mendo globalisht,
vepro lokalisht

Përkrahje reintegrimit të komunitetit rom e egjiptian në lagjen “7 Shtatori”

 

Titulli i Projektit: Përkrahje reintegrimit të komunitetit rom e egjiptian në lagjen “7 Shtatori”

Kohëzgjatja: 5 muaj (gusht – dhjetor 2007)

Vendi: Regjioni i Pejës

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 6,125 €

Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Këshillit danez për Refugjatë (DRC)

Qëllimi i projektit: Ky projekt është vazhdimësi e përpjekjeve të mëparshme në ofrimin e ndihmës në lagjen "7 Shtatori". Konkretisht, projekti fokusohet kryesisht në aktivitete parashkollore me fëmijët e lagjes nga komuniteti kthyes dhe pranues.

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë (direkt) janë 20 fëmijë nga lagja "7 Shtatori" pavarësisht se a janë anëtarë të familjeve të kthyera apo të komunitetit pritës të kësaj lagje, të gjithë kanë përfituar pa dallim poashtu edhe në aktivitetet shoqërore dhe kurset parashkollore. Realizimi i projektit: Ky projekt është vazhdimësi e aktiviteteve të mëparshme parashkollore për 20 fëmijët e komuniteti rom e egjiptian gjatë të cilave ofrohen kurse të kompjuterëve dhe shkrim e lexim në një periudhë pesë mujore. Veç aktivitetit, projekti ka edhe realizimin e radio emisioneve në mediat lokale si dhe publikimin e artikujve në mediat e shtypura dhe elektronike me qëllim që të avokohet tutje për procesin e kthimit të komunitetit rom e egjiptian në Pejë.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Njëzet (20) fëmijë nga komuniteti rom e egjiptian të moshës prej 4-6 përfituan nga kurset dhe aktivitetet tjera;

• Organizimi i kurseve parashkollore edhe aktiviteteve shoqërore për komunitetin rom e egjiptian;

• Kontributi në përmirësimin e qendrës ku mblidhen fëmijët;

• Dy radio emisione dhe publikimin i disa artikujve në media.