mendo globalisht,
vepro lokalisht

Shoqëria civile analizon buxhetin për Policinë e Kosovës

12.04.2012

Shoqëria civile debaton buxhetin për Policinë e Kosovës

Pejë 11 prill 2012- Sot në ambientet e Hotel Dukagjini në Pejë, Organizatat joqeveritare Syri i Vizionit ka organizuar tryezë për të diskutuar raport analizën “Buxheti i Policisë së Kosovës - nevojat për buxhet shtesë dhe planifikim”.  Kjo analizë e politikave është përgatitur nga  hulumtuesit e Institutit për Studime të Avancuara GAP në kuadër të projektit “Rritja e angazhimit të shoqërisë civile në përmirësimin e ofruesve të sigurisë në Kosovë”, realizuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), dhe financuar nga NED.
Kjo analizë vështron dhe analizon buxhetin vjetor të Policisë së Kosovës, ndarjen e tij në kategori të ndryshme, investime kapitale, shërbime, paga dhe të tjera, duke analizuar buxhetin vjetor në vitet e fundit dhe menaxhimin e tij, nevojat operacionale të policisë për pajisje të rënda dhe përmirësim të kushteve të përgjithshme të funksionimit, ngritjen e kapaciteteve dhe arritjen e objektivave të parashikuara në Planin Zhvillimor të PK-së.
Në këtë tryezë të pranishëm ishin zyrtarë të Policisë së Kosovës nga stacioni rajonal i Pejës, dhe stacionet e  Komunave Istog dhe Deçan, përfaqësues të partive politike, zyrtarë komunal, përfaqësues të këshillave komunale për siguri në bashkësi, Shoqërisë civile dhe mediat. Të pranishmit në këtë tryezë u pajtuan më të dhënat që ofron kjo analizë dhe kërkuan nga institucionet qendrore gjegjësisht Ministria  e Punëve të Brendshme që të ndajë buxhet më të madh për policinë dhe të ju ofrohen pajisjet e nevojshme që edhe përformanca e policisë të jetë shumë më e mirë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që kanë.