Syri i Vizionit dhe Caja Granda nga Spanja ndihmojnë qendrën e mjekësisë familjare ne Pejë

Syri i Vizionit dhe Caja Granda nga Spanja ndihmojnë qendrën e mjekësisë familjare ne Pejë

25 janar 2012 – Qendra kryesore e mjekësisë familjare në Pejë, sot ka përfituar një donacion nga Caja Granada e Spanjës falë organizatës joqeveritare Syri i Vizionit. Kësaj qendre mjekësore i është dhuruar një pajisje e quajtur Spektrofotometer (Spectrophotometer) që do të shërbejë  për kryerjen e analizave hamatologjike dhe biokimi.
Kjo aparaturë tani e tutje do të ndihmojë shumë qendrën e mjekësisë familjare që pacientët e komunës së Pejës të kenë mundësi që më shpejti t’i kryejnë analizat për hematologji dhe biokimi.
Sipas drejtorit për shëndetësisë dhe mirëqenie sociale në komunën e Pejës, Xhafer Demaj Qendra e mjekësisë familjare ka pasur nevojë për një aparaturë të tillë, dhe se ky donacion është një ndihmesë e madhe jo vetëm për këtë qendër, por në përgjithësi për shëndetësinë në Pejë.
Ceremonia e pranim dorëzimit të Spektrofotometer-it është bërë në qendrën kryesore të mjekësisë familjare, ku kanë marr pjesë Syri i Vizionit si dhurues i donacionit nga Caja Granada Spanjë, drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, drejtori i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare, OSCE-ja dhe mediat.
Në fund të ceremonisë drejtori i shëndetësisë dhe drejtori i qendrës së mjekësisë familjare kanë falënderuar organizatën Syri i Vizionit dhe fondacionin Caja Granda nga Spanja për donacionin e dhënë kësaj qendre.

Regjistrohu për info

Video

Wedding on a bike on the Korzo in Peja