mendo globalisht,
vepro lokalisht

Të rinjtë nga Fieri, dy ditë në Pejë

24.12.2013

Pejë, 23-24 dhjetor- OJQ Syri i Vizionit për dy ditë ka pranuar në vizitë partnerët nga organizata Epoka e Re nga Fieri. Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave të mira në mes të partnerëve, Bashkisë së Fierit dhe Komunës së Pejës, si dhe mundësia e krijimit të partneritetit për të realizuar projekte dhe aktivitete të përbashkëta.
Grupi nga Fieri gjatë qëndrimit dyditor bashkë me organizatën Syri i Vizionit kanë realizuar takime të ndryshme me organizata, qendra rinore dhe me kryetarin e Komunës së Pejës dhe zyrtarë të tjerë. Po ashtu gjatë vizitës grupi është njoftuar për punën dhe  programet e OJQ Syri i Vizionit në përgjithësi, me theks të veçantë te projekti Active Citizenship Kosova, i cili implementohet nga Syri i Vizionit me mbështetje nga Olof Palme Interenational Center.