2007

Gjatë vitit 2007 organizata ishte zgjeruar dhe ishte angazhuar një numër të madh të projekteve. Këtë vit buxheti i organizatës kishte arritur afër 300 mijë dollarë, kurse numri i donatorëve kishte arritur 24, që ndihmoi për të krijuar një pavarësi të madhe të organizatës dhe zgjerimin e saj në shumë fusha të veprimit ku kishte nevojë shoqëria kosovare duke i mundësuar organizatës që në vitet në vazhdim të orientohet më shumë në sektorë të caktuar sipas interesimit vetanak. Në projekte të ndryshme në mënyrë aktive ishin angazhuar një numër prej më shumë se 10 personave të punësuar të përhershëm, kurse me projekte të veçanta dhe angazhime afatshkurta janë angazhuar qindra njerëz.
Këtë vit dhjetë organizata mes të cilave edhe “Syri i Vizionit” krijojnë koalicion e OJQ-ve “Demokracia në veprim” me qëllim monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë. Kjo ishte një ndërmarrja mjaft e gjerë që ndikoi në ngritjen e rolit të shoqërisë civile në Kosovë dhe pati ndikim direkt në demokratizimin e politikës dhe përmirësimin e procesit zgjedhor.
Tjetër aspekt i rëndësishëm i angazhimit në këtë fushë ishte ai për krijimin e një koalicioni joformal për parlament të pastër. Ky koalicion që u krijua në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të vitit 2007 kishte për qëllim të ndikonte për krijimin e një parlamenti të pastër. Kjo u bë përmes një hulumtimi nga i cili u publikua një broshurë me të dhënat për të gjithë kandidatët që u quajtën të padenjë për Parlamentin e Kosovës. Hulumtimi tregoi se janë rreth 50 emra kandidatësh të propozuar të cilat kanë të kaluar të dyshuar dhe nuk meritojnë të jenë në Parlamentin e Kosovës. Kjo ka ndihmuar që qytetarët të vetëdijesohen për të kaluarën e këtyre kandidatëve dhe që një pjesë e mirë e tyre të mos zgjidhen në zgjedhjet e viti 2007.
Njëkohësisht Syri i vizionit me një projekt tjetër, bëri fushatë për dalje sa më të madhe në zgjedhje.
Në funksion të demokratizimit dhe ngritjes së transparencës, në një projekt të përbashkët me Atë Lorenc Mazreku nga Peja dhe komunën e Pejës, u hartua një rregullore që pastaj u miratua në kuvendin e Pejës që obligon komunën për më shumë transparencë. Poashtu bashkë me komunën e punua në planifikimin urban në lokalitetin Zatra, që deri këtë periudhë kishte statusin e vendbanimit joformal.
Aktivitetet e mësipërme ndikuan në krijimin e një imazhi të ri për organizatën dhe shtuan jashtëzakonisht numrin e aktivistëve dhe qytetarëve të angazhuar direkt në projekte.
Në aktivitete në mbështetje të projekteve të organizatave partnere gjatë këtij viti nga SiV janë përgatitur dhe mbajtur disa aktivitete dhe debate: me ATRC dhe ministrinë e bujqësisë dhe pylltarisë për sensibilizimin për mbrojtjen e pyjeve në Kosovë; me FIQ është trajtuar çështja e sigurisë në Kosovë, etj.
Por krahas këtyre u vazhduan edhe aktivitetet e planifikuara në vitet e kaluara në kuadër të KIP-it, projektet në lagjen “7 shtatori”, Llazoviq, Kasneci, projekti me ueb faqet e komunave, etj. që ishin kishin filluar një vit më parë dhe po vazhdonin edhe këtë vit.

 


 

 

Forcimi i përpjekjeve demokratike përmes iniciativave për ndërtimin e paqes

Qëllimi kryesor i këtij projekti është zvogëlimi i konfliktit ndër-etnik në komunitetet e targetuara përmes kësaj iniciative dhe forcimin e pajtimit. Me këtë projekt ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet komunale dhe shoqërinë civile në realizimin e aktiviteteve që kanë për qëllim përkrahjen e komuniteteve për të adresuar dhe menaxhuar konfliktin ndër-etnik në nivel të komunitetit. më shumë

Shihemi te kutitë – Zgjedhjet 2007

Qëllimi i projektit ka qenë ngritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet 2007 në regjionin e Pejës që përfshinë katër komuna: Deçan, Klinë, Istog dhe Pejë. më shumë

Demokracia në veprim- zgjedhjet 2007

"Demokracia në Veprim" është themeluar me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntor të vitit 2007 si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Përveç "Syrit të Vizionit" pjesë e koalicionit "Demokracia në Veprim - Zgjedhjet 2007" janë 10 organizata: 1. Ndërtimi i Komunitetit Mitrovicë (CBM); 2. Komunikimi për Zhvillim Shoqëror (CSD); 3. Qendra për Zhvillim të Shoqërisë Civile (CCSD); 4. Developing Together (DT); 5. Forumi për Iniciativë Demokratike (FID); 6. Iniciativa për Progres (INPO); 7. Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QKBN); 8. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI); 9. Shoqata “Nëna Terezë”; 10. Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED);më shumë

Dukshmëria e Programit të Iniciativës Kosovare (KIP)

Ky projekt kishte për qëllim ofrimin e informacionit të besueshëm mbi procesin e kthimit në Kosovë në tri gjuhë (Shqip, Serbisht dhe Anglisht). Projekti përfshinte mbledhjen dhe shpërndarjen e informatave dhe të dhënave si dhe të fakteve tjera të nevojshme me qëllim të lehtësimit të progresit të kthimit. Informatat e mbledhura janë shtypur në formë broshure dhe janë shpërndarë, por edhe janë publikuar në veb faqet e komunave si Istog, Klinë, Skenderaj, Prizren dhe Mitrovicë. më shumë

Përkrahje reintegrimit të komunitetit rom e egjiptian në lagjen “7 Shtatori”

Ky projekt është vazhdimësi e përpjekjeve të mëparshme në ofrimin e ndihmës në lagjen "7 Shtatori". Konkretisht, projekti fokusohet kryesisht në aktivitete parashkollore me fëmijët e lagjes nga komuniteti kthyes dhe pranues. më shumë

Koordinimi i rrjeti të OWPEJL-së për Kosovë

Projekti kishte qëllim përkrahjen dhe promovimin e fushave të programit të OWPEJL (projektet dhe nismat) me fokus në krijimin e përmbajtjes së materialeve për publikimin në gjuhën shqipe si dhe menaxhimin e rrjetit/përfaqësimin për Kosovë të OWPEJL-së. Koordinimi i aktiviteteve do të bëhet përmes rrjetit të OneWorld në rajonin e Evropës Juglindore.më shumë

Plani i Veprimit për Re-integrim në lagjen Llazoviq në Pejë

Ky projekt ka pasur për qëllim krijimin e kushteve për kthimin dhe re-integrimin e 30 familjeve serbe me afro 120 anëtarë nga Serbia dhe Mali i Zi në vendet e tyre të origjinës në Kosovë, më saktësisht në lagjën \"Llazoviq\", në zonën urbane në Komunën e Pejës. më shumë

Së bashku krijojmë qytetet më të mirë - Lokaliteti Zatra

Ky projekt ka për qëllim të ndihmojë në realizimin e plotë të Planifikimit Urban me theks të veçantë në lagjën "Zatra" në Pejë, që është një vendbanim individual joformal. Kjo do të arrihej duke u bazuar në bashkëpunimin me banorët e lagjës dhe pjesëmarrjes së tyre të drejpërdrejtë në vendimmarrje në të mirë të lagjës. më shumë

Takimi i Fazës së Katërt të Komponentës për Aktivizimin Rinor – KIP

Ky projekt është vazhdimësi e punës me rininë brenda Komponentës për Aktivizim Rinor. Projekti ka pasur synim zgjerimin e mëtejmë dhe ngritjen e lidhjeve ndër-kufitare në mes të grupeve rinore, aktivistëve të shkollave fillore në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi me fokus në ngritjen e kapaciteteve. Krahasuar me fazat paraprake, në këtë pjesë ka pasure ngritje të numrit të shkollave dhe njëkohësisht edhe të nxënësve që do të marrin pjesë në aktivitetet rinore dhe në shkëmbimin e përvojave. më shumë

Materializimi i planeve të Komponentës për fazën e katërt dhe strategjia afatgjate

Ky projekt ka pasur për synim të fuqizojë dhe të përkrahë grupet e të rinjve nga Kosova dhe Serbia përmes takimeve të rregullta. Këto takime kishin ndikim në përcaktimin e punës dhe zgjerimit të veprimeve të të rinjve e që inicioheshin nga të rinjtë gjatë këtyre tre vjetëve dhe kështu, duke kontribuar në përmirësimin e marrëdhënieve ndër-etnike. Komponenta e Aktivizimit të Rinor që vepron nën ombrellën e Programit të Iniciativës Kosovare (KIP) është vazhdimësi e fazës së katërt që nga themelimi i Fondit të Sekretariatit të KIP-it në vitin 2004. më shumë

Rinia për Transparencë

Ky projekt ka ndihmuar Komunën e Pejës në hartimin dhe përgatitjen e Rregullores për transparencë. Aktiviteti është drejtuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët në këtë projekt dhe në bashkëpunim me zyrtarët komunalë, por në bazë vullnetare sa i përket angazhimit të të rinjve dhe çështjeve tjera logjistike dhe administrative. më shumë

Regjistrohu për info

Video

Wedding on a bike on the Korzo in Peja