mendo globalisht,
vepro lokalisht

Materializimi i planeve të Komponentës për fazën e katërt dhe strategjia afatgjate

 

Titulli i Projektit: Materializimi i planeve të Komponentës për fazën e katërt dhe strategjia afatgjate

Kohëzgjatja: 1 muaj (prill - maj 2007)

Vendi: Maqedoni

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit organizatë lidere, ndihmuar nga Zaviçaj za Povratak (ZZP) Kragujevc, Serbi

Buxheti: 7,107 €

Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka pasur për synim të fuqizojë dhe të përkrahë grupet e të rinjve nga Kosova dhe Serbia përmes takimeve të rregullta. Këto takime kishin ndikim në përcaktimin e punës dhe zgjerimit të veprimeve të të rinjve e që inicioheshin nga të rinjtë gjatë këtyre tre vjetëve dhe kështu, duke kontribuar në përmirësimin e marrëdhënieve ndër-etnike. Komponenta e Aktivizimit të Rinor që vepron nën ombrellën e Programit të Iniciativës Kosovare (KIP) është vazhdimësi e fazës së katërt që nga themelimi i Fondit të Sekretariatit të KIP-it në vitin 2004.

Përfituesit: Katër (4) organizata të Rrjetit të KIP-it, nga dy përfaqësues nga secila organizatë pjesëmarrëse, që kanë punuar në terren në forcimin e aktiviteteve dhe partneriteteve në mes të organizatave, si dhe grupet e nxënësve nga 12 shkolla fillore nga Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

Realizimi i projektit: Në një takimi të përbashkët me të gjithë partnerët e KIP-it është diskutuar rreth zhvillimit të rinisë, rrjetëzimit dhe edukimit brenda Komponentës së Rinisë; zhvillimin e një plani detaj të veprimit për punën e kësaj komponente në të ardhmen dhe përcaktimi i periudhës së zbatimit.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Ngritja e bashkëpunimit në mes organizatave të Komponentës Rinore dhe forcimi i Rrjetit KIP;

• Përcaktimi i funksionimit të partneriteteve brenda nën-komponentëve;

• Përmirësimi dhe përcaktimi i ndarjes së përgjegjësive në mes të organizatave partnere;

• Përmirësimi i shpërndarjes së informatave në mes të partnerëve për të gjitha aktivitetet e Komponentës;

• Ngritja e numrit të shkollave në projekte – dy shkolla më tepër i janë shtuar grupit aktual prej 10 shkollave;

• Hartimi i Strategjisë së Komponentës Rinore për vitin 2007.