mendo globalisht,
vepro lokalisht

Punëtori në shkollën Xhemail Kada mbi protokollin për parandalim dhe adresim të dhunës në shkollë

15.05.2014

Pejë, 14 Maj- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” ka mbajtur punëtori me këshillin drejtues të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Xhemail Kada” në Pejë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Drejtoria e Arsimit, për t’u njoftuar me Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar.

Në këtë takim është prezantuar Protokolli, i cili është hartuar nga  Zyra për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Jo-diskriminim të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ky protokolli përcakton detyrimet, qartëson rolet dhe procedurat e institucioneve për parandalimin, identifikimin, mbledhjen e të dhënave, referimin, trajtimin, raportimin e dhunës ndaj fëmijëve në institucionet e arsimit para-universitar. Po ashtu  përforcon bashkëpunimin ndërinstitucional dhe multidisiplinar për të mbrojtur të drejtat e fëmijës dhe për t’i mbrojtur fëmijët nga dhuna
Punëtoria më këshillin drejtues të shkollës “Xhemail Kada” është organizuar në kuadër të programit“Së bashku për të drejtat e fëmijëve  (Together 4 children rigts- Child Protection)”, në partneritet me Organizatën Save the Children.  Për qëllim zhvillimin e një sistemi për monitorimin dhe raportimin e dhunës ndaj fëmijëve, duke krijuar politika të favorshme për përmirësimin e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë që janë në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardeve të BE-së.

Ky projekt po implementohet në dhjetë shkolla fillore dhe të mesme të ulëta në pesë komuna të Kosovës: në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Mitrovicë. Përfituesit të këtij projekti janë nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave si dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve.