mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet turniri i futbollit më të rinjtë

16.07.2012

Pejë 29 qershor- Organizata joqeveritare Syri i Vizionit ka organizuar turnirin e futbollit më të rinjtë e komuniteteve që jetojnë në komunën e Pejës, Klinës dhe Istogut. Qëllimi i këtij turniri ishte aktivizimi i të rinjve sidomos atyre nga zonat rurale dhe shoqërimi  me njëri tjetrin, duke ndikuar në forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve që jetojnë në këto tri komuna.
Turniri i futbollit është realizuar në kuadër të programit “Promoting Dialogue, Human Rights and Democracy” që Syri i Vizionit është duke realizuar në këto tri komuna, mbështetur nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YiHR).