2004

Gjatë vitit 2004 organizata zhvilloi aktivitetet e filluara gjatë vitit 2003 dhe u zgjerua në aktivitete tjera që në bazë kishin për qëllim forcimin e rrjetit KIP. Këtë vit u vazhdua mbajtja me sukses e aktiviteteve që kishin në bazë gazetarinë, informimin dhe avokimin: mbajtjen e portalit të Oneworld, publikimin e “Kasnecit” tashmë krejtësisht vet dhe vazhdimësinë e shkollës së gazetarisë.

Në vitin 2004 u punua në forcimin e rrjetit KIP, krijimin e strategjisë dhe koordinimin e punës mes vet organizatave anëtare për projektet e së ardhmes. Me këto aktivitete që janë mbajtur në një shtrirje edhe jashtë Kosovës, janë identifikuar mirë liderët e ardhshëm rinorë që vetëm në kuadër të projektit, por edhe për të udhëhequr projektet në vazhdim. Derisa aktivitetet lidhur me gazetarinë e shtuan numrin e të rinjve dhe anëtarëve të kyçur në punën e organizatës, aktivitete në kuadër të KIP-it ngritën kapacitetet e organizatës dhe krijuan partneritete me organizata mjaft aktive të rajonit.

Në kuadër të RrRP në projektin Iniciativa e të Rinjve për pajtim u zhvilluan disa aktivitete: Fushata kundër AIDS-it, Fushata për Tolerancën, Fushata për Zgjedhjet 2004, një kampin multietnik, shtypja e informatorit etj. Në trajnimin për trajnerë të mbajtur në Kotorr janë certifikuar 17 trajnerë të RrRP që kanë krijuar Njësinë e trajnerëve të Rrjetit. Kjo njësi ka marrë pjesë në aktivitetin e asambleve të rinjve të komunave të ndryshme të Kosovës që është organizuar nga OSBE në Zhablak të Malit të Zi. Me 240 të rinj të asambleve komunale nga këta trajnerë janë mbajtur trajnime me temën Udhëheqja Bazuar në Vlera.

Për dallim nga vitet e kaluara kur informimi dhe rinia ishin sektorët kryesor të aktivitetet të organizatës gjatë vitit 2004 angazhimi në komunitet në një kuptim më të gjerë ishte në radhë të parë, duke krijuar bazën që në vitet në vazhdim të ndërhyhet direkt në komunitet dhe të ndikohet te autoritetet në emër të komunitetit.

Në janar të vitit 2004, krijohet partneritet me organizatën “KACI”, për implementimin e projektit për Monitorimin e Asambleve Komunale të Pejës dhe Istogut. Gjatë vitit 2004 është monitoruar e gjithë puna e këtyre dy kuvendeve dhe është raportuar për të gjitha seancat e asambleve komunale dhe takimeve publike që kanë mbajtur këto institucione.

Syri i Vizionit ka marrë pjesë në projektin e SHHB “Nënë Tereza” nga Kosova dhe Qendrës për Regjionalizim nga Novi Sadi për vazhdimin e ngritjes së dialogut civil mes Kosovës dhe Serbisë.

Në Gusht të vitit 2004 është reaguar në formë proteste për mbajtjen e zgjedhjeve me lista të mbyllura. Organizata jonë ka pasur një platformë se si duhet të dukeshin zgjedhjet qeveritare ne vitin 2004, mirëpo kjo nuk ka gjetur mbështetje nga organet, edhe pse atyre u është sqaruar nevoja që listat zgjedhore të jenë të hapura.


 

 

Dhjetë radio debate në funksion të ngritjes së vetëdijes qytetare për problemet e shoqërisë

Qëllimi i projektit ka qenë të ndikojë në opinion për rëndësinë e problematikave të ndryshme që mundojnë shoqërinë kosovare në atë periudhë, të sensibilizojë për dhjetë problemet kryesore dhe të ndikojë tek autoritetet për aktivizim në këta sektorëmë shumë

Buletini informativ avokues – Kasneci/Glasnik

Përmes publikimit të një serie të buletinit informativ, ky projekt synon të ngrisë vetëdijen e publikut dhe pushtetit lokal në rajonin e Pejës. Gjithashtu, mëton përmirësimin e kualitetit të jetës dhe efikasitetin e veprimeve qytetare, si rrjedhojë, llogaridhënien dhe performancën e strukturave komunale.më shumë

Krijimin e lidershipit rinor për kthim

Ky projekt u realizua me qëllim që të krijojë komunikim ndërmjet grupeve të të rinjve nga Kosova dhe Serbia. Kjo do të arrihej përmes takimeve të përbashkëta dhe aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të ndryshimit të klimës për kthim për të lehtësuar procesin e kthimit. Projekti ishte dizajnuar për të ndihmuar në krijimin e shoqërive multietnike dhe tolerante në të dy regjionetmë shumë

Koordinimi i rrjetit të OWPSEE për Kosovë

Përkrahja dhe promovimi i fushave të programit të OWPEJL (projektet dhe nismat) me fokus në krijimin e përmbajtjes së materialeve për publikimin në gjuhën shqipe si dhe menaxhimin e rrjetit/përfaqësimin për Kosovë të OWPEJL-së. Koordinimi i aktiviteteve do të bëhet përmes rrjetit të OneWorld në rajonin e Evropës Juglindore.më shumë

Shkolla e gazetarisë në Pejë

Ky projekt përmes trajnimeve u ka ofruar mundësi të mësojnë profesionin atyre të rinjve që aspirojnë të merren me gazetari. Projekti përbëhej nga pjesa teorike dhe praktike dhe është mbajtur nga gazetarë profesionistë dhe me përvojë në gazetari nga Kosova dhe Italia. Tema që janë mbuluar gjatë kësaj periudhe të trajnimeve, kanë qenë zhvillimi i lajmit, përgatitja e raporteve, gazetaria hulumtuese dhe kodi i etikes. më shumë

Zhvillimi i Strategjisë Rinore për vitin 2005

Në kuadër të këtij projekti që në bashkëpunim me \"Youth Initiative Mitrovica\" është bërë organizimi i një takimi tre ditor në Mal të Zi me përfaqësuesit e OJQ-ve partnere të KIP-it. Ky takim ka ofruar mundësi për zhvillimin e strategjisë një vjeçare për komponentën e KIP-it - \"Zhvillimi i Rinisë\" që është hartuar me ndihem e trajnerëve profesionistë. Kjo përkrahje teknike u ka ndihmuar anëtarëve të KIP-it të forcojnë lidhjet në Rrjet në mes të partnerëve në kontekstin ndër-kufitar dhe t’i përgatisë ata për aktivitetet që vijnë në vitin 2005. më shumë

Regjistrohu për info

Video

Wedding on a bike on the Korzo in Peja