Punëtoria për Kodin e mirësjelljes në shkollën Bedri Gjina në Mitrovicë
27.09.2013Punëtoria për Kodin e mirësjelljes në shkollën Bedri Gjina në Mitrovicë
Mitrovicë-20 shtator- Organizata joqeveritare Syri i Vizionit në kuadër të projektit Together 4 children rigts- Child protection and Child Right Governance, mbështetur nga Save the Children, ka mbajtur punëtorinë për hartimin e kodit të mirësjelljes me këshillin e shkollës fillore Bedri Gjina në Mitrovicë.
Këshilli i shkollës ka mirëpritur projektin që është duke u realizuar në këtë shkollë, që të ndihmohet shkolla në hartimin e kodit të mirësjelljes që ka të bëjë me të drejtat dhe përgjegjësitë e nxënësve dhe të vetë mësimdhënësve. Përveç, kodit të mirësjelljes për këtë shkollë dhe shkollat tjera, do të mbahen edhe punëtori për fuqizimin e mekanizmave për të drejtat e fëmijëve, gjithashtu do të mbahen trajnime e radhës me nxënës, në tema të ndryshme ku do të jenë pjesëmarrës edhe këshilli i shkollës (mësimdhënës, këshilli prindërve dhe këshilli i nxënësve) duke ndikuar në vetëdijesimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe vetë prindërve mbi të drejtat e fëmijëve dhe adresimin e dhunës në mekanizmat ekzistues për të drejtat e fëmijëve.
Projekti Together 4 children rigts- Child protection and Child Right Governance ka për qëllim të ndihmojë fëmijët, organizatat e ndryshme dhe shkollat në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, që ti shndërrojë shkollat në vende të sigurta për fëmijët dhe ndihmojë krijimin dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve.
Ky projekt po implementohet në nëntë shkolla në pesë komuna: shkollat fillore Ramiz Sadiku dhe Xhemail Kada në Pejë, Mustafa Bakia dhe Zekeria Rexhanë Gjakovë, Tefik Çanga dhe Jeronim De Rada në Ferizaj, Bedri Gjina dhe Andon Zako Çajupi në Mitrovicë, në periudhën nga maji deri në dhjetor 2013. Përfituesit të këtij projekti që janë nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave.