mendo globalisht,
vepro lokalisht

Plani i veprimit për re-integrim në lagjen “7 Shtatori”, Pejë

 

Titulli i Projektit: Plani i veprimit për re-integrim në lagjen “7 Shtatori”, Pejë –

Kohëzgjatja: 8 muaj (prill - nëntor 2006)

Vendi: Pejë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit si organizatë lidere në partneritet me "Visioni 02" Istog dhe Helping People in Need (HPN) nga Rozhaja, Mali i Zi

Buxheti: 32.935 € (24.995 + 7.940)

Donatori: Programi i Iniciativës Kosovare (KIP) 24.995 € dhe Këshilli danez për Refugjatë (DRC) 7.940 €

Qëllimi i projektit: Ky projekt synon krijimin e kushteve të përshtatshme për kthim dhe re-integrim të qëndrueshëm të 25 familjeve të komunitetit rom e egjiptian në vendet e tyre të origjinës në Kosovë, në lagjen "7 Shtatori" në Komunën e Pejës.

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë (direkt) janë 110 persona nga 20-25 familje të komunitetit rom e egjiptian të cilët janë të zhvendosur dhe jetonin në kampin "Konik 1" në Podgoricë, Mal i Zi dhe të cilët kishin shprehur vullnet për t’u kthyer në vendin e tyre të origjinës në lagjen "7 Shtatori". Përveç kësaj janë organizuar takime me komunitetin kthyes dhe atë pritës (të rinjtë, gratë dhe burrat) për të përmirësuar imazhin dhe për të hequr paragjykimet për njëri tjetrin.

Realizimi i projektit: Ky projekt kryesisht është marrë me aktivitete të dialogut përmes trajnimeve dhe aktiviteteve shoqërore në fushën e avokimit dhe të edukimit si dhe ka pasur aktivitete specifike në mediat lokale me qëllim të ngritjes së vetëdijes. Më tej, projekti ka vazhduar me mbledhjen e grupit tashmë të krijuar (në projektin paraprak), i cili përbëhet prej 6 personave dhe ndarjen nëpër fokus grupe. Përzgjedhja e këtyre grupeve është bërë në veçanti duke u bazuar në vullnetin e shprehur dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe jetuar së bashku me komunitetet tjera në lagjen "7 Shtatori".

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Ngritja e bashkëpunimit, forcimi i marrëdhënieve në mes të institucioneve relevante dhe grupeve komunitare;

• Zhvillimi i metodave për bashkëpunim në fokus grupe në të dy lokacionet duke përfshirë të rinjtë, gratë dhe burrat;

• Organizimi i takimeve dhe krijimi i kontakteve në mes të fokus grupeve në lokacionet përkatëse;

• Zvogëlimi i barrierave në vënien përpara të ideve për veprim të përbashkët;

• Ndërmarrja e hapave konkret në përmirësimin e kushteve higjienike të familjeve nga grupet për veprim dhe banorët e lagjes;

• Aftësimi i fëmijëve të moshës 5-7 vjeçar me njohuri për të hyrë në shkollën fillore;

• Zvogëlimin e shkallës së analfabetizmit duke ofruar kurse për shkrim-lexim derë më derë në lagje;

• Përmirësimi i kushteve teknike të Qendrës së Komuniteteve.