mendo globalisht,
vepro lokalisht

Vizita për shkëmbim të përvojave mes të rinjve

26.01.2012

Organizohen vizitat për shkëmbim të përvojave në mes të rinjve

24 janar 2012- Qendra rinore Liria-I dhe Drejtoria për kulturë, rini dhe sport në Istog, ishin nikoqirët e një takimi me të rinj nga fshatra të ndryshme të komunës së Klinës. Kjo vizitë është organizuar nga Syri i Vizionit në kuadër të projektit “Të rinjtë lider të paqes”, i cili mbështet nga CARE Internacional dhe financohet nga Komisioni Evropian. Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave mes të rinjve nga komuna e Klinës dhe atyre të komunës së Istogut, të cilët janë aktivë në qendrën rinore Liria-I. Po ashtu të rinjtë vizituan komunën e Istogut, Drejtorinë për rini dhe kulturë me qellim që të njoftohen me punën që bën kjo drejtori për rininë, me qëllim që praktikat apo projektet e mira t’i aplikojnë edhe në komunën e Klinës. 

Ndërkohë ditë më parë në një tjetër aktivitet të të njëjtit projekt, të rinjtë e Istogut kanë vizituar Drejtorinë për kulturë, rini e sport në Pejë dhe qendrën rinore “Atë Lorenc Mazreku”, si dhe janë realizuar edhe vizita të zyrtarëve të rinisë të tri komunave në disa fshatra  ku të rinjtë janë më të margjinalizuar.

Në kuadër të projektit përveç vizitave, janë zhvilluar edhe manifestime të ndryshme kulturore dhe sportive dhe  do të organizohet edhe një punëtori tri ditore për hartimin e strategjisë së veprimit të përbashkët  me të rinjtë e tri komunave Pejë, Klinë dhe Istog.