mendo globalisht,
vepro lokalisht

Turnir futbolli me të rinjtë liderë të paqes

24.10.2011

22 tetor 2011. Është mbajtur turniri i futbollit me të rinjtë e komuniteteve të ndryshme nga komunat Pejë, Klinë dhe Istog me moton “Të rinjtë liderë të paqes”.
 
Në këtë turnir kanë marrë pjesë 12 ekipe të bëra nga institucionet komunale, shoqëria civile, KFOR, ekipe nga fshatra të ndryshme të komunës së Pejës, Klinës dhe Istogut të bëra nga komunitete të ndryshe. Ekip fitues i këtij turniri është shpallur ekipi nga shoqëria civile OJQ “Arti” nga Peja.
 
Ky turnir është organizuar nga OJQ Syri i Vizionit në kuadër të projektit “Të rinjtë liderë të paqes”, që mbështet nga CARE International dhe financohet nga Komisioni Evropian