mendo globalisht,
vepro lokalisht

U publikua raporti i monitorimit të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës

16.05.2012


Prishtinë 11 maj- Parku i qytetit të Prishtinës ishte vend, ku Organizata Syri i Vizionit, bërë publikimin e raportit “Monitorimi i Zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës”, në një konferencë për media, ku i pranishëm në Konferencë ishte edhe Drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, z. Rifat Morina.
Raporti i pasqyron gjenden reale se sa është zbaruar ligji në terren nga ana e institucioneve dhe cila është gjendja reale e natyrës në Kosovë. Raporti ka identifikuar shumë mangësi sa i përket zbatimit të ligjit në terren, disa prej të gjeturave janë;
•    (mos) Zbatueshmeria e ligjit ne terren
•    Mos-dijenia e disa prej komunave për ekzistimin e legjislacionit të ri dhe akteve tjera nënligjore (udhëzimet administrative, strategjia për Biodiversitet)
•    Mungesa e Drejtorive përkatëse për menaxhim më zona të mbrojtura natyrore
•    (jo)Komunikimi i duhur Komunë -Ministri
•    Ngecjet e Ministrisë në monitorim të zbatimit të ligjit dhe gjendjes së natyrës
•    Mungesa e raporteve të  vlerësimi mbi gjendjes e natyrës në Kosovë nga ana e Instituti për Mbrojtje të Natyrës etj.
   
Vlora Latifi, menaxhere e këtij raporti shpjegoi që në një periudhë hulumtimi prej gjashtë muajsh, janë monitoruar dhjetë komuna të Kosovës dhe se qëllimi jonë ka qenë që të sjellim një pasqyrë reale të shkatërrimit të natyrës”, u shpreh ajo.
Drejtori i Institutit për Mbrojtje të Natyrës, kryesisht u pajtua me të gjeturat e këtij raporti. “Ky institutit është përgjegjës për zbatimin e ligjit, mirëpo ekziston një staf tepër i vogël dhe me vetëm tre zyrtarë, të cilët nuk kanë as vetura për në terren, është e vështirë të monitorohet i tërë territori i Kosovës, i cili ka mbi 100 zona të mbrojtura” .Ai theksoi gjithashtu se deri në vitin 2014 nuk mund të ketë rritje të stafit punues.
Ndërsa, Naser Lajqi, koordinator i projektit, tha se “ky raport nxjerr në pah përgjegjësit që kanë të gjithë: Komunat, Qeveria, Kuvendi i Kosovës dhe Instituti për Mbrojte të Natyrës”.
Ndër rekomandimet që u prezantuan në këtë raport , u tha se Ministria duhet të ketë komunikim më të shpeshtë me të gjithë përgjegjësit e mjedisit, ndërsa niveli lokal duhet të raportojë për rastet e shkeljes së ligjit, ndërsa inspektorët duhet të bëjnë më shumë monitorim dhe ndëshkime.
Në këtë konferencë u ekspozuan fotografi në të cilat shiheshin pasojat që dalin nga mos zbatimi i këtij ligji, sidomos në zonat e mbrojtura.
 Organizata Syri i Vizionit, ka kërkuar  që institucionet përgjegjëse të kenë bashkëpunim më të ngushtë dhe koordinim të aktiviteteve me qëllim të ruajtjes së pasurive Natyrore, sepse Natyra është pasuri e përhershme e cila nuk është pronë e vetëm e një gjenerate.  Raporti final, së bashku me rekomandimet e nxjerra nga organizata “Syri i Vizionit” , do t’i prezantohen Kuvendit të Kosovës, Ministrisë dhe Komunave të Kosovës.
Projekti “Monitorimi i zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës “ është mbështetur nga Instituti Kombëtar Demokrati  në Kosovë (NDI).