mendo globalisht,
vepro lokalisht

U mbajt turnamenti nacional i debatit Peja Open 2011

28.09.2011

29-30 janar 2011: Për dy ditë në Pejë është mbajtur turnamenti nacional i debatit në formatin Karl popper” me nxënës të shkollave të mesme nga katër komuna të Kosovës. Kanë marrë pjesë 22 ekipe të ndryshme debatuesish që kanë garuar në klasat e shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Në finalen e madhe të mbajtur në kinoteatrin “Jusuf Gërvalla” të Pejës janë takuar ekipi “The Young Europeans” nga Peja dhe “Feniks” nga Ferizaj, ndërsa juria ka shpallur fitues ekipin nga Peja.
Turnamenti organiket për herë të tretë në Kosovë, pas atyre të mbajtura në Ferizaj dhe Prishtinë gjatë vitit 2010 dhe është pjesë e projektit që organizohet në partneritetin e organizatave Syri i Vizionit, Lëvizjes Fol, BIRN, YIHR dhe INPO me financim nga KFOS/SOROS.