mendo globalisht,
vepro lokalisht

Çështje të praktikës profesionale në sektorin e hotelerisë dhe turizmit në Komunën e Pejës

16.05.2013


Organizatës joqeveritare “Syri i Vizionit” ka mbajtur një takim me temën “Çështje të praktikës profesionale në sektorin e hotelerisë dhe turizmit në Komunën e Pejës”. Në këtë takim përfaqësuesit e Shkollës së mesme Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë, mësimdhënës të lëndëve të hotelerisë dhe turizmit kanë diskutuar me zyrtarët komunale, biznesin, sindikatën, shoqatat që merren me turizëm, shoqërisë civile, Zyrën rajonale të punësimit,etj. për mundësitë e koordinimit sa më të mirë të praktikës profesionale për nxënësit e drejtimeve të hotelerisë dhe turizmit.
Takimi është pjesë e aktiviteteve të projektit “Mismatch”, që po realizohet nga OJQ “Syri i Vizionit” nga Peja i mbështetur nga Solidar Suisse në kuadër të programit “Rinia dhe punësimi”.
Gjatë takimit janë nxjerrë disa rekomandime dhe janë ndarë përgjegjësitë për vazhdimin e projektit me kompletimin e dokumentacionit të duhur për praktikën profesionale në drejtimet e hotelerisë dhe turizmit, shtimin e bashkëpunimit mes shkollës dhe bizneseve, sensibilizimin e nxënësve për rëndësinë dhe kapacitetet e shkollës dhe për realizimin e një projekti të përbashkët.