mendo globalisht,
vepro lokalisht

Debati nacional lidhur me menaxhimin e mbeturinave dhe ndryshimin e ligjit për mbeturina

28.09.2011

21 prill 2011: Me pjesëmarrje nga Ministria e mbrojtës së mjedisit, komunat dhe ndërmarrjet për menaxhimin e mbeturinave nga gjitha rajonet e Kosovës, në Prishtinë është mbajtur një debat lidhur me draftin e ligjit për mbeturina. Takimi i organizuar me organizatën partnere “Fol” nga Prishtina është mbajtur në kuadër të projektit “Ndikimi i grupe lokale të interesit në ligjin për mbeturina dhe përshtatjen me standardet e BE-së” që prej vitit të kaluar po implementohet nga OJQ Syri i Vizionit me financim nga USAID/ISC. Takime të ngjashme janë mbajtur në të gjitha rajonet e Kosovës duke përfshirë të gjitha grupet e interesit në këtë sektor
Në takimin e Prishtinës pjesëmarrësit kanë dalë me rekomandimet që bashkë me rekomandimet e mbledhura në takimet tjera nga ekspertët do marrin formën ligjore dhe do dorëzohen ministrisë dhe parlamentit për t’u përfshirë në ligjin përfundimtar