mendo globalisht,
vepro lokalisht

Publikohet raporti i monitorimit të Konventën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve

02.04.2014


Komunikatë për media

Pejë, 02 prill 2014
Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit, në partneritet me organizatën Save the Children, kanë publikuar raportin e monitorimit të konventën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve nga vetë fëmijët më titullin “Perceptimet e nxënësve, prindërve dhe zyrtarëve për të drejtën për arsim, ngacmimin dhe diskriminimin në shkolla”.

Raporti përfshin tri fusha të konventës ndërkombëtare mbi të drejtat e fëmijëve: "E drejta në Edukim", Ngacmimet" dhe "Mosdiskriminimi", ku në secilën prej ketyre fushave është parë që ka pasur shkelje të së drejtave të fëmijëve dhe nuk është bërë shumë nga ana e institucioneve lokale. Po ashtu raporti nxjerr në pah se shumë prej fëmijëve dhe prindërve nuk kanë dijeni se këto tri fusha rregullohen edhe më kushtetutë të Kosovës dhe më legjislacion të vecant në secilën komunë.

Po ashtu raporti ka nxjerr në pah se nuk ka një koordinim të duhur të institucioneve për të përmirësuar situatën e të drejtave të fëmijëve e veçanërisht  në fushën e së drejtës për edukim, parandalim të ngacmimeve dhe mosdiskriminimin.

Të pranishmit në këtë takim janë zotuar se duhet të bëhet shumë më shumë për të rritur sigurinë e fëmijëve dhe përmirësuar gjendjen e tyre sociale jo vetëm në shkollë por edhe në nivel qyteti. Duke krijuar politika dhe investime sipas nevojave që dalin nga vetë fëmijët apo nga takimet më vetë fëmijët.

Raporti i "Perceptimet e nxënësve, prindërve dhe zyrtarëve për të drejtën për arsim, ngacmimin dhe diskriminimin në shkolla” ka dalë nga puna njëvjeçare në kuadër të programit  “Child Rights Governance” - CRC Monitoring” të implementuar nga organizata Syri i Vizionit dhe mbështetur financiarisht nga Save the Children në komunat Pejë, Gjakovë dhe Prishtinë.

Të pranishëm në takim ku edhe është bërë publikimi i raportit ishin Drejtoria e Arsimit, Policia e Kosovës, Gjykata Themelore-njësiti për të mitur, Zyra e Ombudpersonit Pejë, Qendra për Punë Sociale, koordinatori komunal për të drejtat e fëmijëve, qendra e mjekësisë familjare, drejtor të disa shkollave, shoqëria civile, prindër, nxënës, shërbimi sprovues, pedagog, psikolog dhe  institucionet tjera që janë përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe mediat.