mendo globalisht,
vepro lokalisht

Forcimi i përpjekjeve demokratike përmes iniciativave për ndërtimin e paqes

 

Titulli i Projektit: Forcimi i përpjekjeve demokratike përmes iniciativave për ndërtimin e paqes

Kohëzgjatja: 16 muaj (qershor 2007 – shtator 2008)

Vendi: Regjioni i Pejës

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 21,931 €

Donatori: Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara përmes CARE International

Qëllimi i projektit: Qëllimi kryesor i këtij projekti është zvogëlimi i konfliktit ndër-etnik në komunitetet e targetuara përmes kësaj iniciative dhe forcimin e pajtimit. Me këtë projekt ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet komunale dhe shoqërinë civile në realizimin e aktiviteteve që kanë për qëllim përkrahjen e komuniteteve për të adresuar dhe menaxhuar konfliktin ndër-etnik në nivel të komunitetit.

Përfituesit: Përfitues janë të gjitha komunitetet që jetojnë në regjionin e Pejës që është mbuluar nga ky projekt. Kjo përfshin jo vetëm komunitetet pakicë por edhe shumicë. Veç kësaj, qeveria lokale dhe shoqëria civile kanë përfituar nga ndihma në ngritjen e kapaciteteve.

Realizimi i projektit: Projekti është fokusuar në ngritjen e kapaciteteve intervenuese me synim ngritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj komuniteteve me popullatë të përzier, si komponent i rëndësishëm për të krijuar besim dhe bashkëpunim në mes komuniteteve dhe komunës. Për më tepër, projekti është fokusuar në përkrahjen e shoqërisë civile dhe qeverisë lokale për të identifikuar shkaqet e konfliktit dhe mënyrat e adresimit, me qëllim që të përfundohet cikli i dhunës në Kosovë.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Angazhimi i 25 përfaqësuesve të shoqërisë civile përmes trajnimeve në zgjedhjen e konflikteve, ndërmjetësim dhe të drejta;

• Promovimi i strukturave të komuniteteve (këshillave të fshatrave), pjesëmarrjes ndër-etnike, bashkëpunimit dhe llogaridhënies;

• Ndihmesa në inicimin e 3 nismave të komuniteteve për të përmirësuar kualitetin e jetës së grupeve të margjinalizuara siç janë gratë;

• Ngritje e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në strukturat vendimmarrëse komunale.