Mundësi Punësimi

SHPALLJE PER VEND PUNE

Titulli i punës: Koordinator i projektit në fushën e qeverisjes me të drejtat e fëmijëve
Vendi i Punës: Pejë, Kosovë
Fillimi i punës: 01 Prill 2014
Kohë zgjatja:  Kontratë 9 mujore me mundësi zgjatje

Syri i Vizionit ka për qëllim promovimin e demokracisë lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve dhe të fëmijëve në Kosovë. Në përpjekjet e vazhdueshme për praktika demokratike, “Syri i Vizionit” i ka dhënë rol të veçantë promovimit të qeverisjes së mirë, përgjegjësisë, transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje me një fokus edhe më të vecantë pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimarrje si qytetarë aktiv të së ardhmes.

Syri i Vizionit kërkon të punësojë një koordinator projektesh në kuadër të programeve që është duke i realizuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë se bashku me Save the Children. Syri i Vizionit është duke punuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, në kuadër të të cilave ka zhvilluar projekte për të forcuar mekanizmat e parandalimit dhe raportimit të rasteve të dhunës në shkolla të komunave Pejë, Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjakovë. Po ashtu programi “Child Protection” parasheh edhe analizimin e rregullores për parandalim dhe raportimin e rasteve të dhunës, organizimin e takimeve koordinuese dhe konferencave me gjithë akterët për të dalë me rekomandime të përbashkëta.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore

Komunikon/Bashkepunon me:

• Stafin, akteret e ndryshem që kanë për mandat mbrojtjen dhe qeverisjen e të drejtave të fëmijëve, shkollat, prindërit, fëmijët, mësimdhënësit dhe organizatat tjera relevante. 


Koordinatori i projektit në fushën e qeverisjes me të drejtat e fëmijëve është përgjegjës për :

- Implementimin e projektit në fushën e qeverisjes së fëmijëve
- Konsulton dhe ndihmon në dizajnimin e projekteve ne përputhje me legjislacionin në Kosovë
- Analizimi i ligjeve dhe krahasimi me ato të rajonit
- Organizimi i takimeve dhe konferencave me institucionet qeveritare dhe jo qeveritare që kanë përgjegjësinë për mbrojtjen e  fëmijëve
- Hartimi i projekteve në temën e mbrojta e fëmijëve dhe qeverisja e të drejtave të fëmijëve duke u bazuar në rekomandimet e akterëve
- Asistimi dhe moderimi i konferencave dhe punëtorive
- Të analizojë buxhetin e shtetit, legjislacionin e të drejtave të fëmijëve, pjesëmarrjen  e fëmijëve dhe qeverisjen e të drejtave të tyre
- Të punojë me institucionet lokale dhe nacionale që kanë për mandat mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe qeverisjes së të drejtave të tyre
- Të bëjë monitorimin dhe rishikimin e zbatimit të politikave relevante dhe dokumenteve të fushës, në mënyrë që të sigurohet se po respektohen dhe se janë të përshtatshme

Kualifikimet dhe përvoja:

- Diplomë universitare si jurist
- Njohuri për të drejtat e fëmijëve duke u bazuar në Konventën ndërkombëtare
- Njohuri mbi institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë
- Njohuri të organizimit të aktiviteteve dhe raportimit
- Aftësi në punë ekipore por edhe vet-iniciativë
- Njohje e gjuhës angleze në të shkruar dhe folur, gjuha serbe/boshnjake e preferuar
- Zotërimi i programeve kompjuterike
- Personi të mos jetë i dënuar apo nën hetime për vepra penale

 

Preferohet

- Përvojë pune në ndonjë organizate lokale jo-qeveritare

- Patente shoferi
Femrat, pjesëtarët e të gjitha grupeve etnike, personat me nevoja të veçanta si dhe të sapo diplomuarit janë veçanërisht të inkurajuar të aplikojnë


Mënyra e Aplikimit

Aplikacionet në gjuhën shqipe ose angleze (që përfshijnë një letër motivuese dhe Europass CV) duhet të dorëzohen me së voni më 14 Mars 2014 në formë elektronike në info@syriivizionit.org

Intervistat më 25 mars (vetëm për kandidatët që futen në listën e ngushtë ) 

Regjistrohu për info

Video

Wedding on a bike on the Korzo in Peja