mendo globalisht,
vepro lokalisht

Përkrahja në kthimin e komuniteteve rom e egjiptian në lagjen “7 Shtatori” – Re-integrimi përmes punësimit dhe mobilizimit të komunitetit – Faza e I dhe II

 

Titulli i Projektit: Përkrahja në kthimin e komuniteteve rom e egjiptian në lagjen “7 Shtatori” – Re-integrimi përmes punësimit dhe mobilizimit të komunitetit – Faza e I dhe II

Kohëzgjatja: 16 muaj (gusht 2006 – nëntor 2007).

Vendi: Komuna e Pejës

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit organizatë lidere në partneritet me OJQ-në "Vizioni 02", Istog

Buxheti: 91.190 € (20,000 + 44,990 € përmes KIP dhe 6,950 + 19.250 me DRC)

Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP) dhe Qeveria e Holandës përmes Këshillit danez për Refugjatë (DRC)

Qëllimi i projektit: Ky projekt është vazhdim i projektit të mëparshëm të quajtur për përkrahje të kthimit të komuniteteve rom e egjiptian në lagjen “7 Shtatori”. Në përgjithësi, projekti në fjalë ka pasur synim primar krijimin e kushteve për integrim të qëndrueshëm të familjeve rome e egjiptiane të kthyera këtë vit nga Mali i Zi në Pejë, duke ua ofruar mundësinë për krijimin e lidhjeve efektive me bizneset lokale që veprojnë në atë pjesë. Projekti u zhvillua në disa faza dhe punësoi 20 vetë.

Përfituesit: Përfituesit e drejtpërdrejtë (direkt) janë 16 familje të kthyera të komunitetit rom e egjiptian dhe 4 familje nga komuniteti pritës që janë punësuar, si dhe 10 kompani që kanë përfituar makineri për nevojat e tyre në procesin e punës.

Realizimi i projektit: Projekti kryesisht ka të bëjë me krijimin e vendeve të punës për 16 pjesëtarë të komunitetit rom e egjiptian të kthyer në Pejë si dhe 4 pjesëtar të komunitetit pritës (20 persona në përgjithësi); projekti përfshin në rend të parë pagesën shtesë të këtyre punëtorëve dhe bizneseve lokale që punësojnë përfituesit. Së dyti, parasheh përkrahjen e investimeve të vogla për kompanitë e zgjedhura që kanë punësuar përfituesit nga komuniteti rom e egjiptian. Veç kësaj, gjatë projektit është bërë edhe monitori i rregullt javor dhe përkrahja për kompanitë, vlerësimi i rregullt për përmbushjen e obligimeve të pjesëtarëve të komunitetit rom e egjiptian që janë të punësuar; pastaj investime të vogla që kapin shumën 1,500 Euro për kompani për secilin punëtor që kanë punësuar dhe pjesërisht është bërë edhe subvencionimi i pagesës mujore për të 12 të punësuarit e këtij projekti dhe nga një biçikletë për të lehtësuar atyre shkuarjen në punë. Në rrafshin e komunikimit dhe informimit, projekti ka realizuar 3 radio emisioneve në mediat lokale si dhe publikimin e disa artikujve në mediat e shtypura dhe elektronike me qëllim ngritjen e dukshmërisë së veprimeve të KIP-it si dhe avokimin e mëtejmë për kthimin e të zhvendosurve nga komuniteti rom e egjiptian në Pejë.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Punësimi dhe monitorimi i punës se 12 punëtorëve dhe bizneseve;

• Ofrimi e pajisjeve për kompanitë pjesëmarrëse në vlerë 1500 euro subvencionit për secilin nga 14 të punësuarit dhe 10 bizneset;

• Organizmi dhe mbajtjen e tre radio emisioneve në mediat lokale dhe publikimin e një numri të artikujve dhe intervistave në gazeta