës së KIP-it për të rinjtë;
- Funksionalizimin dhe krijimin e veb faqeve të reja për të gjitha shkollat pjesëmarrëse;
- Ngritje e kapaciteteve të të rinjve dhe krijimi i mundësive për të transferuar njohuritë e marrura tek të tjerët;
- Krijimin e një rrjeti të fortë prej 12 grupeve të rinjsh;
- Monitorimin e zbatimit të 12 projekteve në fusha të ndryshme të granteve ndara për nxënësit;
- Funksionimi i 12 veb faeve nëpër shkollat pjesëmarrëse;
- Publikimi i fletushkës/broshurës së komponentës së të rinjve të KIP;
_______________________________________________________________________________
5. Titulli i Projektit: Përkrahje në kthimin e RAE në lagjën 7 Shtatori Re-integrimi përmes punësimit dhe mobilizimit të komunitetit Faza e II
Kohëzgjatja: 16 muaj (gusht 2006 nëntor 2007).
Vendi: Komuna e Pejës
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit organziatë lidere në partneritet me OJQ-në Vizioni 02, Istog
Buxheti: 26,950.00 (20,000.00 + 6,950.00) të alokuara në 2006 ndërsa 44,990.00 në 2007
Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP) 64,990 (20,000.00 + 44,990.00) dhe Qeveria e Holandës përmes Këshillit danez për Refugjatë (DRC) 6,950.00
Qëllimi i projektit:
Ky projekt është vazhdim i projektit të mëparshëm të quatjur Përkrahje në kthimin e RAE në lagjën 7 Shtatori Re-integrimi përmes punësimit dhe mobilizimit të komunitetit Faza e II. Në përgjithësi, projekti në fjalë ka për synim primar të krijojë kushte për re-integrim të qëndrueshëm të familjeve RAE të kthyera kohëve në fundit nga Mali i Zi në Pejë, duke iu ofruar mundësinë për krijimin e lidhjeve efektive me bizneset lokale që veprojnë në atë pjesë. Pas një faze fillestare prej 4 muajsh nga tetori 2006 janar 2007, projekti i përfunduar nën Fondin e Hapur 07, projekti i tanishëm mbulon 10 muajt e mbetur të projektit deri në fund të nëntorit 2007, nën Fondin e Hapur 08.
Përfituesit:
Përfituesit e drejtëprdrejtë (direkt) janë 8 familje të kthyera të komunitetit RAE dhe 4 familje nga komuniteti pritës si dhe 20 fëmijë anëtar të familjeve apo pjesëtar të komunitetit përmes që do të përfitojnë nga aktivitete sociale dhe kurset parashkollore.
Qasja:
Projekti kryesisht ka të bëjë me krijimin e vendeve të punës për 8 pjesëtarë të komunitetit RAE të kthyer në Pejë si dhe 4 pjesëtar të komunitetit pritës (12 persona në përgjithësi); projekti përfshinë në rend rë parë pagesën shtesë të këtyre punëtorëve bizneseve lokale që punësojnë përfituesit. E dyta, parasheh investime të vogla kapitale për kompanitë e zgjedhura që kanë punësuar përfituesit nga komuniteti RAE. Veç kësaj, përbën edhe monitorim të rregullt javor dhe përkrahje për kompanitë si dhe vlerësim të rregullt të përmbushjes së obligimeve të 12 pjesëtarëve të komunitetit RAE që janë të punësuar; pastaj investime të vogla që kapin shumën (1,500 Euro për kompani) për çdo punëtor që punësojnë dhe pjesërisht të subvencionojë pagesën mujore për të 12 të punësuarit që vijnë nga komuniteti RAE që janë kthyer si dhe për komunitetin pritës deri në fund të nëntorit të vitit 2007. Gjithashtu, ky projekt do të ndihmojë dy lloje të aktiviteteve për zhvillimin e komunitetit gjatë kësaj periudhe në këtë lagje. Kjo përfshinë vazhdimin e kurseve për para-shkollorët me fëmijët e komunitetit RAE 4 herë në javë, 2 orë në ditë për 20 fëmijë maksimum, si dhe organizimin e një kursi për kompjuter 3 herë në javë për 2 grupe nga 6 fëmijë (6 orë në përgjithësi për 12 të kthyerit). Në rrafshin e komunikimit dhe informimit, projekti parasheh organizimin e 3 radio emisoneve në mediat lokale si dhe publikimin e artikujve në mediat e shtypura dhe elektronike me qëllim ngritjen e dukshmërisë së veprimeve të KIP-it si dhe avokimin e mëtejm për kthimin e të zvhendosurve nga komuniteti RAE në Pejë.
Rezultatet:
- Organizimin dhe mbajtjen e kurseve për kompjuter për 20 fëmijët nga komuniteti RAE;
- Organizimin e aktiviteve sociale me fëmijët para-shkollor si dhe kursin për shkrim-lexim për 12 fëmijë;
- Monitorimin e rregullt të 12 punëtorëve dhe bizneseve;
- Ofrimin e pajisjeve dhe subvencionit për 12 përfituesit dhe bizneset;
- Organizmin dhe mbajtjen e tre (3) radio emisoneve në mediat lokale dhe publikimin e një numri të artikujve dhe intervistave;
_______________________________________________________________________________
6. Titulli i Projektit: Së bashku krijojmë qytetet më të mira - Lokaliteti Zatra Pejë
Kohëzgjatja: 5 muaj (prill - gusht 2007)
Vendi: Komuna e Pejës
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 2,922.40
Donatori: IREX/ ATRC
Qëllimi i projektit:
Ky projekt ka për qëllim të ndihmojë në realizimin e plotë të Planifikimit Urban me theks të veçantë në lagjën Zatra në Pejë që konsiderohet si një vendbanim individual jo-formal. Kjo do të arrihej duke u bazuar në nevojat e banorëve të lagjës dhe pjesëmarrjes së tyre të drejpërdrejtë në vendim-marrje në të mirë të lagjës.
Përfituesit:
Përfitues të drejpërdrejtë (direkt) janë 1300 banorë që jetojnë në 350 shtëpi në këtë lagje. Përveç kësaj, kjo ndërmarrje do të ketë ndikim në ngritjen e vetëdijes më gjërë të popullatës në Komunën e Pejës dhe sesi kushtet e jetës mund të përmirësohen duke ndërmarrë veprime të përbashkëta për jetë më të mirë.
Qasja:
Projekti parashihet të zbatohet përmes një numri të aktiviteteve si: konsultime të drejpërdrejta me planifikuesit ubraniskit dhe banorët e lagjës (duke bërë vizita dhe organizimin e një punëtorie të përbashkët), si dhe analizimin e gjendjes urbane, sociale, mjedisore dhe ekonomike (përmes një hulumtimi që do të përfshinte një formë të regjistrimit të popullsisë dhe banimit të kësaj lagjeje.
Rezultatet:
- Identifikimi dhe regjistrimi i vendeve jo-formale të banimit;
- Përfshirja e banorëve të lagjes në pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë në planifikimin urban të lagjes;
- Ngritje e vetëdijes së komuniteti dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në planifikimin urban;
- Hartimin e listës nga banorët gjatë analizës SËOT;
- Krijimin e një baze adekuate të të dhënave për lagjen duke përfshirë gjendjen e tanishme në aspektin urban, social mjedisor dhe ekonomik.
_______________________________________________________________________________
7. Titulli i Projektit: Plani i Veprimit për Re-integrim ne lagjen Llazovic në Pejë
Kohëzgjatja: 11 months (prill 2007 shkrut 2008)
Vendi: Komuna e Pejës
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 13,800.00
Donatori: Agjensioni Evropian për Rindërtim përms Këshillit danez për Refugjatë (DRC)
Qëllimi i projektit:
Ky projekt ka për qëllim krijimin e kushteve për kthimin dhe re-integrimin e 30 familjeve serbe me afro 120 anëtar nga Serbia dhe Mali i Zi në vendet e tyre të origjinës në Kosovë, më saktësisht në lagjën Llazovic, në zonë urbane në Komunën e Pejës.
Përfituesit:
Përfitues të drejtëpërdrejtë (direkt) të këtij projekti janë 30 familje serve me afor 120 anëtar të cilët gjenden të zhvendosur në Serbi si dhe komuniteti pritës në Kosovë. Do të ketë punë në fokus grupe të veçanta të ndarë në (gra, burra dhe të rinj) ku secili grup do të përbëhet nga 5 pjesëtar nga të dy komunitetet - kthyes dhe pritës.
Qasja:
Projekti në masë të madhe përbëhet nga aktivitete për dialog përmes fokus grupeve dhe punëtorive në fushën e avokimit dhe të edukimit. Përveç kësaj, organzimi në grupe nga 5 pjesëtar dhe të ndarë në 3 fokus grupe (gra, burra dhe të rinjtë) do të kalojnë nëpër një proces të trajnimit dhe takimeve në mes njëri tjetrit nga të dy komuntietet. Përzgjedhja e këtyre grupeve do të bëhet duke u mbështetur në artkulimin e vullnetit (nga të dyja palët) dhe gatishmërinë për të punuar, bashkëpunuar dhe bashkëjetuar me të gjitha komunitetet në lagjen llazovic. Për më tepër, gjatë gjithë kohës do të ketë aktivitete për ngritje të vetëdijes në mediat lokale me qëllim të informimit të publikut të gjërë.
Rezultatet:
- Ngritje e bashkëpunimit dhe kontribut në forcimin e marrëdhënieve në mes grupeve relevante dhe grupeve të komuniteteve;
- Krijimin e tri (3) fokus grupeve që përbëhen nga gratë, burrat dhe të rinjtë;
- Lehtësimin e kontktimit të drejtëpërdrejtë në mes grupeve dhe komuniteteve;
- Krijimin e një axhende të përbashkët me komunitetet për veprim të mëtejshëm për përmirësimin e kushteve në lagjen Llazovic.
_______________________________________________________________________________
8. Titulli i Projektit: Kordinimi i rrjeti të OWPSEE për Kosovë
Kohëzgjatja: 12 muaj (janar dhjetor 2007)
Vendi: Kosovë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 13,783.20
Donatori: Platforma Një Botë për Evropën jug-lindore (OWPSEE)
Qëllimi i projektit:
Për të përkrahur dhe promovuar fushat e programit të OWSEE (projektet dhe nismat) me fokus në krijimin e përmbajtjes së materialeve për publikimin në gjuhën shqipe si dhe menaxhimin e rrjetit/përfaqësimin për Kosovë të OWSEE. Koordinimi i aktiviteteve do të bëhet përmes rrejtit të OW në rajonin e SEE.
Përfituesit:
Përfitues të kësaj ndërmarrjeje janë të gjitha ato vende që i qasen përmes internetit OËSEE dhe kështu njoftohën në mënyrë të shpejtë për zhvillimet që ndodhin në rajonin që mbulon OË si dhe në gjuhët e veçanta të lexuesve të këtyre vendeve.
Qasja:
Ky projekt bazohet në ofrimin e përkrahjes përmes shkëmbimit të informatave dhe materialeve online dhe të shtypura që kanë të bëjnë me fushat e bashkëpunimit të drejtëpërdrejtë dhe informimit të publikut. Përveç kësaj, OWSEE iu mundëson lexuesve të marrin informata në lidhje me zhvillimet e ndryshme sociale, ekonomike dhe politike në vendet që mbulon. Komunikimi në mes anëtarëve të rrjetit bazohet në partneritet ku çdo organizatë shkëmben informatat dhe materialet për shpërndarje të koordinuar.
Rezultatet:
- Mbulimi i më tepër se 200 temave/çështjeve dhe publikimi në gjuhën shqipe. Informatat e njejta më tej janë përkthyer edhe në gjuhët e vendeve ku shtrihet OË;
- Angazhimin e rregullt të dy (2) personave (menaxherin e rrjetit dhe redaktorin);
- Ngritje e diversitetit të informatave të ofruara për vendet që mbulon platforma OËSEE.
_______________________________________________________________________________
9. Titulli i Projektit: Përkrahje në kthimin e RAE në lagjën 7 Shtatori Re-integrimi përmes punësimit dhe mobilizimit të komunitetit Faza e II
Kohëzgjatja: 5 muaj (dhjetor 2006 prill 2007)
Vendi: Municipality of Peja
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit organziatë lidere në partneritet me Vizion 02, Istog
Buxheti: 19,310.00
Donatori: Qeveria holandeze përmes Këshillit danez për refugjatë (DRC)
Qëllimi i projektit:
Ku projekt ka për qëllim primar krijimin e kushteve për kthim dhe re-integrim të qëndrueshëm të 6 familje shtesë të komuntietit RAE të kthyer nga Mali i Zi në Pejë, përmes krijimit të urave të bashkëpunimit me bizneset lokale. Në fakt, projekti përbëhet nga aktivitete që kanë të bëjnë me punësimin e 16 pjesëtar të komunitetit RAE dhe 4 pjesëtarëve të komunitetit pritës (20 në përgjithësi). Projekti poashtu përfshinë subvencionimin e pagave për bizneset lokale që punësojnë përfituesit për një periudhë prej 7 muajve.
Përfituesit:
Ky projekt do të fokusohet në lagjen 7 Shtatori në të cilën është duke ndodhur kthimi i 25 familjeve të komunitetit RAE dhe ekzistojnë kompani të ndryshme që kanë shprehur gatishmërinë për të punësuar pjesëtar nga kjo lagje. Përveç kësaj, edhe 13 pjesëtar tjerë të lagjes janë përfitues të drejtëpërdrejtë (direkt) gjatë këtij programi të punësimit në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM). Përafërsisht 50 anëtër të familjeve të tyre janë përfitues të tërthortë (indirekt) të këtij projekti.
Qasja:
Ky projekt është vazhdimësi e aktiviteteve nga Fondi i Hapur i KIP-it paraprak për lagjen 7 Shtatori, dhe projekti për Kthim dhe Re-integrim tani po vazhdon tutje me programin për punësim si fazë e II. Ky projekt mbulon 7 muaj të projektit me fokus në zhvillimin ekonomik përmes punësimit. Përvec, zbatimit të këtij programi për punësim, projekti poashtu parasheh edhe zhvillimin e një pakoje të trajnimeve për bizneset e interesuara në punësimin e të posa kthyerve. Trajnimi i tillë ka për qëllim që të sigurojë rekrutim për punësim të qëndrueshëm. Të gjitha ngjarjet që organizohen gjatë kësaj periudhe do të mbulohen nga mediat e shkruara dhe elektronike si dhe radiot vendore.
Rezultatet:
- Organizoi dhe ndihmoi takimet në mes të komuniteteve;
- Identifikoi dhe punoi me 12 Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme (NVM);
- Orgaiznoi, zhvilloi dhe mbajti trajnimin 2 ditor me pjesëmarrës nga bizneset me fokus në Dizajnimin e Biznes Planeve dhe Zhvillimin e Projekteve;
- Monitoroi procesin e rekrutimin të 13 të kthyerve/përfituesve të komunitetit RAE;
- Ndihmoi dhe organizoi radio emisone në mediat lokale dhe shpërndau artikuj për mediat e shtypura dhe elektorinike.
_______________________________________________________________________________
10. Titulli i Projektit: Përkrahje reintegrimit të komunitetit RAE në lagjen 7 Shtatori
Kohëzgjatja: 5 muaj (gusht dhjetor 2007)
Vendi: Regjioni i Pejës
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 6,125.00
Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimakrës përmes Këshillit danez për Refugjatë (DRC)
Qëllimi i projektit:
Ky projekt është vazhdimësi e përpjekjeve të mëparshme në ofrimin e ndihmës në lagjën 7 Shtatori. Konkretisht, projekti fokusohet kryesisht në aktivitete parashkollore me fëmijët e lagjes nga komuniteti kthyes dhe pranues.
Përfituesit:
Përfitues të drejtëpërdrejtë (direkt) janë 20 fëmijë nga lagja 7 Shtatori pavarësisht se a janë anëtar të familjeve të kthyera apo të komunitetit pritës të kësaj lagje të gjithë do të përfitojnë pa dallim poashtu edhe në aktivitetet shoqërore dhe kurset parashkollore.
Qasja:
Ky projekt është vazhdimësi e aktiviteteve të mëparshme parashkollore për 20 fëmijët e komuniteti RAE ku do tu ofrohet kurse të kompjuterëve dhe shkrim e lexim. Në kuptimitn e komunikimit dhe informimit, ku projekt parasheh organizimin dhe ndihmimin e radio emisioneve në mediat lokale si dhe publikimin e artikujve të ndryshëm në mediat e shtypura dhe elektronike me qëllim që të avokohet tutje për procesin e kthimit të komunitetit RAE në Pejë.
Rezultatet:
- Njëzet (20) fëmij nga komuniteti RAE të moshës prej 4-6 përfituan nga kurset dhe aktivitetet tjera;
- Organizimin e kurseve parashkollore edhe aktiviteteve shoqërore për komuniteti RAE;
- Kontribut në përmirësimin e qendres ku fëmijët do të mund të mblidhen;
- Ndihmimin në organizimin e dy (2) radio emisioneve dhe publikimin e artikujve në media.
_______________________________________________________________________________
11.Titulli i Projektit: Dukshmëria e Programit të Iniciatives Kosovare (KIP)
Kohëzgjatja: 7 muaj (maj nëntor 2007)
Vendi: Kosovë, Serbi dhe Mal i Zi
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me IAN
Buxheti: 9,391.80
Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimakrës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)
Qëllimi i projektit:
Ky projekt ka për qëllim ofrimin e informacionit të besueshëm mbi procesin e kthimit në Kosovë në tri gjuhë (Shqip, Serbisht dhe Anglisht). Procesi përfshin mbledhjen dhe shpërndarjen e informatave dhe të dhënave si dhe të fakteve tjera të nevojshme me qëllim të lehtësimit të progresit të kthimit. Informatat e mbledhura do të shtypen dhe shpërndahen si dhe do të publikohen në veb faqet e komunave si Istog, Klinë, Skenderaj, Prizren dhe Mitrovicë.
Përfituesit:
Përfitues direkt janë personat e zhvendosur të cilët momentalisht jetojnë jashtë Kosovës dhe pesë (5) komunat që do të përfitojnë një broshure me të gjitha informatat në një vend si dhe do të kenë veb faqe më të azhuruara mbi procesin e kthimit.
Qasja:
Ky projekt përfshin hulumtimin dhe mbledhjen e informatave, dizajnimin, redaktimin, shtypin dhe shpërndarjen e broshurës. Veç kësaj, do të ketë një numër të aktivieteve të ndryshme si organzimi i mbledjeve të rregullta me zyrtarët komunal për të mbledhur informata, nënshkrimi i memorandumeve dhe aktivitete tjera teknike duke mbuluar Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi.
Rezultatet:
- Realizimin e mbi 40 takimeve me insitucione të ndryshme në Kosvë, Serbi dhe Mal të Zi me qëllim të mbledhjes së informatave më të sakta mbi kthimin;
- Nënshkrimin e 5 memorandumeve mbi bashkëpunim në procesin e kthimit me komunat Istog, Klinë, Skenderaj, Prizren dhe Mitrovicë;
- Printimin e një mijë (1000) kopijeve në kolor në tri gjuhë (Shqip, Serbisht dhe Anglisht) të ndara për secilën komunë.
_______________________________________________________________________________
12. Titulli i Projektit: Demokracia në Veprim Zgjedhjet 2007
Kohëzgjatja: 2 muaj (tetor dhjetor 2007)
Vendi: Peja region (Peja, Klina, Istog, Deçan)
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit in partnership ëith Democracy in Action
Buxheti: 25,280.90
Donatori: USAID / IFES
Qëllimi i projektit:
Demokracia në Veprim është themeluar me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntor të vitit 2007 si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Pjesë të koalicionit Demokracia në Veprim - Zgjedhjet 2007 janë 10 organizata: 1. Ndërtimi i Komunitetit Mitrovicë (CBM); 2. Komunikimi për Zhvillim Shoqëror (CSD); 3. Qendra për Zhvillim të Shoqërisë Civile (CCSD); 4. Developing Together (DT); 5. Forumi për Iniciativë Demokratike (FDI); 6. Iniciativa për Progres (INPO); 7. Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QKBN); 8. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI); 9. Shoqata Nëna Terezë; 10. Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED);
Përfituesit:
Përfituesit e drejtëpërdrejt (direkt) janë e tërë popullata e Kosovës. Në veçanti, një numër i njerëzve që janë përfshirë në proces si monitorues mujor dhe ditor do të përfitojnë nga trajnimet mbi procesin dhe sistemin zgjedhor në Kosovë. Gjithasthu, gjatë fushatave për edukimin e votuesve do të përfitojnë të gjithë votuesit në përgjthësi, ndërsa në veçanti ata të pavendosurit.
Qasja:
Aktivitetet përfshijnë monitorimin e procesit zgjedhor, monitorimin e fushatës, monitorimin e mediave, edukimin e votuesve, numërimin paralel të votave dhe publikimin e rezultateve të hershme.
Rezultatet:
- Monitorimin e mbi 100 fushatave gjatë periudhës së fushatës;
- Angazhimin e 5 lvezhguesve afatgjatë (LTO) për një periudh një mujore;
- Angazhimin e mni 300 vëzhguesve afatshkurtër (STO) në ditën e zgjedhjeve;
- Organizimin dhe mbajtjen e mbi 50 trajnimeve për STO për një periudhë 10 ditore;
- Organizimin e fushatës për edukimin e votuesve një javë para zgjedhjeve.
_______________________________________________________________________________
13. Titulli i Projektit: Shihemi te kutitë Zgjedhjet 2007
Kohëzgjatja: 1 muaj (nëntor dhjetor 2007)
Vendi: Rregjioni i Pejës
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 5,193.39
Donatori: IREX/ATRC
Qëllimi i projektit:
Ngrijte e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet 2007 në regjionin e Pejës që përfshinë katër komuna: Deçan, Klinë, Istog dhe Pejë.
Përfituesit:
Përfitues të drejtpërdrejt (direkt) janë qytetarët e regjionit të Pejës që përbën afro 200.000 banorë. Përmes aktiviteteve të ndryshme të informimit gjatë periudhës një mujore, synohet të kontribuohet në ngritjen e numrit të votuesve në ditën e votimit.
Qasja:
Ky projekt përmban aktivitete që kanë të bëjnë me fushatë informuese dhe edukuese të votuesve gjatë fushatës zgjedhore në nëntor 2007. Kjo ndërmarrje përfshinë thirrje për të dalur në votim përmes materialeve promovuese, telefonatave, afisheve, fletushkave, maicave, paketimeve të sheqerit, posterave dhe dërgimit të e-mailave.
Rezultatet:
- Informimin e një numri të madh të qytetarëve mbi rëndësinë për të marrë pjesë në zgjedhje;
- Pjesëmarrja e qytetarëve në debate;
- Marrja e mendimeve nga telefonatat e realizuara;
- Informimi i qytetarëve me programet e katër kandidatëve për kryetar në Pejë, Istog, Klinë dhe Deçan.
_______________________________________________________________________________
14. Titulli i Projektit: Forcimi i përpjekjeve demokratike përmes iniciativave për ndërtimin e paqes
Kohëzgjatja: 16 muaj (qershor 2007 shtator 2008)
Vendi: Regjioni i Pejës
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 21,931.00
Donatori: Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara përmes CARE International
Qëllimi i projektit:
Qëllimi kryesor i këtij projekti është zvogëlimi i konfliktit ndër-etnik në komunitetet e targetuara përmes kësaj iniciative dhe forcimin e pajtimit. Me këtë projekt, organizatat partnere do të punojnë ngushtë me autoritetet komunale dhe shoqërinë civile në realizimin e aktiviteteve që kanë për qëllim përkrahjen e komuniteteve për të adresuar dhe menaxhuar konfliktin ndër-etnik në nivel të komunitetit.
Përfituesit:
Përfitues janë të gjitha komunitetet që jetojnë në regjionin e Pejës që mbulohet nga ky projekt. Kjo përfshin jo vetëm komunitetet pakicë por edhe shumicë. Veç kësaj, qeveria lokale dhe shoqëria civile do të përfituojë nga ndihma në ngritjen e kapaciteteve.
Qasja:
Projekti do të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve intervenuese që synojnë të ngrisin kualitetin e shërbimeve ndaj komuniteteve me popullatë të përzier, si komponent e rëndësishme për të krijuar besim dhe bashkapunim në mes komuniteteve dhe komunës. Për më tepër, projekti do të fokusohet në përkrahjen e shoqërisë civile dhe qeverisë lokale për të identifikuar shkaqet e konfliktit dhe mënyrat e adresimit, me qëllim që të përfundohet ky cikël i dhunës në Kosovë.
Rezultatet:
- Angazhimin e 25 përfaqësuesve të shoqërisë civile përmes trajnimeve në zgjedhjen e konflikete, ndërmjetësim dhe të drejta;
- Promovimin e strukturave të komuniteteve (këshillave të fshatrave), pjesëmarrjen ndër-etnike, bashkëpunimin dhe llogaridhënien;
- Ndihmesë në inicimin e 3 nismave të komunitetve për të përmirësuar kualitetin e jetës së grupeve të margjinalizuara siç janë gratë;
-
Ngritje e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në strukturat vendimmarrëse komunale.