mendo globalisht,
vepro lokalisht

Çdo ditë, është ditë e paqes

27.09.2011

Pejë- 27 shtator- Me moton “Çdo ditë është ditë e paqes” sot në qytetin e Pejës është organizuar një aktivitet me nxënësit e shkollës Fillore “Xhemal Kada”. Përmes vizatimeve këta nxënës kanë shprehur vizionin e tyre për paqen, çka do të thotë paqja për ta dhe si simbolizohet ajo; këtë gjë më së miri mund ata e kanë shprehur përmes vizatimeve të shumta që kanë realizuar në qendër të qytetit.

Ky manifestim është organizuar nga organizata Care Internacional dhe ProPeace në bashkëpunim me organizatën Grupi kosovar për parandalim të konfliktit dhe në partneritet me organizatën lokale OJQ Syri i Vizionit nga Peja që është anëtare e rrjetit Pro Peace, i cili tani e dy vite është duke implementuar projektin për parandalim në konfliktit në Kosovë me mbështetje nga Komisioni Evropian.

Qëllimi i kësaj aktiviteti ka qenë t’u tregohet të gjithëve që jetojnë në Kosovë dhe kudo tjetër se jo vetëm një ditë është ditë që duhet kushtuar paqes, por çdo ditë është ditë paqe. Vizatimet e realizuar nga nxënësit e shkollës fillore “Xhemail Kada” në Pejë, do t’i dërgohen Komisionit Evropian, është edhe mbështetës i këtij aktiviteti.