mendo globalisht,
vepro lokalisht

Hulumtim mbi bizneset e hotelerisë dhe turizmit në Pejë

26.12.2013

Pejë, 26 dhjetor- Një hulumtim i kryer me bizneset e hotelerisë dhe turizmit në Pejë është publikuar në një takim të mbajtur në Pejë. Në takimin në të cilin kanë marrë pjesë zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit, Shkolla e Mesme Ekonomike “Ali Hadri”, Qendra rajonale e punësimit, bizneset e Pejës dhe shoqëria civile kanë diskutuar gjetjet e raportit dhe kanë dhënë rekomandime për përmirësimin e bashkëpunimit mes shkollës dhe biznesit me qëllim të përmirësimit të praktikës profesionale për nxënësit në këto drejtime.
Pjesëmarrësit në diskutim kanë thënë se duhet punuar më shumë në bashkëpunimin mes shkollave dhe bizneseve, pasi që sipas hulumtimit pjesa më e madhe e bizneseve kanë interesim për të angazhuar nxënës praktikantë. Hulumtimi është kryer nga ndërmarrja shërbyese “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore dhe organizative” (HROD), e cila është angazhuar nga “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit Mismatch dhe  ka për qëllim që Shkollës Ekonomike t’ia ofrojë  një pasqyrë të gjendjes në këtë sektor me interesimet dhe nevojat që ka biznesit, në mënyrë që të shfrytëzohet për përmirësimin e praktikës profesionale të nxënësve të saj.