ORGANIZIMI DHE PJESËMARRJA NË RRJETE:

• Demokracia në veprim

"Demokracia në Veprim" (DV) është themeluar në vitin 2007 me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntor të këtij viti si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Përveç "Syrit të Vizionit" pjesë e DV janë 10 organizata: Ndërtimi i Komunitetit Mitrovicë (CBM); Komunikimi për Zhvillim Shoqëror (CSD); Qendra për Zhvillim të Shoqërisë Civile (CCSD); Developing Together (DT); Forumi për Iniciativë Demokratike (FID); Iniciativa për Progres (INPO); Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QKBN); Instituti Demokratik i Kosovës (KDI); Shoqata “Nëna Terezë”; Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED). DV është financuar nga: USAID / IREX, IFES, NDI, Olaf Palme, SOROS, Vala 900, etj. Në vitin 2009 DV poashtu ka bërë monitorimin zgjedhjeve lokale në Kosovë. Monitorimi i fushatës, votimit dhe numërimit të votave në këtë fushatë është financuar nga USAID, ISC, NDI, Ambasada Gjermane, Ambasada e Zvicrës, BTD, Olof Palme, etj. Në kuadër të DV, Syri i Vizionit ka monitoruar fushatën zgjedhore, votimet dhe numërimin e votave në komunar Pejë, Klinë, Deçan, Istog dhe Junik në vitin 2007 dhe 2009.

SELDI

Southeast Europe Leadership for Development and Integrity (SELDI) është një koalicion antikorrupsioni dhe për qeverisjen e mirë i krijuar në nëntor të vitit 2012 nga 17 OJQ të ngjashme nga Evropa Juglindore, që përfshijnë partnerë nga nëntë vende (Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Turqia) . Rrjeti vepron në bazë të strategjisë dhe agjendës së përbashkët të veprimit. Qëllimi i iniciativës rajonale është të kontribuojë për një shoqëri dinamike civile në rajon, të aftë për të marrë pjesë në debatin publik dhe për të ndikuar procesin e vendimmarrjen në politikë dhe në fushën e anti- korrupsionit dhe qeverisjes së mirë. Nisma është vazhdim i iniciativës SELDI (Southeast European Legal Development Initiative), e krijuar në vitin 1999 nga organizata joqeveritare nga vendet e Europës Juglindore. Rrjeti ka për qëllim zbatimin e këtyre aktiviteteve: ndërtimin e koalicionit për zhvillimin dhe miratimin e një strategjie rajonale dhe plani të veprimit të OJQ-ve; monitorimin e qeverisjes së mirë (duke përfshirë trajnime për OJQ-të, hartimin e studimeve krahasuese dhe raportimin anti korrupsion për rajonin dhe vendet specifike;
vetëdijesimi i publikut dhe në terren,  përfshirë forumet rajonale të Qeverisjes së mirë dhe Politikave Anti Korrupsionit, shpërndarjen e mediave.

• KIP, Kosovo Initiative program

KIP është një grupim i 17 OJQ-ve nga Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, që u krijuan me inicimin e DRC Programi dhe përkrahjen financiare nga Qeveria e Danimarkës. KIP punoi në përkrahjen e procesit të kthimit dhe integrimit nga viti 2003 deri në vitin 2008, kryesisht në periudhën para zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe të përmbushjeve të standardeve që bashkësia ndërkombëtare i kishte vënë Kosovës. Programi KIP nuk është marrë direkt me kthimin, por në partneritet me komunat dhe qeverinë ndihmoi këtë proces duke mbuluar një pjesë të mirë të punës me komunitetin duke pasur për bazë krijimin e klimës për kthim të të zhvendosurve dhe refugjatëve në Kosovë. Syri i Vizionit në kuadër të këtij programi ka impelmenmtuar rreth 20 projekte dhe aktivitete të ndryshme në komuna të ndryshme të Kosovës jashtë rajonit si Prizreni, Mitrovica dhe Skenderaj, por edhe në projekte të përbashkëta me organizata jashtë Kosovës.

• OneWorld

Ky është portal medial elektronik me shtrirje dhe mbulim gati në tërë botën, që bazohet në ofrimin e përkrahjes përmes shkëmbimit të informatave dhe materialeve online dhe të shtypura që kanë të bëjnë me fushat e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë dhe informimit të publikut. Në shtatorin e vitit 2003 “Syri i Vizionit” ka nënshkruar marrëveshje me këtë seksionin për Evropën Juglindore të këtij portali, për të mbuluar me informata nga territori i Kosovës. OWSEE iu mundëson lexuesve të marrin informata në lidhje me zhvillimet e ndryshme sociale, ekonomike dhe politike në vendet që mbulon. Komunikimi në mes anëtarëve të rrjetit bazohet në partneritet ku çdo organizatë shkëmben informatat dhe materialet për shpërndarje të koordinuar Syri i Vizionit ishte pjesë e këtij partneriteti të gjerë të organizatave dhe e mbajti sektorin për Kosovën deri në vitin 2008, por edhe pas kësaj vazhdoi bashkëpunimin në projekte tjera gjatë vitit 2009.

• ProPeace

Platforma Propeace është krijuar në vitin 2005 me idenë që OJQ-të kosovare përmes bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të kontribuojnë në ndërtimin e paqes në Kosovë duke u shndërruar në faktor të rëndësishëm në këtë proces. ProPeace ka për qëllim forcimin e rolit të qytetarëve në këtë proces dhe promovimin e paqes së qëndrueshme përmes inkurajimit të pjesëmarrëses së të gjithë akterëve në këtë proces. Qëllim specifik është krijimi Grupit Kosovar për parandalimin e Konfliktit, që është një rrjet lokal e liderëve rinor që paraqiten si model dhe promovojnë përfaqësimin e të rinjve dhe mekanizmin për parandalimin e konfliktit. Propeace përbëhet nga 13 OJQ kosovare. Syri i Vizionit është pjesë e bordit mbikëqyrës G3, grupit prej 3 OJQve që edhe e kanë themeluar Propeace. Projekti i parandalimit të konfliktit financohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe impelmentohet nga Care International, ndërsa projekti në vitet 2007-2008 është financuar nga Caritas Lukesmburg.

• Koalicioni antikorrupsion

Koalicioni kosovar kundër korrupsionit përbëhet nga 13 organizata kosovare që angazhohen për aktivitete të përbashkëta për ndalimin e korrupsionit. Ajo ka filluar nga viti 2006 nga organizatat ÇOHU- Prishtinë, Iniciativa për Progres - Ferizaj, “Syri i Vizionit” dhe “Fisnikët” nga Prizreni, e pastaj numri i tyre është shtuar. Koalicioni kanë ndërmarrë disa iniciativa antikorrupsion në raport me institucionet kosovare, në radhë të parë qeverinë dhe parlamentin, si fushata me përmbajtjen “Rreth korrupsionit të përbashkuar”, reagimi ndaj gjendjes në sektorin e energjisë në Kosovë, në përbërjen e ekzekutivit dhe listat e kandidatëve për deputetë.

• Koalicion i OJQ për parlament të pastër

Projekti “Shoqëria civile për parlament të pastër” filloi në vitin 2007 nga një grup i OJQve kosovare që u përkrahen nga një grant nga KFOS. Qëllimi i projektit ishte krijimi i një parlamenti sa më të pa korruptuar dhe pa deputetë që kanë të kaluar të dyshimte, në prag të mbajtjes së zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007. Në kuadër të projektit u përpiluar historitë e kandidatëve për deputet për parlamentin qendror të Kosovës në bazë të kritereve me të cilat fillimisht ishin pajtuar të gjitha partitë dhe që përmbanin të dhëna për përfshirjen e tyre të mundshme në korrupsion, krim të organizuar, shmangie nga taksapagimi, nepotizëm, konflikt të interesit, etj. Për këtë hulumtim, koalicioni angazhoi më se 30 hulumtues të pavarur, shumica gazetarë me përvojë të gjatë në Kosovë, që përpiluan historitë e kandidatëve bazuar në shkrimet nga mediat gjatë tetë vjetëve të fundit, raportet e auditorit gjeneral, vendimet e gjykatave vendore si dhe institucione tjera kredibile. Koalicioni përbëhej prej tetë OJQ-ve, mes të cilave Syri i Vizonit kishte një rol mjaft aktiv.

• Konsorciumi i shoqërisë civile për monitorimin e kuvendit

Konsorciumi për Fuqizimin e Shoqërisë Civile për Avokim është iniciuar nga Instituti Demokratik Kosovar (KDI) dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) që bashkëpunojnë me shoqërinë civile kosovare për avokim në Kuvendin e Kosovës. Ky konsorcium është duke monitoruar Kuvendin e Kosovës që nga muaji tetor, 2008 dhe përgatit raporte javore dhe mujore që shpërndahen tek organizatat e shoqërisë civile të interesuara për avokim. Me iniciativën e këtij konsorciumi, janë bashkuar edhe disa organizata të shoqërisë civile për të formuar Grupin Këshillues për Avokim, i përbërë prej rreth 25 organizatash, që mblidhet për të diskutuar çështjet e ngritura në Kuvendin e Kosovës dhe çështjet e analizuara në raportet e monitorimit, po ashtu dhe të diskutojë mundësitë për avokim në Kuvend.

• Koalicioni për KOMRA

Koalicioni KOMRA është rrjeti i rreth 500 organizatave joqeveritare, shoqatave dhe individëve, që përfaqësojnë dhe afirmojnë iniciativën e formimit të Komisionit të pavarur, të paanshëm dhe zyrtar, i cili do të ketë mandat për të hulumtuar dhe vërtetuar publikisht faktet për krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të të drejtave të njeriut në ish- Jugosllavi, përfshirë edhe fatin e të pagjeturve, duke u bazuar në vullnetin e përbashkët të qeverive të Kroacisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës, Sllovenisë dhe me përkrahjen e Kombeve të Bashkuara dhe Unionit Europian. Në nivel të Kosovës OJQ “Syri i Vizionit” është partner së bashku me rreth 10 organizata tjera të kësaj iniciative, në nivelin lokal të rajonit të Pejës janë organizuar konsultimet me shoqërinë civile, në të cilat iniciativës i janë bashkuar rreth 20 organizata nga rajoni i Pejës. Në kuadër të partneritetit rajonal Syri i Vizionit ka marrë pjesë në disa aktivitete të mbajtura edhe jashtë Kosovës me qëllim të krijimit të komisionit rajonal.

• Rrjeti rinor i Pejës

Rrjeti rinor i Pejës u formua me përkrahje OSBE në Pejë në prill të vitit 2002 nga 7 organizata dhe Qendra rinore. Një prej themeluesve të këtij rrjeti ishte edhe Syri i Vizionit. RrRP-ja në Pejë mblidhte një numër të madh të të rinjve nga komunitetet që jetojnë në komunën e Pejës, ndërsa më vonë rrjete të tilla u formuan edhe në Klinë, Deçan dhe Istog. Gjatë viteve 2002-2006 RrRP realizoi disa projekte që kanë pasur për qëllim forcimin e sektorit të rinisë, ngritja e kapaciteteve të organizatave, krijimin e liderëve të rinj, promovimin bashkëjetesës së të rinjve, etj. “Iniciativa e të Rinjve për Pajtim” ka qenë aktiviteti i përvitshëm i këtij rrjeti që mblidhte në aktivitete disaditore dhjetëra të rinj çdo vit, vitin e parë në Brezovicë, kurse tri vitet tjera në Ohër. Në tri vitet e fundit RrRP u udhëhoq nga Syri i Vizionit. Projektet e RrRP janë financuar kryesisht nga OSBE, Conecern dhe CARE International.

• Rrjeti Rinor Kosovës

Rrjeti Rinor Kosovës (RrRK) është trup i pavarur multietnik ku përfaqësohen mbi 100 grupe rinore dhe organizata në mbarë Kosovën. Misioni i këtij rrjeti është t’i zhvillojë aftësitë e të rinjve dhe t’i adresojë nevojat e tyre dhe që të bëhen faktorë efektivë të një shoqërie civile të lirë, të hapur dhe demokratike në Kosovë. RrRK është formuar në vitin 2001 si pjesë e Youth Post Conflict Participation Program, realizuar nga IRC dhe financuar nga UNDP. Qëllimi i RrRK-së është të rrisë aftësitë e grupeve rinore në Kosovë, të forcojë bashkëpunimin, udhëheqjen dhe të shkëmbejë ide në mes të grupeve dhe organizatave rinore në Kosovë dhe jashtë saj.

• Rrjeti i debatit “Karl Poper” në Kosovë

Rrjeti i debatit “Karl Poper” është rrjet organizatash kudo në botë që kanë për qëllim nxitjen e debateve që njihen me emrin e filozofit Karl Popper. Debatet e tilla të cilat nga pjesëmarrësit që kryesisht janë të rinj, nxënës shkollash apo studentë, kërkojnë nga debatuesit argumentimin në bazë të një sistemi komunikimi ngritur mbi argumentet dhe kundërargumentet dhe ka për qëllim promovimin e debatit kualitativ, ngritjen e kapaciteteve për debatim dhe mendim kritik të të rinjve brenda shkollave dhe qyteteve. Debatet e tilla në Kosovë mbahen nga viti 2003. Gjatë vitit 2009 dhe 2010 SiV ka filluar organizimin e debateve të tilla në një projekt të përbashkët me Lëvizjen FOL, BIRN-ih dhe INPO në Prishtinë, Ferizaj dhe Pejë

• Rrjeti joformal për siguri

Është një rrjet prej tetë organizatash që trajtojnë çështjen e sigurisë në komunitet dhe funksionojnë si rrjet joformal, që përmes hulumtimit sistematik qenë angazhuar në vëzhgimin e punës së institucioneve të sigurisë, identifikimin e mekanizmave për transparencë, gatishmërinë e institucioneve për të ndërtuar bashkëpunim me shoqërinë civile si dhe me mekanizmat llogaridhënës të këtyre institucioneve ndaj qytetarëve të Kosovës. Rrjeti është krijuar në funksion të realizimit të projektit për mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë që po realizohet nga organizata FIQ nga Prishtina në partneritet me organizatat lokale nëpër Kosovë. Në këtë rrjet Syri i Vizionit është që nga viti 2007 dhe në kuadër të kësaj ka organizuar disa debate lidhur me sigurinë, transparencën dhe llogaridhënien, intervista dhe publikime.

• Platforma CiviKos 

Platforma CiviKos - është iniciativë e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë që ka për qëllim krijimin e një mjedisi të përshtatshëm formal të bashkëpunimit në mes të sektorit të
shoqërisë civile dhe sektorit qeveritar në Kosovë.

• KCPG- Grupi për Parandalimin e Konflikteve në Kosovë


Ky rrjet ka për qëllim të promovojë paqen e qëndrueshme duke inkurajuar udhëheqje më të madhe të shoqërisë civile dhe pjesëmarrje politike në mesin e rinisë së Kosovës. Grupi Kosovar për Parandalimin e Konfliktit, është një rrjet udhëheqës vendës i të rinjve lokal i cili mëton të modelojë dhe promovojë veprim dhe avokim nga të rinjtë për rrjetet e shoqërisë civile dhe mekanizmat për parandalimin e konfliktit. Funksioni specifik i këtij trupi është:  zbatimi aktivitete inovative shumetnike, parandalime konflikti, të udhëhequra nga të rinjtë të cilat adresojnë nevojat urgjente në fushat e pjesëmarrjes qytetare, sigurisë dhe riintegrim të pakicave; veprimi si një trup me ndikim dhe avokues me udhëheqje të rinjve duke promovuar iniciativat e ndërtimit të paqes, si dhe këshillimi dhe zhvillimi i gjeneratave të reja të liderëve të rinj nga të gjitha komunitetet etnike të Kosovës për të ndihmuar në themelimin e Sistemeve të Paralajmërimit të Hershëm në nivel komunal dhe qendror, që do të shërbejnë për mbikëqyrjen sistematike të marrëdhënieve ndëretnike, dhe drejtuesve kyç e aktorëve kryesorë të konfliktit.

oneworld KIP Demokracioa ne veprim Peace
Peyouth Kos

Regjistrohu për info

Video

Wedding on a bike on the Korzo in Peja