mendo globalisht,
vepro lokalisht

Buletini-informativ avokues – Kasneci/Glasnik

 

Titulli i Projektit: Buletini-informativ avokues – Kasneci/Glasnik

Kohëzgjatja: 9 muaj (qershor 2006 – shkurt 2007)

Vendi: Rajoni i Pejës (komunat: Pejë, Klinë, Deçan dhe Istog)

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 17,955 €

Donatori: USAID/RTI

Qëllimi i projektit: Përmes publikimit të një serie të buletinit informativ, ky projekt synon të ngrisë vetëdijen e publikut dhe pushtetit lokal në rajonin e Pejës. Gjithashtu, mëton të përmirësojë kualitetin e jetës dhe efikasitetin e veprimeve qytetare, si rrjedhojë, llogaridhënien dhe performancën e strukturave komunale.

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë të kësaj ndërmarrjeje janë të gjithë ata që brengat dhe zëri i tyre dëgjohet (nga të gjitha komunitetet), dhe që si rrjedhojë mund të rezultojë në përmirësimin e kushteve si infrastrukturore ashtu edhe jetësore. Gjithashtu, të gjithë atë të targetuar si të rinjtë dhe të moshuarit përfitojnë nga informacioni i thuktë që ofrohet. Më gjerësisht, qytetarët e rajonit të Pejës (duke përfshirë Pejën, Deçanin, Istogun dhe Klinën) përfitojnë nga informacioni i ofruar nga një perspektive ndryshe (të shoqërisë civile) prej asaj që janë mësuar të marrin nga burimet zyrtare në këtë rajon. Për më tepër, individë të rinj dhe të talentuar kanë mundësinë të marrin pjesë në këtë publikim duke ofruar shkrimet e tyre.

Realizimi i projektit: Botimi i "Kasnecit" bëhet i mundur nga mbledhja e informatave dhe hartimi i shkrimeve nga ekipi i gazetarëve, dhe pas redaktimit dhe dizajnimi, gazeta shpërndahet falas për qytetarët në më se 100 pika të frekuentuara nëpër qytete dhe fshatra. Gazeta botohej në gjuhën shqipe dhe boshnjake-serbe. Kasneci ka ndihmuar në krijimin e urave lidhëse në mes të qytetarëve dhe strukturave komunale përmes përkrahjes, monitorimit, aktiviteteve të avokimit dhe krijimit të rrjeteve formale apo jo-formale në komunën e Pejës. Me dy faqe për komunitetet pakicë dhe botimin dygjuhësh "Kasneci" ka ndihmuar dialogun ndëretnik dhe kontaktin e ndërsjellë mes komuniteteve. Në këtë fazë gazeta ka angazhuar gazetarë profesionistë. Politika redaktuese mbështetej në tri linja: funksionimi i institucioneve, aktivitetet e shoqërisë civile dhe pasqyrimi i jetës së qytetarëve.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Publikimi i 9 numrave të Kasnecit nga 12 faqe secila në gjuhën shqipe dhe boshnjake-serbe (4000 për numër në shqip dhe 400 në boshnjako-serbe);

• Ne secilin numër publikimi i rreth 30 artikujve që trajtojnë probleme të jetës së qytetarëve, funksionimit të institucioneve dhe aktiviteteve të shoqërisë civile

• Mbulimi me nga dy faqe me 3-4 artikuj për secilën komunë Pejë, Deçan, Klinë dhe Istog dhe dy faqe për komunitetet pakicë

• Punësimi i tetë gazetarëve vazhdimisht

• Ngritja e problemeve dhe avokimi për çështje të ndryshme të komunitetit. Ka pasur mjaft raste kur shkrimet në gazetë kanë nxitur veprimin nga ana e autoriteteve

• Ngritja e vullnetarizmit në mes të grupeve rinore dhe shkrimit të artikujve

• Publikimi i një faqe me letra të qytetarëve