mendo globalisht,
vepro lokalisht

Debat publik me qytetarët e Rugovës

28.09.2011

Me përfaqësues të 13 fshatrave të zonës së Rugovës, zyrtarët komunalë dhe shoqata joqeveritare, është mbajtur një takim lidhur me hartimin e ligjit të ri për pyjet. Kryesuesve të fshatrave i është prezantuar drafti i ligjit të ri për pyjet, puna që është bërë dhe është bashkëbiseduar për problematikën e pyjeve dhe përfshirjen e komunitetit në hartimin e planeve menaxhuese për pyjet. Nga takimi janë nxjerrë rekomandimet lidhur me përmbajtjen e draftit, që pasi të përpunohen nga ekspertët ligjorë dhe ekspertët e pyjeve, do marrin formën përkatëse për t’iu dorëzuar Ministrisë së Bujqësisë dhe pylltarisë dhe Parlamentit të Kosovës që të përfshihen në formën përfundimtare të ligjit.
Takimi është zhvilluar në kuadër të projektit “Ndikimi i grupeve lokale të interesit në vendimmarrje në nivel qendror” që implementohet nga SiV me financim nga USAID/ISC.