mendo globalisht,
vepro lokalisht

Demokracia në veprim- zgjedhjet 2007

 

Titulli i Projektit: "Demokracia në Veprim" – Zgjedhjet 2007

Kohëzgjatja: 2 muaj (tetor – dhjetor 2007)

Vendi: Rajoni i Pejës (Pejë, Klinë, Istog, Deçan)

Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" në kuadër të koalicionit "Demokracia në veprim"

Buxheti: 25,280 €

Donatori: USAID / IREX, IFES, NDI, Olaf Palme, SOROS, Vala 900

Qëllimi i projektit: "Demokracia në Veprim" është themeluar me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntor të vitit 2007 si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Përveç "Syrit të Vizionit" pjesë e koalicionit "Demokracia në Veprim - Zgjedhjet 2007" janë 10 organizata: 1. Ndërtimi i Komunitetit Mitrovicë (CBM); 2. Komunikimi për Zhvillim Shoqëror (CSD); 3. Qendra për Zhvillim të Shoqërisë Civile (CCSD); 4. Developing Together (DT); 5. Forumi për Iniciativë Demokratike (FID); 6. Iniciativa për Progres (INPO); 7. Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QKBN); 8. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI); 9. Shoqata “Nëna Terezë”; 10. Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED);

Përfituesit: Përfituesit e drejtpërdrejt (direkt) janë e tërë popullata e Kosovës. Në veçanti, një numër i njerëzve që janë përfshirë në proces si monitorues mujor dhe ditor kanë përfituar nga trajnimet mbi procesin dhe sistemin zgjedhor në Kosovë. Gjithashtu, nga fushatat për edukimin e votuesve kanë përfituar të gjithë votuesit në përgjithësi, ndërsa në veçanti ata të pavendosurit.

Realizimi i projektit: Aktivitetet përfshijnë monitorimin e tërësishëm të procesit zgjedhor: monitorimin e fushatës, ditës së zgjedhjeve, monitorimin e mediave, edukimin e votuesve, numërimin paralel të votave dhe publikimin e rezultateve të hershme.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Monitorimi i mbi 100 aktiviteteve zgjedhore gjatë periudhës së fushatës;

• Monitorimi i ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave

• Shpallja e rezultatit paraprak disa orë pas mbylljes së kutive

• Angazhimi i 5 vëzhguesve afatgjatë (LTO) për një periudhë një mujore;

• Angazhimi i mbi 300 vëzhguesve afatshkurtër (STO) në ditën e zgjedhjeve;

• Organizimi dhe mbajtja e mbi 50 trajnimeve për STO për një periudhë 10 ditore;

• Organizimi i fushatës për edukimin e votuesve një javë para zgjedhjeve.