mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbështetje për kthim të qëndrueshëm, krijimi i kushteve për ri-integrimin e komunitetit serb

23.11.2011



Klinë Gusht2011 - Organizata Syri i Vizionit nga Peja, në kuadër të projektit “Përkrahje kthimit dhe reintegrimit përmes fuqizimit të komunititit të kthyer dhe adresimit të nevojave të tyre në institucione” ka organizuar konferencën e kthimit me qëllim të  mbështetjes së  përpjekjeve avokuese dhe për të nxitur më tej dialogun ndëretnik. Të pranishëm në këtë konferencë ishin zyrtarë të komunës së Klinës, përfaqësues të komuniteteve serb, rom, egjiptian dhe shqiptar të cilët janë edhe përfitues të projektit të kthimit RRK – II.
Konferencat të tilla janë realizuar edhe në komunat Ferizaj, Obiliq dhe Rahovec. Projekti përkrahje kthimit dhe reintegrimit përmes fuqizimit të komunititit të kthyer dhe adresimit të nevojave të tyre në institucione, mbështetet financiarisht nga DRC dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, ndërsa implementohet nga OJQ Syri i Vizionit në parteritet me Organizatën VOK, në komunat Klinë, Rahovec, Obilic dhe Ferizaj.