mendo globalisht,
vepro lokalisht

Kushte më të mira të jetës për komunitetet

21.11.2011


Deçan 19 nëntor-Komuniteti egjiptian dhe ashakli në fshatin Shaptej, komuna e Deçanit, me vite të tëra është ballafaquar më mungesë të ujit duke vështirësuar jetën e këtij komuniteti edhe më shumë.

Për të zgjidhur këtë problem dhe për të ju siguruar ujin si nevojë elementare për jetë banorëve të këtij fshati, organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja me mbështetje të Olof Palme Center, në kuadër të projektit për fuqizim të komuniteteve rome, egjiptian dhe ashkali, ka bërë hapjen e një pusi për furnizim me ujë për komunitetin.

Hapja është bërë si iniciativë dhe kërkesë e domosdoshme nga vetë komuniteti për të krijuar kushtemë të mira për familjet e këtij komuniteti në këtë fshat.