mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet takimi më kryetarët e fshatit të bashkësisë lokale Vrellë të Istogut

26.12.2012


Syri i Vizionit ka mbajtur takimin e fundit për këtë vit më kryetarët e bashkësisë lokale të Vrellës komuna e Istogut, ku është biseduar për punën e bërë gjatë këtij viti më këtë komunitet dhe për vazhdimësinë e bashkëpunimit në të ardhëm.
Kryetarët e pesë fshatrave të kësaj bashkësie lokale kanë falënderuar organizatën Syri i Vizionit për mundësit që ju ka afruar atyre në fuqizimin tyre dhe adresimin e problematikave të tyre drejt institucioneve komunale në Istog.
Gjithashtu është biseduar edhe për të arriturat që janë realizuar gjatë këtij viti më komunitetin e kësaj bashkësie lokale, po ashtu pjesëmarrësit në këtë takim kanë kërkuar qw edhe përkundër përfundimit të projektit Syri i Vizionit të ofroje mbështetjen e duhur në adresimin dhe zgjidhjen e problematikave të tyre, gjë që ju është premtuar nga stafi i Organizatës .
Takimi më kryetarët e bashkësisë lokale të Vrellës është pjesë e punës që organizata Syri i Vizionit është duke realizuar në regjionin e Pejës dhe Prizrenit në kuadër të programit “Qytetaria Aktive” mbështetur nga Olof Palme International Center nga Suedia.