mendo globalisht,
vepro lokalisht

Syri i Vizionit dhe Komuna e Pejës organizojnë Panairin e Karrierës

06.06.2012

Syri i Vizionit dhe Komuna e Pejës organizuan Panairin e Karrierës  


Pejë, 07 qershor 2012- Organizata Syri i Vizionit ka organizuar panairin e karrierës, panair që ka për qëllim promovimin e drejtimeve të shkollave të mesme profesionale dhe bizneseve të ndryshme në komunën e Pejës.

Vizitorë të panairit kanë qenë qytetarët e Pejës, me fokusim nxënësit e shkollave dhe prindërit e tyre, në mënyrë që nxënësit e klasave të nënta dhe familjet e tyre të kenë sa më shumë informacion për profesionet dhe gjendjen në tregun  e punës, si dhe një mundësi për bizneset që të promovojnë produktet e tyre dhe punën që zhvillohet në firmat e tyre.

Pjesëmarrës në panair kanë qenë shtatë shkolla profesionale nga Peja, që kanë prezantuar para nxënësve profilet arsimore që kanë këto sholla për vitin e ri shkollor 2012/2013, kurse rreth 20 biznese para nxënësve të klasave të nënta dhe prindërve të tyre që kanë vizituar panairin, kanë paraqitur profesionet dhe kuadrot që i kërkon tregu i punës.

Panairi është mbajtur të enjten më datë 07 qershor 2012, në qendër të qytetit në Pejë para Komunës dhe është organizuar në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe me përkrahjen e Solidar Suisse.