mendo globalisht,
vepro lokalisht

Institucionet të gatshme për të rritur sigurinë e fëmijëve në Pejë

08.05.2014

Pejë, 08 Maj- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” ka mbajtur një takim pune me institucionet lokale për të drejtat e fëmijëve dhe për sigurinë e fëmijëve në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta. Në këtë takim punë është diskutuar bartja e armëve të ftohta dhe armëve të zjarrit në shkolla nga ana e fëmijëve (nxënësve) si dhe për parandalimin e pranisë së fëmijëve (nxënësve) apo personave të pa autorizuar në oborret e shkollave dhe brenda objektit.
Këto shqetësime, kanë dalë nga një hulumtim që është bërë nga vetë fëmijët (nxënësit) e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta Ramiz Sadiku dhe Xhemail Kada më bashkëmoshatarët e tyre. Hulumtimi i fëmijëve është bërë në kuadër të projektit “Together 4 children rights - Child Protection”, që organizata Syri i Vizionit në partneritet më organizatën  Save the Children janë duke implemntuar në pesë komuna të Kosovës, gjegjësisht në dhjetë shkolla fillore dhe të mesme të ulëta.
Të pranishmit në këtë takim janë zotuar së do të rrisin koordinimin e veprimit të përbashkët dhe kanë falënderuar organizatën Syri i Vizionit dhe Save the Children që po ju ofron ndihmë në hartimin e një plani të përbashkët veprimi. Sipas tyre, është moment i fundit dhe shumë urgjent që institucionet duhet vepruar për të bërë shumë më shumë në rriten e sigurisë së fëmijëve brenda dhe jashtë objekteve shkollore.
Draft plani i këtij takimi do t’u dërgohet të gjitha institucioneve përgjegjëse për të drejtat e fëmijëve, duke përfshirë këtu Drejtorinë e Arsimit dhe Shëndetësisë, Qendrën për Punë Sociale, Shërbimin Sprovues, Policinë e Kosovës, Qendrën e mjekësisë familjare, koordinatorin për të drejtat e fëmijëve, Gjykatën dhe Prokurorinë, Këshillin komunal për siguri në bashkësi, shoqërinë civile dhe mediat, pasi qe ky plan i veprimit paresheh të domosdoshëm përfshirjen e të gjithë këtyre akterëve në rritjen e sigurisë së fëmijëve në komunën e Pejës.