mendo globalisht,
vepro lokalisht

DV: Takime me mediat dhe organizata joqeveritare

16.07.2013

Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile “Demokracia në veprim” ka filluar mobilizimin për zgjedhjet e nëntorit në Kosovë. Drejtues të këtij koalicioni kanë filluar nga Peja serinë e takime që kanë për qëllim të mobilizojnë sektorë të ndryshëm të shoqërisë për një përfshirje më të gjerë dhe sa më përfaqësuese në procesin zgjedhor. Në takime të ndara në Pejë, koalicioni ka takuar mediat, organizatat joqeveritare dhe  shoqata e femrave, nga gjashtë komunat e rajonit të Pejës. Këtë vit, koalicioni i OJQ-ve ka filluar përgatitjet në kohë në mënyrë që fillimi i fushatës të gjejë aktivistët e shoqërisë civile të gatshëm për rolin e vet. “Dëshirojmë të kemi sa më shumë përfaqësim, sa më shumë organizata në mënyrë që të jenë të përfshirë të gjithë ata që duan të jenë pjesë e këtij procesi” ka thënë drejtuesi i koalicionit Ismet Kryeziu në takimin me rreth 30 organizata joqeveritare nga komunat e rajonit, të cilat kanë shprehur gatishmëri të jenë pjesë e angazhimit në monitorimin e zgjedhjeve.
Në takimë shtë thënë se DV angazhohet që secilit qytetar t’i garantohet pjesëmarrje në votim dhe numërim i ndershëm i votës. Në takimin me mediat e Pejës është kërkuar nga mediat që të punohet sa më shumë në edukimin e votuesve, në korruptimin e votës me projektet në kërkim të votës dhe pjesëmarrjen sa më të lartë të femrave në proces.
Demokracia në veprim edhe këtë vit do ketë mbështetjen financiare nga USAID dhe ambasadat e akredituara në Prishtinë, ndërsa do monitorojë në tërësi fushatën zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve me angazhimin e 80 monitoruesve afatgjatë dhe  3500 vëzhguesve ditorë.