mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fushata informuese për komunitetin serb në Bllagaq dhe Bellopojë

 

Titulli i Projektit: Fushata informuese për komunitetin serb në Bllagaq dhe Bellopojë

Kohëzgjatja: 6 muaj (korrik - dhjetor 2008)

Vendi: Pejë & Istog

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 7.800 €

Donatori: Këshilli Danez për refugjatë (DRC)

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për synim që të njoftojë dhe fuqizojë dy fokus grupe e që janë Bellopoja e Pejës dhe Bllagaqi i Istogut si dhe të përkrahë me nga një projekt më prioritar infrastrukturor që vet ata e vlerësojnë si më të rëndësishmin për jetën e tyre në vendet ku janë kthyer dhe jetojnë. Me projekt është zhvilluar një fushate informuese që ka pasur për qëllim primarë që vet komuniteti në fokus të informohet rreth rolit e shërbimeve publike të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare në mënyrë që t’u qasen më lehtë dhe më drejt. Qëllimi i projektit natyrisht me këto prezantime nga njëmbëdhjetë shërbime të ndryshme komunale si dhe ato publike, kishte për qëllim që të familjarizonte vet komunitetin, i cili ka nevoja të ndryshme me institucionet më të rëndësishme për nevojat e ndryshme të tyre. Me këtë fushatë komuniteti në fokus është informuar rreth mundësive të përfitimit nga shërbimet që u ofrohen, poashtu janë njoftuar me procedurat se si duhet aplikuar për nevojat dhe përfitimet e mundshme si dhe për kriteret që kërkohen nëpër këto shërbime. Qëllimi i kësaj fushate ka qenë që vet qytetari ta dijë si dhe ku të drejtohet për realizimin e të drejtave dhe kërkesave që i nevojiten e që i takojnë si qytetar i barabartë me gjithë të tjerët. Njoftimi i procedurave, mundësive, përgjegjësive dhe formave të aplikimit krijon një vetëbesim dhe është bazë solide për t’u ndier i sigurt, i barabarte duke plotësuar kërkesat personale në formë të rregullt të qasjes në institucionet përkatëse

Përfituesit: Këtu kanë përfituar banorët e fshatrave si Bellopoja e Pejës po ashtu edhe Bllagaqi i Istogut me njohuri të nevojshme për realizimin e të drejtave dhe nevojave të ndryshme që i kanë. Po ashtu në Bellopjë kanë përfituar projektin e ndriçimit të fshatit, kurse në Bllagaq përpos ndriçimit kanë përfituar kanalizimin, që është zhvilluar një pjesë nga THW, tjetra nga DRC.

Realizimi i projektit: Ky projekt është fokusuar në përmirësimin e kushteve jetësore dhe të kthimit të qëndrueshëm për komunitetin serb në fshatin Bellopojë të Komunës së Pejës si dhe atij Bllagaq të komunës së Istogut. Në këto dy është ngritur niveli i sigurisë dhe kualiteti i jetës. Është mbajtur një fushatë informuese ku komuniteti është njoftuar me procedurat dhe rolin e shërbimeve të ndryshme më qëllim që të përmirësohet qasja në institucione të ndryshme vendore dhe shërbimet që ofrojnë ato, për një integrim më të mirë të komunitetit. Në kuadër të njëjtit projekt në fshatin Bellopojë dhe Bllagaq është bërë ndriçimi publik i fshatit. Në Bllagaq pos ndriçimit është realizuar edhe projekti i kanalizimit, që është realizuar në dy faza. Kanalizimin për njërën pjesë të fshatit e ka bërë THW, kurse pjesën tjetër DRC.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Ngritja e bashkëpunimit në mes komunitetit, pushtetit lokal, organizatave ndërkombëtare dhe faktorëve tjerë përkatës.

• Krijimi i një bashkëpunimi të ndërsjellë si dhe besimit si bazë për realizimin më të lehtë dhe më të shpejtë të nevojave

• Ngritja e kapaciteteve përmes njohurive dhe njoftimit të procedurave e po ashtu edhe për mundësitë e ndryshme të përfitimit nga shërbimet e ndryshme lokale dhe ato ndërkombëtare.

• Përcaktimi i prioriteteve reale me vet komunitetin dhe realizimi i atyre më prioritare për të krijuar kushte për jetë më të mirë

• Realizimi i tri projekteve, dy në Bllagaq të Istogut dhe një në Bellopojë të Pejës për përmirësimin e infrastrukturës së këtyre dy vendeve.

• Familjarizimi i banoreve të të dy fshatrave për të marrë shërbime për nevojat e tyre në institucionet përkatëse