mendo globalisht,
vepro lokalisht

Rinia për Transparencë

 

Titulli i Projektit: Rinia për Transparencë

Kohëzgjatja: 1 vit (korrik 2007 – gusht 2008)

Vendi: Komuna e Pejës

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit organizatë lidere me partnerët Qendra Rinore “Atë Lorenc Mazreku” dhe Zyra Ligjore në Komunën e Pejës

Buxheti: 2,252 € (1,420 + 832)

Donatori: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe GTZ, 1,420 €, dhe Komuna e Pejës 832 € (të alokuara më 2008)

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka ndihmuar Komunën e Pejës në hartimin dhe përgatitjen e Rregullores për transparencë. Aktiviteti është drejtuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët në këtë projekt dhe në bashkëpunim me zyrtarët komunalë, por në bazë vullnetare sa i përket angazhimit të të rinjve dhe çështjeve tjera logjistike dhe administrative.

Përfituesit: Në veçanti, përfituesit e drejtpërdrejtë janë institucionet lokale të Komunës. Megjithatë, përmes zbatimit të kësaj rregulloreje mbi transparencën, qytetarët kanë përfituar drejtpërdrejt sepse rregullorja u krijon atyre më shumë mundësi të informohen sesi tatimi i tyre është duke u shpenzuar dhe njëkohësisht mund të kërkojnë më shumë llogari nga të zgjedhurit e tyre.

Realizimi i projektit: I tërë projekti është zbatuar në bazë vullnetare. Grupet e angazhuara kanë punuar gjatë tërë projektit në të mirë të publikut. Shumica e aktiviteteve janë mbuluar nga këto grupet të vullnetarëve që dy organizatat partnere i kanë mobilizuar. Projekti përfshin krijimin e fokus grupeve me pjesëmarrje të kombinuar nga udhëheqësit komunalë, qytetarët dhe rinia nga zonat rurale dhe urbane. Është krijuar një grup punues (grup prej 10 personave që do të përzgjedhjen nga fokus grupet) për të hartuar propozimet e tyre mbi rregulloren për transparencë. Gjithashtu nga organizatat zbatuese është organizuar një trajnim tre ditor mbi pjesëmarrjen e qytetarëve me pjesëmarrëse nga fokus grupet. Përfundimisht, janë shtypur dhe shpërndarë fletushka, komunikata për shtyp dhe janë mbajtur Radio dhe TV debate/emisione me qëllim që të njoftohet opinioni i gjerë për këtë aktivitet.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Hartimi i rregullores për transparencë me një grup prej 10 personave i përbërë nga institucionet lokale, qytetarët dhe të rinjtë;

• Aprovimi i kësaj rregulloreje në Kuvendin Komunal;

• Dizjanimi dhe shpërndarja e fletushkave (800 në gjuhën shqipe dhe 200 në gjuhët boshnjake-serbe) për të informuar publikun;

• Promovimi i rregullores, shpërndarja e komunikatave për shtyp dhe organizimi i dy radio emisioneve: në Radio Pejë dhe në Radio Dukagjini si dhe një emision televiziv në TV Dukagjini;

• Organizimi i trajnimit tre ditor mbi "pjesëmarrjen e qytetarëve në vendim-marrje".