mendo globalisht,
vepro lokalisht

2003

Viti 2003 u karakterizua me vazhdimin e punës nga vitet e kaluara. Gjatë periudhës janar – dhjetor 2003 Syri i Vizionit publikoi revisten avokuese për të rinj Kasneci (financuar nga OSBE). Gjatë këtij viti ishte inicuar dhe hapur Qenda Rinore ‘ZOOM’ (përkhrahur nga Trentiono Con il Kossovo). Veç kësaj, brenda qendrës ‘ZOOM’ u organizua dhe kordinua ‘Shkolla e Gazetarisë’ që ishte menduar si fazë iniciale dhe ka zgjatur 9 muaj dhe me një plan të vazhdimit në vitet e ardhshme (e përkrahur nga Trentiono Con il KossovoViti 2003 u karakterizua me vazhdimin e punës nga vitet e kaluara. Fokusimi kryesor gjatë këtij viti ishte informimi dhe avokimi. Me punën dhe partneritetin e krijuar deri atëherë, mundësitë u zgjeruan shumë me krijimin e mediumeve të reja dhe hapësirave më të mëdha për angazhim. Revista “Vizioni” u aktivizua edhe një herë gjatë këtij viti, ndërsa aktiviteti gazetaresk u orientua edhe në revistën "Kasneci", portalin Oneworld, kurse tjetër projekt i rëndësishëm në këtë periudhë filloi Shkolla e Gazetarisë, projekt që ndihmoi në krijimin e gazetarëve të rinj, që çuan edhe më tej punën në këtë sektor. Këtë vit "Syri i vizionit” u bë bashkëthemelues i rrjetit Kosovo Iniciative Porgram, që në vitet në vazhdim ishte i rëndësishëm edhe për Kosovën për përmbushjen e standardeve, por edhe ngritjen e kapaciteteve të organizatës.

KIP

KIP, një grupim i 17 organizatave joqeveritare nga Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, që u krijuan me inicimin e DRC dhe punuan në përkrahjen e procesit të kthimit dhe integrimit, që pati rëndësi të jashtëzakonshme për Kosovën, posaçërisht në fazën e njohur të quajtur si "koha e standardeve", kushteve që bashkësia ndërkombëtare i kishte vënë Kosovës si parakusht para zgjidhjes së statusit të saj. Aktiviteti i këtyre organizatave posaçërisht ishte me rëndësi që në vitin e parë krijimit të KIP, me trazirat e marsit të vitit 2004, që sollën shkatërrime dhe viktima në tërë Kosovë dhe pas të cilave ngjarje bashkësia ndërkombëtare vendosi një listë me kërkesa, të cilat kryesisht lidhen më trajtimin e pakicave, kthimin dhe integrimin dhe krijimin e paqes dhe tolerancës. Programi KIP nuk është marrë direkt me kthimin, por në partneritet me komunat dhe qeverinë ndihmoi këtë proces duke mbuluar një pjesë të mirë të punës me komunitetin duke pasur për bazë krijimin e klimës për kthim të të zhvendosurve dhe refugjatëve në Kosovë. Programi zgjati deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008, kur e përfundoi misionin dhe ekzistencën e tij. Në kuadër të këtij rrjeti vepronin dy sektorë të ndarë: Sektori i Fondit të Hapur dhe Fondi i Sekretariatit. Në kuadër të Fondit të Hapur realizohen projekte me dy ose tri organizata partnere në bazë partneritetin ndër-etnik ose ndër-kufitar. Ndërsa, në kuadër të Fondit të Sekretariatit ekzistonin katër komponenta: Rinia, Zhvillimi i komuniteteve, Informimi dhe Trajnimet. Syri i Vizionit në kuadër të këtij programi ka impelmenmtuar rreth 20 projekte dhe aktivitete të ndryshme në komuna të ndryshme të Kosovës duke zgjeruar aktivitetin edhe jashtë rajonit në komuna si Prizreni, Mitrovica dhe Skenderaj, por edhe në projekte të përbashkëta me organizata jashtë Kosovës. Programi KIP i ka rritur shumë kapacitetet e organizatës në të gjitha aspektet, ka ndihmuar qëndrueshmërinë dhe profesionalizimin e pothuaj të gjithë stafit të organizatës që në një mënyrë a tjetër ka qenë i kyçur në këto projekte.

Zoom-shkolla e gazetarisë

Gjatë këtij viti është iniciuar dhe hapur Qendra Rinore "ZOOM" në Pejë. Qendra që kishte për qëllim të krijonte një vend për të rinjtë e Pejës ku ata do të mund të mblidhen, të zhvillojnë aktivitete dhe të zhvillojnë talentin e tyre në disa fusha përkatëse. Kanë qenë katër grupe të të rinjve që kanë filluar aktivitetet e përbashkëta: OJQ "Syri i Vizionit" me Shkollën e gazetarisë, grupi i alpinistëve "Merimangat e Pejës", Grupi i tetarit dhe Grupi i Fotografisë. Hapja e qendrës është mundësuar nga organizata "Trentiono Con il Kossovo" që vazhdon ta përkrahë edhe tash këtë qendër, ndërsa "Syri i Vizionit" si një nga organizatat themeluese vazhdon bashkëpunimin dhe ndihmën për këtë qendër. Brenda qendrës rinore "ZOOM" duke filluar në vitin 2003, përgjatë vitit 2004 e deri në vitin 2005 nga Syri i Vizionit u organizua dhe koordinua "Shkolla e Gazetarisë" që ishte menduar si fazë iniciale dhe ka zgjatur 9 muaj dhe me një plan të vazhdimit në vitet e ardhshme (e përkrahur nga Trentiono Con il Kossovo dhe studentët pjesëmarrës). Shkollën e ndoqën 25 nxënës, me angazhim të gazetarëve profesionistë nga Kosova dhe Italia. Nga kjo shkollë kanë dalur disa gazetarë që sot e zhvillojnë me profesionalizëm profesionin në mediat kombëtare.

Kasneci i Ri

Gjatë periudhës janar – dhjetor 2003 “Syri i Vizionit” bashkëpunoi me OSBE-në në publikimin e revistës avokuese të shoqërisë civile "Kasneci", që në fazën e dytë vazhdonte të botohen me emrin “Kasneci i Ri”. Gazeta në vitin e tretë të botimit dilte një herë në muaj dhe financohej dhe koordinohej nga OSBE. Gazeta kishte marrë emrin si gazetë e shoqërisë civile. Ajo paraqiste aktivitetet e shoqërisë civile, duke iu përmbajtur edhe misionit të saj avokues. Gazeta sillte shkrime për funksionimin e institucioneve komunale, përmbajtjen e ligjeve dhe rregulloreve të reja, raportet financiare dhe jetën e komuniteteve pakicë në rajon. Ajo vazhdonte të shpërndahej në komunat Pejë, Klinë, Deçan dhe Istog dhe botohej në dy gjuhë shqip dhe serbisht. Gazeta angazhonte gazetarët e rinj të “Vizonit”, një pjesë e të cilëve kishte dal nga Shkolla e gazetarisë dhe pjesa tjetër nga revista “Vizioni”. Në këtë kohë hartimi i artikujve të gazetës bëhej kryesisht nga “Syri i vizionit”, edhe pse gazeta vazhdonte të ishte në përgjegjësi të Departamentit të Demokratizimit në OSBE-së që bënte edhe shpërndarjen e saj. Veç artikujve që bënin gazetarët, “Syri i Vizionit” bënte tërësisht përkrahjen teknike dhe dizajnin e gazetës.

Oneworld

Një aktivitet tjetër që ka ndodhur shtatorin e vitit 2003 ishte marrëveshje që “Syri i Vizionit” arriti të nënshkruaj me portalin OneWorld (Unimondo në versionin italian), seksionin për Evropën Juglindore. Ky është portal medial elektronik me shtrirje dhe mbulim gati në tërë botën, që bazohet në ofrimin e përkrahjes përmes shkëmbimit të informatave dhe materialeve online dhe të shtypura që kanë të bëjnë me fushat e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë dhe informimit të publikut. Përveç kësaj, OWSEE iu mundëson lexuesve të marrin informata në lidhje me zhvillimet e ndryshme sociale, ekonomike dhe politike në vendet që mbulon. Komunikimi në mes anëtarëve të rrjetit bazohet në partneritet ku çdo organizatë shkëmben informatat dhe materialet për shpërndarje të koordinuar "Syri i Vizionit" u bë partneri dhe përfaqësuesi kryesor për të ofruar lajme dhe informata për portalin në gjuhën shqipe duke u bërë përfaqësues që mbulon territorin e Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo iniciativë që filloi këtë vit, pati një vazhdimësi shumë të suksesshme në vitet në vazhdim dhe u shndërrua në një nga projektet e vazhdueshme që mban "Syri i Vizionit" deri më sot.

Revista "Vizioni"

Pas një periudhe të shkurtër të ngecjes, "Syri i Vizionit" gjatë vitit 2003 filloi publikimin e magazinës së saj fillestare "Vizioni". Numri 15 i revistës u botua në muajin korrik. Përveç donatorëve të deriatëhershëm USAID dhe KFOS, botimin e revistës tash e përkrahte edhe OSBE. Revista vazhdonte qëllimin e saj të integrojë më shumë të rinjtë në shoqërinë kosovare dhe krijimin e një grupi bërthamë të të rinjve si liderë që veprojnë në kuadër të komunitetit si dhe profesionalizimin e tyre të mëtejmë në sferën e medias. Revista shpërndahej tashmë jo vetëm në regjionin e Pejës por në tërë Kosovë dhe jashtë saj. Pas numrit të muajit korrik, gjatë viti 2003 revista doli çdo dy muaj, duke u botuan 3 numra këtë vit. Numri 18, që u botua në muajin shkurt të vitit 2004, ishte numri i fundit i "Vizionit" që u botua. Në këtë periudhë në Kosovë ishin krijuar shumë gazeta e revista dhe numri i revistave rinore ishte i madh. Gazetarët e "Vizionit" ishin angazhuar në publikimet tjera që bënte organizata si "Kasneci" dhe Oneëorld, por edhe në projektet tjera në komunitet, kurse një pjesë e tyre kishin kaluar në profesionalizëm duke u kyçur në mediat qendrore kosovare. Revista "Vizioni" në kohën kur doli, megjithatë ishte një mundësi dhe një motor i fuqishëm i mendimit dhe aktivizimit rinor në rajonin e Pejës. Në realizimin e numrit të fundit ishin të kyçur direkt rreth 60 të rinj, një pjesë e të cilëve me hapat që mori aty, vazhdoi profesionin e gazetarisë me emër në media edhe jashtë Kosovës. Nga ky grup nismëtar i revistës dolën aktivistë që u bënë liderë dhe bartës të ideve dhe projekteve të rëndësishme në të ardhmen.

Rrjeti Rinor

Nga viti 2003 Rrjeti Rinor i Pejës u udhëheq nga përfaqësuesja e OJQ “Syri i Vizionit” dhe deri në shuarjen e tij në vitin 2006. Këtë vit u realizuan disa projekte. “Iniciativa e të Rinjve për Pajtim” e vitit 2003 u mbajt në Ohër në muajin gusht. Projekti kishte për qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit në mes të rinjve nga Kumanova e Maqedonisë dhe nga Peja. Pjesëmarrës ishin 60 të rinj (30 nga Peja dhe 30 nga Kumanova). Për tetë ditë u organizuan trajnime të ndryshme në tema si: mbajtja e OJQ-ve, Menaxhimi i konflikteve, hartimi i Projekt propozimeve. Gjatë kampit kishte edhe aktivitete kulturore, zbavitëse dhe sportive organizuar nga vet të rinjtë pjesëmarrës. Projekti “Hulumtimet e Problemeve Rinore” u përgatit në Kampin e Ohrit, ndërsa u implementua në periudhën shtator-nëntor me përkrahjen financiare nga Care Internacional. Në kuadër të këtij projekti janë anketuar 1500 të rinj nga të gjitha komunitetet dhe nga shtresa të ndryshme sociale të shoqërisë, kurse rezultatet e hulumtimit shërbyen si bazë për projektet tjera të mëvonshme. Projekti “Ishulli” është vazhdimësi e projekteve me “Care Internacional”. Në kuadër të këtij projekti janë organizuar trajnime 7 ditore për të rinjtë e komunitetit serb që është kthyer në Kosovë si dhe për komunitetet shqiptar, egjiptian dhe rom në rajonin e Pejës dhe të Istogut.

Digjitalizimi i Komunave

Në Dhjetor 2003, krijohet partneriteti me organizatën “KACI” për implementimin e projektit “Digjitalizimi i komunave” për Komunën e Pejës, për të cilin projekt organizata vihet në bashkë koordinim me pushtetin lokal. Gjatë vitit 2004 është bërë punë e përbashkët dhe janë dhënë ide e është përpiluar plani se si do të duket dhe çka do të përfshijë ueb-faqja e komunës së Pejës. Ueb–faqja në këtë vit nuk është plasuar në internet për shkak se është paraparë e nevojshme trajnimi i stafit të komunës që do të punojë në këtë fushë. Kjo është realizuar më pas në vitet e mëvonshme.