mendo globalisht,
vepro lokalisht

Strategjia për komunitetet rom e egjiptian në komunë Pejë dhe Istog 2009-2011

 

Titulli i Projektit: Strategjia për komunitetet rom e egjiptian në komunë Pejë dhe Istog 2009-2011

Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2008 – Dhjetor 2008)

Vendi: Pejë - Istog

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 21,931 €

Donatori: Olof Palme Center

Qëllimi i projektit: Projekti synon të forcojë dhe mobilizojë komunitetet në mënyrë që Strategjia qeveritare ne nivel qendror në vitin 2007 të bartet në nivelin lokal. Strategjia paraqet gjithë kërkesat dhe nevojat e komunitetit në nivelin lokal dhe planin e veprimit në komunitet, konkretisht në komunën e Pejës dhe të Istogut. Projekti është zgjerim i punës së bërë në vitin 2007, kur projekti kishte përfshirë këto dy komuna.

Përfituesit: Përfitues direkt në aktivitete të projektit kanë qenë komunitetet, 9 fokus grupe me nga 10 persona nëpër lagje dhe fshatra të ndryshme të komunave Pejë e Istog, dy komunat përkatësisht zyrat e komuniteteve dhe zyrat për kthim në të dy komuna si dhe organizatat e komuniteteve. Përfitues indirekt kanë qenë kryetarët e Komunave Pejë dhe Istog, shefat e administratës, drejtorati për shërbime publike, deputetët në parlamentin e Kosovës nga komunitetet si dhe përfaqësuesit e partive politike të komuniteteve në komunat Pejë dhe Istog.

Realizimi i projektit: Projekti është fokusuar në përpilimin e strategjisë vepruese për komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali në komunat Pejë dhe Istog. Për më tepër projekti është fokusuar edhe në fuqizimin e komuniteteve duke realizuar takime dhe trajnime të ndryshme me qëllim ngritjen e kapaciteteve të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në të dyja komunat. Projekti për një vit ka bërë identifikimin e problematikave dhe nevojave tek komuniteteve në bazë të fshatrave dhe lagjeve të ndryshme, duke përfshirë të gjitha prioritetet e komuniteteve në një dokument të përbashkët të përpiluar nga OJQ “Syri i Vizionit” së bashku me Komunat Pejë dhe Istog si dhe përfaqësuesit e komuniteteve në të dyja komunat.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Dy strategji të veprimit për periudhën trevjeçare janë hartuar bashkë me komunitetin dhe me Kuvendet komunale të Pejës dhe Istogut

• Afër 30 takime me pjesëmarrje janë mbajtur për t’u bindur që rekomandimet dhe brengat e qytetarëve janë përfshirë në strategji

• Është krijuar një bazë me të dhëna të hollësishme për gjendjen e këtij komuniteti në dy komuna

• Së paku pesë mini projekte që dalin nga këto strategji janë implementuar në nivel lokal në mbështetje të këtyre planeve të aksionit

• Komuna njeh më mirë problemit e komuniteteve, është rritur bashkëpunimi mes komunitetit dhe autoriteteve

• Përmes pjesëmarrjes në takime për identifikimin e problemeve, përmes tra trajnimeve të mbajtura me temat: Avokimi, Planifikimi Strategjik dhe Hartimi i projekt Propozimeve më se 30 përfaqësues të komunitetit janë aftësuar për të qenë paraqitur më mirë kërkesat e komunitetit dhe për të kërkuar zgjidhjen e tyre.

• Krijimi dhe mbajtja e dy këshillave të përbashkët të komuniteteve, këshilla të krijuara në përfaqësues të fshatrave, që kanë luajtur rol aktiv në hartimin e strategjisë në komunat Istog e Pejë. Krijimi i 19 fokus grupeve në fshatrat dhe lagjet e ndryshme të këtyre komunave të cilat gjatë hartimit të projektit kanë ngritur nivelin e bashkëpunimit brenda grupit dhe brenda komunave.