mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet punëtoria për hartimin e kodit të mirësjelljes në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj

08.06.2013

Mbahet punëtoria për hartimin e kodit të mirësjelljes në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj

Ferizaj-06 maj- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit “Together 4 children rigts- Child protection and Child Right Governance”, mbështetur nga Save the Children, ka mbajtur punëtorin për hartimin e kodit të mirësjelljes më këshillin e shkollës fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj.

Këshilli i shkollës ka mirëpritur projektin që është duke u realizuar në këtë shkollë, që të  ndihmohet shkolla në hartimin e kodit të mirësjelljes që ka të bëjë me të drejtat dhe përgjegjësitw e nxënësve dhe të vetë mësimdhënësve.
Përveç, kodit të mirësjelljes për këtë shkollë dhe shkollat tjera, do të mbahen edhe punëtori për fuqizimin e mekanizmave për të drejtat e fëmijëve, gjithashtu do të mbahen trajnime me nxënës, në tema të ndryshme ku do të jenë pjesëmarrës edhe këshilli i shkollës (mësimdhënës, këshilli prindërve dhe këshilli i nxënësve) duke ndikuar në vetëdijesimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe vetë prindërve mbi të drejtat e fëmijëve dhe adresimin e dhunës në mekanizmat ekzistues për të drejtat e fëmijëve.

Projekti “Together 4 children rigts- Child protection and Child Right Governance” ka për qëllim të ndihmojë fëmijët, organizatat e ndryshme dhe shkollat në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, që  t’i shndërrojë shkollat në vende të sigurta për fëmijët dhe ndihmojë krijimin dhe forcimin e mekanizmave  për mbrojtjen e fëmijëve.

Ky projekt po implementohet në nëntë shkolla në pesë komuna: shkollat fillore “Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, “Mustafa Bakia” dhe “Zekeria Rexha”në Gjakovë,  “Tefik Çanga” dhe “Jeronim De Rada” në Ferizaj, “Bedri Gjina” dhe Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë dhe shkolla fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, në periudhën nga maji deri në dhjetor 2013. Përfituesit të këtij projekti që janë  nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave.