mendo globalisht,
vepro lokalisht

Organet e drejtësisë porosisin qytetarët dhe partitë se do kenë zero tolerancë për shkelësit e ligjit gjatë zgjedhjeve

17.10.2013


Pejë 17  tetor-  Në Pejë është mbajtur tryeza “Drejtësia në zgjedhjet e 03 nëntorit” të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim më Prokurorinë e Shtetit, Policinë e Kosovës, Komisionin Qendror zgjedhor dhe Organizatën Syri i Vizionit.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte  gatishmëria dhe bashkëpunimi  I të gjitha institucioneve të drejtësisë për të vepruar së bashku  kundër të gjithë atyre që bëjnë vepra penale gjatë dhe pas ditës së votimit.
Po ashtu të pranishmit në këtë tryezë janë njoftuar për Procedura Standarde të Veprimit (PSV) dhe gatishmërinë e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës për t’i zbatuar ato.
Përfaqësuesit nga Prokuroria e shtetit, ata të prokurorisë komunale dhe Policisë së Kosovës kanë thënë se do të kenë zero tolerancë për të gjitha ata që bëjnë vepra penale gjatë votimit, dhe kanë kërkuar nga të pranishmit që ti porosisin militantet e tyre politik që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mos dëmtojnë procesin e votimit.
Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe përfaqësues të prokurorisë komunale, kandidatët për kryetarë të komunës nga partitë politike, shefat e shtabeve zgjedhore, shoqëria civile dhe mediat.
Kjo tryezë  është pjesë e serisë së tryezave të diskutimit në qendrat kryesore të Kosovës, që zhvillohen në kuadër të projektit “Iniciativa për ngritje të efikasitetit të institucioneve të drejtësisë për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike në Kosovë” që përkrahet nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.