Për ne

Organizata Syri i Vizionit është regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale ne shtator te vitit 2001, por ka filluar te funksionojë me herët qe nga 1999 si Organizate e Bazuar ne Komunitet (CBO) ne komunën e Pejës, duke bërë koordinimin dhe publikimin e revistës për te rinj ne Kosove me ndihmën financiare nga USAID-i. Qe nga zanafilla, OJQ ”Syri i Vizionit” ka arritur profesionalizëm ne implementimin e projekteve të një spektri të gjërë të projekteve të ndryshme, duke e dëshmuar veten si aktor i mirëfilltë i shoqërisë civile në Kosovë.
 
Përgjatë viteve të fundit, OJQ ”Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjërë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë në mbarë Kosovën dhe Ballkanin si: USAID, IREX, DRC, CARE International, OSCE, Olof Palme, Swiss Labour Assistance, etj.
 

Qëllimi dhe Vlerat:

OJQ Syri i Vizionit kryesisht ka për qëllim promovimin e demokracisë lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në Kosove, e sidomos ne regjionin e Pejës. Në përpjekjet e vazhdueshme për të implementuar praktika demokratike, OJQ Syri i Vizionit i jep rol të veçantë promovimit të qeverisjes së mirë, përgjegjësisë, transparencës dhe pjesëmarrjes në sferat e ndryshme të shoqërisë civile.
 
Në praktikë, çfarëdo projekti i implementuar nga OJQ Syri i Vizionit kërkon për të themeluar lidhje të vazhdueshme në mes të autoriteteve komunale dhe akterëve të shoqërisë civile në nivel individual ose institucional.
 

Objektivat e Programit:


Që nga fillimi, OJQ Syri i Vizionit ka artikuluar punën e saj rreth objektivave specifike si:

 

  • Zhvillimi i përgatitjes dhe përhapjes se informative të besueshme dhe testuara tek qytetaret;
  • Promovimi i vetëdijes publike lidhur me problemet urgjente sociale tek masa e gjere, nëpërmjet veprimeve qe rrisin vetëdijen;
  • Pajisja e qytetareve me mjaft avokim/mbrojtje, si dhe aftësi për lobizim dhe pune ekipore/të rrjetëzuar në mënyre që t’i praktikojnë të drejtat e tyre elementare dhe të mund të sfidojnë institucionet qeveritare.

 
Ne përputhje me këto objektiva, OJQ Syri i Vizionit ka intervenuar në sektor të ndryshëm të shoqërisë civile që nga 1999 dhe është marrur me një numër të madh temash si: zhvillimi i mediave, promovimi i të drejtave të minoriteteve, përkrahje për kthimin dhe ri-integrimin  e personave të zhvendosur dhe refugjateve, monitorimin e institucioneve komunale, rrjetëzimin e punës së të rinjve në lëmin e ndërtimit të paqes, planifikimi urban etj.
 
Në nivelin organizativ, OJQ Syri i Vizionit për momentin ka te punësuar dhjete (10) anëtar permanent, shumica e të cilëve janë përgjegjës për projekte specifike. Ky ekip punues përkrahet nga një grup kryesor i 40 të rinjve nga shoqëria civile dhe aktivistë të komunitetit që shërbejnë për veprime të caktuara në lëmin e avokimit, shpërndarjen e informative dhe ngritjen e vetëdijes. 
 
Në nivelin e menaxhmentit, puna ditore dhe strategjia e OJQ-së udhëhiqet dhe mbikëqyret nga Bordi i Drejtoreve që përmbëhet prej nënte (9) personave. Ky bord takohet rregullisht dhe ka pjesëmarrje aktive të stafit kyç.
 
Siç është përmendur më lartë, OJQ Syri i Vizionit ka një eksperience të gjatë në bashkëpunim ndërkombëtar për zhvillim, me një histori të gjatë dhe të dëshmuar projektësh. Burimet e saja financuese janë te ndryshme; gjatë 2006, OJQ Syri i Vizionit ka marrë mbi 160,000 EUR financim direkt nga disa donator të ndryshëm nacional dhe internacional si: Danish Refugee Council (DRC), USAID-RTI, OneËorld (Një Botë). Nga Janari 2007, organizata veç ka siguruar financim prej 139,000 EUR me përkrahjen e DRC, Care International dhe projektin e financuar nga USAID, ATRC-IREX.
 
Nga 2003, organizata është një nga partnerët zyrtar te ueb portalit One Ëorld (Një Botë) për Evropën Juglindore dhe është pika kryesore e caktuar për çfarëdo publikimi në gjuhën shqipe. Kjo ueb-faqe është një platforme unike e bashkëpunimit regjional dhe shkëmbimit të informatave në mes qytetareve dhe organizatave të shoqërisë civile lidhur me një mori çështjesh. Ueb-faqja bashkon shtatë OJQ-të aktive në lëmin e mediave dhe informatave nën mbikëqyrjen e një fondacioni regjional të themeluar ne 2003. 
 
Që nga 2004, OJQ “Syri i Vizionit” është bërë anëtar aktiv i Programi i Iniciativës Kosovare (KIP), një rrjet, joformal dhe përtej kufijve, i OJQ-ve , themeluar nën mbikëqyrjen e Këshillit danez për Refugjatë (DRC) që përkrahë rikthimin dhe ri-integrimin e refugjateve dhe personave të zhvendosur në Kosovë. Brenda kësaj kornize, OJQ ”Syri i Vizionit” partner me OJQ nga Serbia dhe Mali i Zi ka implementuar mbi 10 projekte për një buxhet që tejkalon 200,000 EUR deri me sot.
 
OJQ “Syri i Vizionit” luan rol aktiv në lëmin e rrjetëzimit me të rinj dhe ndërtimit të paqes në një nivel regjional: në Bordin e Rrjetit Rinor Kosovar për vite me radhe, dhe është anëtar themelues dhe aktiv i Rrjetit Rinor shumë-etnik te Pejës qe nga 2002.
 
Organizata merr pjesë në mënyre aktive në iniciativat tjera për rrjetëzim në baza të projekteve siç është Platforma Pro Peace e lancuar në Kosovë me pjesëmarrjen e OJQ-ve lokale në 2005, Koalicionin për Parlament te Pastër, Koalicionin “Demokracia ne Veprim – Zgjedhjet 2007”, dhe Koalicioni për Bashkëpunim në mes Shoqërisë Civile dhe Qeverisë.