mendo globalisht,
vepro lokalisht

Plani për Komunitet të Sigurt “Vendi i Sigurt”

 

Titulli i Projektit: Plani për Komunitet të Sigurt “Vendi i Sigurt”

Kohëzgjatja: 9 muaj (qershor 2008 – shkurt 2009)

Vendi: Raushiq-Pejë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Forumi për Iniciative Qytetare, Prishtinë

Buxheti: (u realizua përmes FIQ)Donatori: Qeveria Gjermane

Qëllimi i projektit: Nxitja e banorëve lokalë dhe komunitetit më të gjerë për të marrë pjesë dhe përgjegjësi për ta bërë komunitetin e tyre më të sigurt. Duke krijuar një plan veprues ose strategji, anëtaret e komunitetit të prezantuar në grup, këshill ose komitet, të jenë në gjendje që t’i identifikojnë brengat e tyre të sigurisë dhe t’i adresojnë ato tek institucionet përgjegjëse.

Përfituesit: Përfitues të këtij projekti janë banoret e fshatit Raushiq, veçanërisht shkolla e fshatit dhe nxënësit, ku janë blerë dyer për shkollë, është rregulluar kabineti për ligjërata mbi sigurisë në komunikacion.

Realizimi i projektit: Fillimisht është bërë një hulumtim në terren për gjendjen e sigurisë, me zyrtarë të ndryshëm lokal dhe më pas është përzgjedhur vendi më i rrezikuar. Është bërë përzgjedhja e këshillit të vendit dhe janë mbajtur takime të vazhdueshme me institucione lokale dhe qendrore, për t’i zgjidhur problematikat që ka ky komunitet me sigurinë.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Përmirësimi i sigurisë së komuniteteve në mënyrë të vazhdueshme;

• Krijimi i lidhjeve më të forta në mes të shoqërisë civile dhe strukturave të sigurisë (policisë dhe komunës), duke ngritur aftësinë e pjesëmarrjes për të përmirësuar sigurinë njerëzore në nivel të komuniteteve;

• Përkrahja dhe nxitja e njerëzve për të punuar vet për zgjidhjen e problemeve të tyre;

• Sjellja e komuniteteve më afër autoriteteve lokale;

• Ngritja e ndikimit të shoqërisë civile mbi strukturat lokale;

• Shtimi i përgjegjshmërisë së institucioneve lokale mbi sigurinë në komunitet