mendo globalisht,
vepro lokalisht

Shkëmbimi dhe shpërndarja e informatave mbi procesin e kthimit në Kosovë/Krijimi i ueb faqeve në komunat e përzgjedhura në Kosovë

 

Titulli i Projektit: Shkëmbimi dhe shpërndarja e informatave mbi procesin e kthimit në Kosovë/Krijimi i ueb faqeve në komunat e përzgjedhura në Kosovë

Kohëzgjatja: 14 muaj (korrik 2006 – tetor 2007)

Vendi: Kosovë, Serbi dhe Mal i Zi

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me International Aid Netëork (IAN), Beograd, Serbi

Buxheti: 28,708 € (25,131 + 3,576)

Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)

Qëllimi i projektit: Ky projekt është vazhdimësi e fazës së parë testuese (pilot fazës) që është zbatuar gjatë muajve qershor-gusht 2006. KIP aprovoi vazhdimin e këtij projekti shtesë për 14 muaj duke u bazuar në vlerësimin dhe rezultatet pozitive të arritura gjatë fazës testuese dy-mujore. Synimi i projektit është të forcojë bashkëpunimin në mes të shoqërisë civile (OJQ-ve të rrjetit KIP) dhe Komunave të Kosovës me qëllim që të përkrahen aktivitetet për kthim dhe re-integrim. Bashkëpunimi do të përkrahet përmes ndihmës në krijimin e ueb faqeve komunale me fokus në procesin e kthimit dhe re-integrimit në Kosovë në pesë komunat e përzgjedhura të Kosovës si: Istog, Klinë, Prizren, Skenderaj dhe Mitrovicë.

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë (direkt) janë pesë komunat e përzgjedhura të Kosovës, komuniteti kthyes dhe pritës si dhe komuniteti i gjerë në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, përmes qasjes në informata që kanë të bëjnë me procesin e kthimit dhe re-integrimit në përgjithësi. Përveç kësaj, mediat lokale në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi kanë mundësinë të zgjerojnë burimet e tyre të informatave mbi procesin e kthimit. Realizimi i projektit: Projekti është i bazuar në bashkëpunimin në mes të organizatave anëtare të rrjetit të KIP-it dhe Komunave. Ky projekt, përmes dizajnimit të ueb faqeve u drejtohet autoriteteve lokale, shoqërisë civile në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, të zhvendosurve dhe refugjatëve, me qëllim që të lehtësojë dhe përkrah kthimin e pakicave duke krijuar lidhje mes të zhvendosurve dhe refugjatëve me komunitetet që gjenden në vendin e origjinës, përmes shkëmbimit të vazhdueshëm të informatave; ofrimit të informatave me rëndësi për të zhvendosurit dhe refugjatët/për organizatat që janë duke ndihmuar në këtë proces, si dhe prezantimin e problemeve dhe çështjes para vendim-marrësve; përmirësimin e kualitetit të ndihmës që ofrohet nga OJQ-të, autoritetet lokale dhe komuniteti i biznesit përmes shkëmbimit të informatave në mes veti; duke ofruar edhe trajnime në nivel regjional në IT për zyrtarët komunalë dhe OJQ-të anëtare të rrjetit të KIP-it.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Prezantim i duhur i informatave themelore mbi procesin e kthimit; krijimi i një lidhje në çdo ueb faqe të komunës në të cilën ndodhen së paku 20 artikuj

• Mbi 100 artikuj me informata relevante dhe lehtë të qasshme, forma dhe procedura të ndryshme për të zhvendosurit, OJQ-të ndihmuese në proces, mediat lokale, përfaqësuesit komunal dhe organizatat ndërkombëtare;

• Ngritje e shkëmbimit të informatave në mes të OJQ-ve anëtare të rrjetit të KIP-it në rajon dhe dukshmëri më e madhe;

• Zhvillimi i njohurive në IT brenda rrjetit të KIP-it.