Aktivitetet gjatë vitit 2012

Trajnohen kryetarët e këshillit lokal të Gurrakocit në Avokim

Istog-15 qershor- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” vazhdon të ngrisë kapacitetet e kryetarëve të fshatrave të këshillit lokal të Gurrakocit duke iu ofruar trajnime profesionale në fushën e Avokimit, në mënyrë që ata të kenë njohuri se si të avokojnë tek institucionet në zgjidhje të problematikave më të cilat ata ballafaqohen.më shumë

Mbahet punëtoria për hartimin e kodit të mirësjelljes në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj

Ferizaj-06 maj- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit, ka mbajtur punëtorin për hartimin e kodit të mirësjelljes më këshillin e shkollës fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj.më shumë

Shkolla ekonomike hap dyert për nxënësit e shkollave fillore

Pejë, 03 qershor 2013- Shkolla e mesme ekonomike “Ali Hadri” në Pejë ka organizuar Ditën e hapur të shkollës, në të cilën ka mirëpritur nxënësit e klasave të IX të të gjitha shkollave të mesme të ulëta të Pejës dhe prindërit e tyre për të prezantuar para tyre kapacitet e shkollës, aktivitet që është përkrahur nga Syri i Vizionit dhe Solidar Suisse në kuadër të projektit Mismatch.më shumë

Mbahet punëtoria me shoqata të fermerëve dhe institucioneve

30 maj 2013 – Në Pejë është mbajtur punëtoria me shoqatat e fermerëve të rajonit të Pejës, përfaqësues të drejtorive për bujqësi nga komunat Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë dhe Deçan qëllimi i së cilës ishte analizimi i strategjive ekzistuese për bujqësi në rajon, problemet me të cilat ballafaqohen organizatat e fermerëve, zbatimin e ligjeve dhe urdhëresave administrative. më shumë

Çështje të praktikës profesionale në sektorin e hotelerisë dhe turizmit në Komunën e Pejës

16 maj 2013- Në këtë takim përfaqësuesit e Shkollës së mesme Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë, mësimdhënës të lëndëve të hotelerisë dhe turizmit kanë diskutuar me zyrtarët komunale, biznesin, sindikatën, shoqatat që merren me turizëm, shoqërisë civile, Zyrën rajonale të punësimit,etj. për mundësitë e koordinimit sa më të mirë të praktikës profesionale për nxënësit e drejtimeve të hotelerisë dhe turizmit.më shumë

Në Pejë debat për integrimin e Kosovës në BE

07 Maj- Në javën e aktiviteteve kushtuar Evropës organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” në bashkëpunim me EUPK (EU Perspective in Kosovo), kanë mbajtur një debat me temën “Të nisemi për Evropë”, qëllimi i të cilit ishte rruga e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropianmë shumë

Debat me burrat, si e shohin pozitën e femrës

30 prill- Në tryezën e tretë “Ngritjen e pozitës së gruas në proceset e paqe-bërjes dhe paqe-ruajtjes”, pas debateve të mbajtura më parë me përfaqësues të femrave dhe të rinjve të Pejës, pjesëmarrës në këtë debat kanë qenë burrat e qytetit të Pejës, që kanë biseduar se si ata e shohin përfshirjen e femrave në mekanizmat ekzistuese për ndërtimin e paqes. më shumë

Projekti i ri për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shkolla

“Syri i Vizionit” me përkrahje nga organizata ndërkombëtare “Save the Children” ka filluar të realizojë projekti“Child protection and Child Right Governance”, projekt që ka për qëllim të ndihmojë fëmijët, organizatat e ndryshme dhe shkollat në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, t’i shndërrojë shkollat në vende të sigurta për fëmijët dhe të ndihmojë krijimin dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve.më shumë

Të rinjtë flasin për rolin e femrave në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes

17 prill- Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” ka mbajtur tryezë me të rinjtë e qytetit të Pejës ku është biseduar për përfshirjen e femrave në mekanizmat ekzistuese për ndërtimin e paqesmë shumë

Ekspozita “Make the change you(th) want to see”

Në qendrën rinore “Peja” është hapur një ekspozitë me 40 fotografi nga pjesëmarrësit e aktiviteteve në Pejë dhe Bor, e cila paraqet një këndvështrim të të rinjve lidhur me këto vendemë shumë

Mbahet takim me banorët e fshatit Zllopek

21 mars 2013- Organizata joqeveritare Syri i Vizionit ka mbajtur takim me banorët e fshatit Zllopek të komunës së Pejës, ku është biseduar për problematikat më të cilët ballafaqohet komuniteti i këtij fshati.më shumë

Fillon projekti Mismatch, në mbështetje arsimit profesional në Komunën e Pejës

Projekti ka objektiva: Fasilitimin dhe ngritjen e dialogut në mes të shkollës profesionale ekonomike dhe biznesit në drejtimin e turizmit; Krijimin e sistemit të përfundimit të praktikave në biznese për nxënësit e shkollës ekonomike drejtimi i turizmit dhe hotelerisë.më shumë

Mbahet tryeza “Krijimi i partneriteteve për veprime lokale”

19 Mars- Tryeza ka pasur për qëllim trajtimin dhe identifikimin e problematikave në sektorin e shërbimeve publike dhe urbanizmit dhe mundësitë e veprimeve të përbashkëta në përmirësimin e situatës aktuale të shërbimeve publike dhe urbanizmit për një eko –turizëm të qëndrueshëm në komunën e Pejës.më shumë

Mbahet tryeza për përfshirjen e femrave në mekanizmat për ndërtimin e paqes

Në një tryezë të përbashkët gratë liderë nga sektorë të ndryshëm të jetës në qytetin e Pejës, kanë analizuar situatën e femrës dhe gatishmërinë e tyre për t’u kyçur në mekanizmat ekzistuese që funksionojnë në komunën e Pejësmë shumë

Liderët e bashkësë territoriale të Raushiqit trajtojnë problemet në fshatrat e tyre

25 shkurt- Përfaqësuesit e fshatrave Loxhë, Zllopek, Raushiq, Lubeniq, Bellopoje e Zagermë janë... më shumë

Mbahet trajnimi për nxënësi trajnerë të shkollave fillore

25 janar- Grupi i nxënësve nga Peja dhe Gjakovë trajnohen në 7 tema të ndryshme, dhe pastaj njohuritë e marra do t’i ndajnë me bashkëmoshataret e tyre në shkollamë shumë

OJQ Syri i Vizionit takon kryetarët e komunave të Dukagjinit

Janar 2012- Kryetarët e komunave dhe zyrtarët tjerë komunalë kanë kërkuar që Syri i Vizionit t’i ndihmojë ata, në përpilim apo harmonizim të rregulloreve si dhe të zbatimit të tyre në praktikëmë shumë

Konferenca përmbyllëse e projektit “Qytetari Aktive” me kryetarët e bashkësive lokale

28 dhjetor- Konferenca ka pasur për qëllim aktivizimin dhe fuqizimin e qytetarëve në adresimin e problematikave të tyre drejt institucionevemë shumë

Mbahet takimi më kryetarët e fshatit të bashkësisë lokale Vrellë të Istogut

Istog 24 dhjetor- Syri i Vizionit ka mbajtur takimin e fundit për këtë vit më kryetarët e bashkësisë lokale të Vrellës komuna e Istogut, ku është biseduar për punën e bërë gjatë këtij viti më këtë komunitet dhe për vazhdimësinë e bashkëpunimit në të ardhëm.më shumë

Vendoset kodi i mirësjelljes në shkollën fillore “Ramiz Sadiku” dhe dhurohen libra për bibliotekën

Pejë 21 dhjetor 2012- Syri i Vizionit, ka vendosur kodin e mirësjelljes në koridorin e shkollës dhe ka dhuruar një donacion të librave për bibliotekën e shkollës fillore Ramiz Sadiku në Pejë.më shumë

Trajnohen mbi 40 nxënës të Shkollës Fillore Mustafa Bakija për mbrojtjen nga ngacmimet

Gjakovë-06 dhjetor 2012 Organizata Syri i Vizionit vazhdon fuqizimin e nxënësve për mbrojtjen e të drejtave të tyre.më shumë

Trajnimi për mbrojtjen e fëmijëve nga ngacmimet, në shkollë “Ramiz Sadiku” në Pejë

Pejë, 05 dhjetor- Në trajnimin me nxënësit nga kryesitë e klasave VI-IX të, ata kanë mësuar më shumë për format e ndryshme të ngacmimeve më shumë

Debat mbi projektet e premtuara dhe të pa realizuara në Xerxë të Rahovecit

Rahovec-03 dhjetor 201 Kryetarët e këshillit lokalë të Xerxës së Rahovecit ankohen se projektet që komuna e Rahovecit ju kishte premtuar ti realizojë në vitin 2012 nuk u realizuan disa filluan dhe mbetën në gjysmë disa tjera as që kanë filluar, sipas tyre ngecja e mos realizimit të këtyre projekteve nga ana e komunës ka qenë mungesa e buxhetit të komunës.më shumë

Kryetarët e bashkësive lokale adresojnë problemet e komuniteteve të tyre

Pejë, 26 nëntor- Kryetarët e bashkësive lokale Rugovë, Isniq, Vrellë, Grabanicë dhe Xerxë në takimin e radhës kanë diskutuar për problematikat me të cilat ballafaqohen komuniteti i tyremë shumë

Aktivitete në Ditën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve në Pejë e Gjakovë

Pejë 20 nëntor - Fëmijët në pesë shkolla kanë mbajtur vetë ligjërata, kanë shpërndarë broshurave dhe kanë shkruar ese e pikturamë shumë

Debatohet Strategjia Kombëtare për Kontrollin e Armëve

Pejë- 09 nëntor 2012- Është mbajtur takimi publik për të diskutuar strategjinë e grumbullimin te armëve të vogla dhe të Lehta në Republikën e Kosovës.më shumë

Konferenca me temën “Qytetaria Aktive”

02 Nëntor 2012 Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, ka mbajtur konferencën me temën “Qytetaria Aktive” ku ka publikuar edhe një raport mbi Qytetarinë aktive.më shumë

Mbahet konferenca rajonale për shkëmbim përvojash

27/28 tetor 2012 - Me organizatat rinore nga Bosnja, Serbia e Kosova, është bërë prezantimi i punës një vjeçare në projekte që kanë të bëjnë me aftësimin e të rinjve dhe tregun e punësmë shumë

Debat publik me studentët pejanë për edukim të votuesve

Pejë, 23 tetor 2012- Në debat publik me studentët e Universitetit Publik “Haxhi Zeka”, është debatuar për pjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhje dhe rëndësinë që ka vota e tyremë shumë

Mbahen orë për zgjedhjet tek 200 klasa me matrurantë

Në gjashtë komunat e rajonit të Pejës ka filluar mbajtja e orëve për edukimin e votueseve të rinj. Këto orë që do mbahen në të gjitha klasat e maturantëve në Kosovë kanë për qëllim që këta nxënës si votues potencialë të informohen në lidhje me rëndësinë e zgjedhjeve, zhvillimin e demokracisë dhe rolin e tyre në shoqëri si qytetarë aktivë.më shumë

Të rinjtë e komuniteteve vizitojnë objektet e kultit

gusht 2012- Të rinjtë nga komunat Pejë, Klinë dhe Istog, kanë qenë pjesë e një vizite në objektet e trashëgimisë fetare më shumë

OJQ-të trajnohen për ngritje të fondeve

23 gusht 2012 SiV është duke ofruar trajnime të nevojshme për fuqizimin e shoqërisë civile në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Junik, Gjakovë, Rahovec dhe Prizrenmë shumë

Trajnohen mbi 30 kryetarë të bashkësive lokale

Gusht 2012- Me punë të drejtpërdrejtë dhe trajnimeve në fushën e avokimit dhe projekt propozimeve është duke u fuqizuar roli i kryetarëve të bashkësive lokale në disa lokalitete në pesë komuna të rrafshit të Dukagjinitmë shumë

“Festivali i rrugës” në sheshet e Pejës, Prizrenit dhe Gjakovës

Pejë, Gjakovë, Prizren- Festivalet që janë mbajtur në rrugë, në sheshet kryesore të këtyre tri qyteteve dukagjinase, ka mbledhur në një vend dhjetë grupe të ndryshme, këngëtarë e valltarë, artsitë, piktorë e aktorë, që para publikut të rastit në këto qendra ka paraqitur aftësitë e tyrëmë shumë

Mbahet turniri i futbollit më të rinjtë

Pejë 29 qershor- Organizata joqeveritare Syri i Vizionit ka organizuar turnirin e futbollit më të rinjtë e komuniteteve që jetojnë në komunën e Pejës, Klinës dhe Istogut. më shumë

Syri i Vizionit dhe Komuna e Pejës organizojnë Panairin e Karrierës

Pejë, 06 qershor 2012- Panairi ka për qëllim promovimin e drejtimeve të shkollave të mesme profesionale dhe bizneseve të ndryshme në komunën e Pejës.më shumë

Trajnime për orientim në profesion për nxënësit e shkollave të Pejës

04 qershor 2012- Për nxënësit e klasave të nënta në dhjetë shkolla fillore të Pejës më datë 31 maj, 1 dhe 4 qershor janë mbajtur këshillime për orientim në karrierëmë shumë

U publikua raporti i monitorimit të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës

Prishtinë 11 maj- Në parku e qytetit të Prishtinës Syri i Vizionit, ka bërë publikimin e raportit “Monitorimi i Zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës”, në një konferencë për mediamë shumë

Dita ndërkombëtare e Librit dhe e Të drejtës autoriale

23 prill 2012- Syri i Vizionit ka qenë pjesë e aktiviteteve promovuese në bashkëpunim me organizatat partnerë në kuadër të programit “Cultur for all”, për të shënuar në media këtë datë të rëndësishme për librin dhe të drejtën autoriale.më shumë

Shoqëria civile analizon buxhetin për Policinë e Kosovës

Pejë 11 prill 2012- Zyrtarë të Policisë së Kosovës, përfaqësues të partive politike, zyrtarë komunal, përfaqësues të këshillave komunale për siguri në bashkësi, Shoqërisë civile dhe mediat kanë analizuar raportin e analizës së buxhetit të policisëmë shumë

Debat për reformën zgjedhore në Kosovë

Pejë, 03 prill 2012- Rrjeti i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka mbajtur një debat publik më qytetarë për të diskutuar mbi propozimin për reformën zgjedhore në Kosovë “Kosova me 26 zona zgjedhore”më shumë

Monitorimi i zbatimi i Ligjit për Mbrojtje të Natyrës në Pejë

22 mars 2012- Në një tryezë të përbashkët në Pejë, zyrtarët mjedisorë të komunave Pejë, Gjakovë, Klinë, dhe Deçan, shoqëria civile dhe mediat kanë analizuar se çfarë janë duke bërë komunat në mbrojtje të natyrës më shumë

“Kontrolli i armëve të vogla dhe të lehta në Kosovë –Progresi dhe sfidat”

Pejë, 21 mars 2012 – Është publikuar raporti “Kontrolli i armëve të vogla dhe të lehta në Kosovë –Progresi dhe sfidat” në tryezën e organizuar nga Syri i Vizionit në bashkëpunim më SaferWorld dhe Forumin për Sigurimë shumë

Mbahet kampi rinor “Të rinjtë liderë të paqes”

03-04 mars 2012- Kampi i mbajtur në Istog për dy ditë dy ditë ka mbledhur mbi 30 të rinj nga për hartimin e strategjisë së veprimit për rininë.më shumë

Debati mbi zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e natyrës

02 mars 2012- Në kuadër të projektit “Zbatimi i Ligjit për Mbrojtje të Natyrës”, është mbajtur një debat publik në të cilin është diskutuar zbatimi i këtij ligji në praktikëmë shumë

Syri i Vizionit dhe Caja Granda nga Spanja ndihmojnë qendrën e mjekësisë familjare ne Pejë

25 janar 2012 – QKMF në Pejë, sot ka përfituar një donacion nga Caja Granada e Spanjës falë OJQ Syri i Vizionit. Kësaj qendre mjekësore i është dhuruar një pajisje e quajtur Spektrofotometer (Spectrophotometer) që do të shërbejë për kryerjen e analizave hamatologjike dhe biokimi.më shumë

Vizita për shkëmbim të përvojave mes të rinjve

24 janar 2012- Në kuadër të projektit “Të rinjtë liderë të paqes”, SiV ka organizuar në Istog një takim me të rinj nga fshatra të komunës së Klinësmë shumë

Publikohet strategjia për komunitetin rom, egjiptian dhe ashkali në Deçan

24 janar 2012- Në Deçan është publikuar strategjia e veprimit 2012-1014, strategji kjo tri vjeçare për komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali, që është hartuar nga organizata “Syri i Vizionit” mbështetur nga Olof Palme International Center.më shumë

Përurohen dy strategji veprimi në komunën e Rahovecit

17 janar 2012-Në komunën e Rahovecit është përuruar botimi i dy strategjive të hartuara gjatë vitit të kaluar në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit dhe komunitetin më shumë

Realizimi i planeve të biznesit për fituesit të garës për biznes planet në Prizren dhe Gjakovë

Është organizuar takimi për vlerësimin e arritjeve të përfituesve të garës “Perspektiva Rurale” për planin më të mirë të biznesit për Prizrenin dhe Gjakovën në vitin 2010më shumë

Komuna e Rahovecit ndan mirënjohje për Syrin e Vizionit

Angazhimi i “Syrit të Vizionit” në komunën e Rahovecit gjatë vitit 2011 është vlerësuar nga Komuna e Rahovecit në një ceremoni të përmbylljes së projekteve dhe aktiviteteve të këtij vitimë shumë

U mbajt turniri i futbollit në Rahovec

Rahovec 22 nëntor 2011- Me moton “Luaj për paqen” në Rahovec është mbajtur një turnir futbolli në të cilën kanë marrë pjesë ekipe të komuniteteve të ndryshme etnike. më shumë

Klasa testuese me nxënës në gjuhën rome

Në këtë klasë nga data 1 korrik 2011 vijojnë mësimin rreth 25 nxënës të komunitetit rom, të cilët kanë shpreh dëshirën dhe vullnetin për të mësuar gjuhen e tyre dhe për të mos harruar gjuhen e tyre amtare.më shumë

Debat me të rinjtë e kthyer nga vendet perëndimore

Prizren, 20 nëntor- Është mbajtur debati me të rinjtë e kthyer nga vendet perëndimore nga komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali nga komuna e Gjakovës dhe Prizrenit me qëllim mbështetjen për integrimit e të rinjve që janë kthyer nga vendet evropiane në Kosovë.më shumë

Kushte më të mira të jetës për komunitetet

Deçan 19 nëntor- Në fshatin Shaptej të Deçanit si iniciativë dhe kërkesë e domosdoshme nga vetë komuniteti për të krijuar kushte më të mira për familjet është hapur një pus për furnizim me ujë më shumë

Rrugë më të mira për komunitetin në Rahovec

Rahovec 9 nëntor 2011- Në kuadër të projektit për fuqizim të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në komunën e Rahovecit, është bërë rregullimi e rrugës në lagjen “Rahovec i Epërm”, ku jetojnë ky komunitet, duke krijuar kushte më të mira për jetesë ne këtë lagje.më shumë

Thirrje për të marr pjesë në trajnimet e TACSOs

Thirrje për të marr pjesë në trajnimet e TACSOs “Si të përgatitet projekt propozimi – forma e plotë e aplikimit” në përgjigje të thirrjes për projekt propozime EIDHR 2011më shumë

Sesion informativ me OJQ-të e rajonit për skemën e granteve të EIDHR

29 tetor 2011- Është mbajtur sesioni informativsesion për përkrahje të OJQve të rajonit të Pejës për aplikimin në thirrjen e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë. Mbi 40 organizata të shoqërisë civile të rajonit kanë marrë pjesë në sesionin informativ i cili është mbajtur në Hotel Dukagjini në Pejëmë shumë

Turnir futbolli me të rinjtë liderë të paqes

22 tetor 2011- Është mbajtur turniri i futbollit me të rinjtë e komuniteteve nga komunat Pejë, Klinë dhe Istog me moton “Të rinjtë liderë të paqes”.më shumë

Takim me komunitetin e Rugovës për linjën e autobusit

Pejë, 22 tetor 2011- Të premten është mbajtur një takim më përfaqësuesit e komunitetit të 15 fshatrave të Rugovës për funksionalizimin më të mirë të linjës së autobusit Pejë-Bogë.më shumë

U mbajt debati publik për Kushtetutën në Pejë

Pejë, 21 tetor 2011- Është mbajtur në Pejë debati publik “Kushtetuta po ndryshon- Thuaje edhe ti fjalën tënde”, që kishte për qëllim të konsultojë qytetaret lidhur me ndryshimin e kushtetutës lidhur me zgjedhjen e presidentit.më shumë

Të rinjtë shfaqin

15 tetor 2011- Në sallën e teatrit të pallatit të kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë është dhënë shfaqja “Audicionet” e grupit të aktorëve që veprojnë në kuadër të organizatës së bazuar në komunitet, “Prosperiteti” nga Gjakova. më shumë

“Përmirësimi i komunikimit me strukturat komunale në rajonin e Pejës”

06 tetor 2011- Me qëllim ngritjen e transparencën, demokratizimin si dhe përmirësimin e komunikimit mes organeve komunale dhe komunitetit serb, “Experimental Studio Group” (ESG) të enjten në lokalet e Radio Gorazhdecit ka organizuar tryezën e rrumbullakët me temën “Pozita e komunitetit serb në komunën e Pejësmë shumë

Debati “Krimet ekonomike – lufta kundër tyre”

30 shtator 2011- Zyrtarë nga Policia, Gjykata Prokuroria, Komuna dhe Dogana, bashke me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medieve kanë diskutuar për problemet e krimeve ekonomike në rajonin e Pejës, koordinimin e institucioneve në këtë sektor dhe problematikave me të cilat përballen këto organe. më shumë

Ceremonia pëmbyllëse e projektit MOBKOS

Pejë 29 shtator 2011. Në këtë ceremoni janë bërë edhe prezantime të shumta nga Komuna e Pejës që kanë folur për rëndësinë që ka pasur projekti i MOBKOS-it në zhvillimin e planeve urbanistike në qytetin e Pejës. Ka pasur prezantime nga organizatat e ndryshme joqeveritare të cilat kanë prezantuar punën e tyre që kanë bërë gjatë realizimit të projektit të MOBKOSit më shumë

Vizitë studimore lidhur me kthimin në rajonin e Dukagjinit

Pejë, 26 shtator 2011: Në kuadër të projektit për hartimin strategjisë së veprimit për komunitetin serb të komunës së Rahovecit, të hënën është realizuar një vizitë studimore me përfaqësues të komunitetit nga Rahoveci në komunat Pejë e Klinëmë shumë

Çdo ditë, është ditë e paqes

Pejë- 27 shtator- Me moton “Çdo ditë është ditë e paqes” sot në qytetin e Pejës është organizuar një aktivitet me nxënësit e shkollës Fillore “Xhemal Kada”. Përmes vizatimeve këta nxënës kanë shprehur vizionin e tyre për paqen, çka do të thotë paqja për ta dhe si simbolizohet ajo; këtë gjë më së miri mund ata e kanë shprehur përmes vizatimeve të shumta që kanë realizuar në qendër të qytetit.më shumë

SiV organizon konferencën shkëmbimore mbi rininë dhe punën

17 shtator 2011- “Exchange conference of youth NGOs and trade unions on decent work for young people in Southeastern Europe” ka mbledhur organizatat rinore dhe sindikatat nga tri shtete Bosnja, Serbia dhe Kosova, që më parë kanë realizuar projekte lidhur me rininë dhe punësimin.më shumë

Mbështetje për kthim të qëndrueshëm, krijimi i kushteve për ri-integrimin e komunitetit serb

Organizata Syri i Vizionit nga Peja ka organizuar konferencën e kthimit me qëllim të mbështetjes së përpjekjeve avokuese dhe për të nxitur më tej dialogun ndëretnik. më shumë

Shkëmbim përvojave të kthimit dhe re-integrimit

Në një vizitë me përfaqësuesit e komunës së Obiliqit, përfaqësues të komuniteteve të kthyer dhe atij pritës, është bërë shkëmbim i përvojave të mira të kthimit dhe re-integrimit, ku nikoqir të kësaj vizite ka qenë komuna e Klinës. më shumë

Filloi nënshkrimi i peticionit për KOMRA

25 prill 2011: Në rajonin e Pejës ka filluar nënshkrimi i peticioneve për koalicionin për KOMRA. Rreth 2000 nënshkrime do mblidhen në Pejë nga vullnetarët e Syrit të Vizionitmë shumë

Debat publik me qytetarët e Rugovës

22 prill 2011: Me përfaqësues të 13 fshatrave të zonës së Rugovës, zyrtarët komunalë dhe shoqata joqeveritare, është mbajtur një takim lidhur me hartimin e ligjit të ri për pyjet. më shumë

Filloi nënshkrimi peticionit për deklaratën e luftimit të ndryshimeve klimatike

14 mars 2011: Në Pejë prej ka filluar nënshkrimi i peticionit për hartimin e deklaratës mbi luftimin e ndryshimeve klimatike. Peticioni ka për qëllimin inicimin e hartimit të deklaratës nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe planifikimit hapësinor për ndryshimet klimatike më shumë

Prezantimi i projektit në komunën e Deçanit

10 mars 2011: Në një takim me Komunën e Deçanit është prezantuar projekti për hartimin e strategjisë për komunitetet rom, ashkali e egjiptian në komunat Rahovec dhe Deçan. më shumë

Krijimi i platformës për mobilitetin urban në Kosovë

09 mars 2011: Në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë është mbajtur takimi i komitetit të Mobkos, programi i mobilitetit urban në Kosovë, në të cilën është analizuar puna e deritanishme në kuadër të këtij projekti dhe ndryshimet që ka sjellë në Kosovë.më shumë

U publikua raporti i paralajmërimit të hershëm

04 mars 2011: Në hotel Dukagjini në Pejë është bërë prezantimi raportit të paralajmërimit të hershëm i hartuar në kuadër të platformës Propeace në kuadër të projektit për parandalimin e konfliktit.më shumë

Prezantimi i projektit në komunën e Rahovecit

25 shkurt 2011: Në Komunën e Rahovecit janë prezantuar disa projekte që po realizon Syri i Vizionit në këtë komunë, që kanë të bëjnë kryesisht me komunitet pakicë.më shumë

U mbajt debati për politikat kundër narkotikëve

23 Shkurt 2011: Në kuadër të projektit “Forcimi i mbikëqyrjes publike në sundimin e ligjit” që impementohet në partneritet me FIQ nga Prishtina, në Pejë është mbajtur debati me temën “Zbatimi i politikave kundër narkotikëve dhe roli i shoqërisë”. më shumë

Analiza e ekspertëve për draftin e Ligjit mbi Mbeturinat

18 shkurt: Në Prishtinë është mbajtur takimi ekspertëve për analizimin e draftit të ligjit për mbeturinat. Ekspertë të legjislacionit dhe në fushën e harmonizimit të ligjeve kosovare me ato evropiane kanë bërë analizën e draft ligjit të ri dhe të kërkesave dhe sugjerimeve që kanë dalë nga debatet e mëparshme që ka mbajtur Syri i Vizionit në shtatë qendra rajonale të Kosovës bashkë me komunat, shoqërinë civile dhe palët tjera me interes. më shumë

Prezantimi i strategjisë për komunitetin serb në Klinë

04 shkurt 2011: Është mbajtur ceremonia e prezantimit të Strategjisë së veprimit për komunitetin serb në Komunën e Klinës në vitet 2011-2013. Strategjia e hartuar nga OJQ Syri i Vizionit në bashkëpunim me komunitetin dhe Komunën e Klinës është realizuara gjatë vitit 2010 me projektin e financuar nga Olaf Palme Center.më shumë

U mbajt turnamenti nacional i debatit Peja Open 2011

29-30 janar 2011: Për dy ditë në Pejë është mbajtur turnamenti nacional i debatit në formatin Karl Popper” me nxënës të shkollave të mesme nga katër komuna të Kosovës. Kanë marrë pjesë 22 ekipe të ndryshme debatuesish që kanë garuar në klasat e shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. më shumë

Përurohet broshura dhe përmbyllet projekti BRIGDE për fuqizimin e Shoqërisë civile në rajon e Pejës

20 janar 2011: Projekti BGRIDE i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit EIDHR, i cili është zbatuar nga Syri i Vizionit në rajonin e Pejës në gjatë viteve 2009 dhe 2010, është përmbyllur me një ceremoni solemne ku kanë marrë pjesë organizata dhe partnerë që kanë punuar bashkë me “Syrin e Vizionit” në këshillat e krijuara që kanë funksionuar në pesë komunat e rajonit: Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë dhe Istog.më shumë

Syri i Vizionit ndërron zyrat

15 janar 2011: Organizata ka ndërruar adresën duke kaluar nga ambienti që kishte në zyrë në një lokal afarist në Qendër Zejtare, në një objekt të ri trekatësh në rrugën Isa Demaj në qendër të Pejës. më shumë

Regjistrohu për info

Video

Wedding on a bike on the Korzo in Peja