Realizimi i planeve të biznesit për fituesit të garës për biznes planet në Prizren dhe Gjakovë

Komunikatë për media 

Rezultatet e realizimit te planeve biznesit nga organizatat fituesit të garës për biznes planet më të mira në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës
 
Gjakovë, 22  dhjetor 2011
Organizatat joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja bashkë me organizatën zvicerane SOLIDAR Suisse të ënjtën në Gjakovë kanë organizuar takimin për vlerësimin e arritjeve të përfituesve të garës “Perspektiva Rurale” për planin më të mirë të biznesit për Prizrenin dhe Gjakovën në vitin 2010. Arritjet e tri organizatave fermere fituese: kooperativës “Krusha”, organizata e grave fermere “Krusha e vogël” e Prizrenit dhe “Saturn”nga Gjakova që kishin fituar këtë garë të organziuyar nga Syri i Vizionit nga me SOLIDAR Suisse. Arritjet e tyre, zhvillmi i biznesit të tyre dhe jetësimi i planeve të paraqitura dy vjet më parë, janë paraqitur të premten në Gjakovë në restorantin “Çarshija e Jupave”.
Projekti i parë, sipas Fahrije Hotit nga kjo organizatë e Krushës së Madhe, me fondet e këtij projekti ka filluar linjën e prodhimit të ajvarit, projekt që më vonë është përkrahur edhe nga donatorë tjerë si USIAD, Ministria e bujqësisë, etj. Hoti ka thënën se organizata mbledh 25 femra fermere dhe produkti i tyre është pritur mjaft mirë në treg.
Projekti i dytë është zhvilluar nga gratë e Krushës së Vogël për grumbullimin e qumështit në rajonin e Hasit. Përfaqësuesja e kësaj organizate Dile Prenkpalaj ka thënë se nga ky projekt është hapur një pikë grumbulluese qumështi në të cilën nga 20 fermerë mblidhen 600 litra qumësht në ditë dhe dorëzohen në qumështoren “Abi”.
Përfituesit  e projektit të tretë, Saturni nga Gjakovë kanë paraqitur arritjen ne tyre në zhvillimin e kapaciteteve për prodhimin e mollëve përmes instalimit të ujitjes “pikë pikë”. Pjetur Frrokaj ka thënë se me këtë është rritur produktiviteti dhe cilësia e mollëve.
“Perspektiva rurale’ është projekt që nga vitit 2008 realizohet në Kosovë nga organizata Syri i vizionit dhe Solidar Suisse dhe ka për qëllim zhvillimin e sektorit bujqësor në Kosovë, përkrahjen për organizatat fermere dhe inkurajimin e tyre për të konkurruar me ide të reja, për të zhvilluar kapacitetet e tyre dhe për t’u përshtatur dhe planifikuar në përputhje me nevojat e tregut. Përkrahje për projektet ka vlerë prej 10 mijë euro për secilin projekt. Përzgjedhja e projekteve është bërë nga një juri e jashtme e përbërë nga përfaqësues të pushteteve lokale në tri komuna, bankave, biznesit dhe shoqërisë civile duke kaluar vlerësimin nëpër dy faza, fillimisht me vlerësimin për idenë dhe projektin, prezantimit të projektit para jurisë që ka bërë vlerësimi edhe për mënyrën se si ata e kanë paraqitur projektin e tyre të biznesit” thotë Suzana Baja, koordinatore e Solidar Suisse pwr Kosovwn.
Projekti “Perspektiva rurale” i ka ndihmuar shoqatat e fermerëve edhe me punëtori për identifikimin e idesë, zhvillimin e planit të biznesit dhe paraqitjen në formën më të mirë para jurisë. 
Përkrahja e fermerëve përmes projektit “Perspektiva rurale” në rajonin e Dukagjinit këtë vit zhvillohet për herë të dytë. Në vitin 2008 në rajonin e Pejës janë përkrahur projekte tjera të pesë organizatave të fermerëve.

 

Regjistrohu për info

Video

Wedding on a bike on the Korzo in Peja