mendo globalisht,
vepro lokalisht

Shihemi te kutitë – Zgjedhjet 2007

 

Titulli i Projektit: Shihemi te kutitë – Zgjedhjet 2007

Kohëzgjatja: 1 muaj (nëntor – dhjetor 2007)

Vendi: Regjioni i Pejës

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 5,193 €

Donatori: IREX/ATRC

Qëllimi i projektit: Ngritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet 2007 në regjionin e Pejës që përfshinë katër komuna: Deçan, Klinë, Istog dhe Pejë.

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejt (direkt) janë qytetarët e regjionit të Pejës që përbën mbi 200.000 banorë. Përmes aktiviteteve të ndryshme të informimit gjatë periudhës një mujore, projekti ka kontribuar në ngritjen e numrit të votuesve në ditën e votimit.

Realizimi i projektit: Ky projekt përmbante aktivitete që kanë të bëjnë me fushatën informuese dhe edukuese të votuesve gjatë fushatës zgjedhore në nëntor 2007. Kjo ndërmarrje përfshinte thirrje për të dalë në votim përmes materialeve promovuese, telefonatave, afisheve, fletushkave, bluzave, paketimeve të sheqerit, posterëve dhe dërgimit të e-mailave.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Informimi i një numri të madh të qytetarëve mbi rëndësinë për të marrë pjesë në zgjedhje;

• Pjesëmarrja e qytetarëve në debate;

• Marrja e mendimeve nga telefonatat e realizuara;

• Informimi i qytetarëve me programet e katër kandidatëve për kryetar në Pejë, Istog, Klinë dhe Deçan.