mendo globalisht,
vepro lokalisht

Debat mbi projektet e premtuara dhe të pa realizuara në Xerxë të Rahovecit

04.12.2012

Rahovec-03 dhjetor 201 Kryetarët e këshillit lokalë të Xerxës së Rahovecit ankohen se projektet që komuna e Rahovecit ju kishte premtuar ti realizojë në vitin 2012 nuk u realizuan disa filluan dhe mbetën në gjysmë disa tjera as që kanë filluar, sipas tyre ngecja e mos realizimit të këtyre projekteve nga ana e komunës ka qenë mungesa e buxhetit të komunës. Kjo është thënë në  takimin e përbashkëta më  kryetarët e fshatrave Xerxë, Fortesë, Poteqan i Ulët dhe Sapniq që përbejnë këshillin e bashkësisë lokale të  Xerxës në komunën e Rahovecit.
Sipas kryetarëve të këtyre fshatrave më dhjetëra kërkesa janë adresuar drejt komunës edhe pse disa prej tyre janë realizuar mirëpo një numër i madh i kërkesave të tyre edhe pse kanë pasur të përfundojnë brenda këtij viti ende nuk janë përfunduar, siç janë rrjeti i kanalizimit të ujërave të zeza, elektrifikimi dhe rrjeti elektrik si dhe kubëzimi i disa rrugëve. Mirëpo projekti që është dukë përfunduar më sukses është rregullimi i lumit që kalon nëpër qendër të fshatit Fortesë që më parë gjatë stinës së reshjeve ky lum shkaktonte përmbytje të shumta në këtë fshat dhe fshatrat tjerë.
Takimi i përbashkët më kryetarët e fshatrave të bashkësisë lokale të Xerxës janë pjesë a aktiviteteve që Organizatat Joqeveritare Syri i Vizionit është duke realizuar projektin “Qytetaria Aktive” mbështetur nga Olof Palme Internacionel Center nga Suedia, që ka për qëllim fuqizimin e qytetarëve në adresimin dhe zgjidhjen e problematikave më të cilat ata ballafaqohen cdo ditë në ato vendbanime ku ata jetojnë.