mendo globalisht,
vepro lokalisht

Takimi Vjetor i Rrjetit të KIP-it 2006 – Komponenta e Zhvillimit Rinor – Faza e tretë (III)

 

Titulli i Projektit: Takimi Vjetor i Rrjetit të KIP-it 2006 – Komponenta e Zhvillimit Rinor – Faza e tretë (III)

Kohëzgjatja: 2 muaj (korrik – gusht 2006)

Vendi: Mal i Zi

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit organizatë lidere në partneritet me OJQ-në OAZA, Pejë

Buxheti: 15,655 € Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)

Qëllimi i projektit: Organizimi tre ditor i Takimit të Rrjetit me të gjitha 17 OJQ-të anëtare të Rrjetit KIP. Takimi i tillë ndërkufitar është rast për të hartuar dhe finalizuar në mënyrë detale Planin e Veprimit në disa fusha kyçe të identifikuara nga Zhvillimi i Komponentës Rinore të KIP-it siç janë: 1. Rrjetëzimi me organizatat rinore/grupet jashtë rrjetit të KIP-it; 2. Pjesëmarrja e të Rinjve: organizimi i debateve nëpër shkolla fillore në aspektin e kthimit dhe re-integrimit, dhe 3. Forcimi i Rinisë dhe mobilizimi: krijimi i një Fondi të Hapur për nxënësit e shkollave fillore ashtu që ata të përfshihen në aktivitetet në procesin e kthimit dhe përmbushjes së standardeve në Kosovë.

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë (direkt) janë 17 organizatat e Rrjetit të KIP-it, që kanë marrë pjesë me nga dy përfaqësues, njerëz që punojnë në forcimin e partneriteteve lokale dhe brenda organizatave. Gjithashtu, kanë përfituar edhe grupe të nxënësve nga 10 shkolla fillore nga Kosova, Serbia dhe Mali i Zi që kanë marrë pjesë në trajnim dhe aktivitete tjera sociale.

Realizimi i projektit: Me këtë projekt është siguruar vazhdimësia e planeve strategjike të hartuara nga OJQ-të anëtare të Rrjetit të KIP-it me rastin e takimit të parë dhe të dytë. Në mënyrë konkrete, ky takim i Rrjetit është organizuar me qëllim që të hartohet (me ndihmën e trajnerëve/konsulentëve profesionalë), një Plan Veprimi gjithëpërfshirës që do të zbatohet gjatë vitit të katërt të Zhvillimit të Komponentës Rinore të KIP Rrjetit.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Përcaktimi i aktiviteteve nga secili grup për Edukim/Rrjetëzim dhe Grante të Vogla;

• Përgatitja e propozimit për trajnim/konferencë;

• Organizimi tre ditor i Takimit të Rrjetit;

• Përgatitja e Planit final të Veprimit dhe dorëzimi te donatori dhe partnerët;

• Publikimi i informatave mbi komponentën Rinore të KIP-it si dhe shpërndarjen e informatave nëpër shkolla me synim informimin e drejtë.