mendo globalisht,
vepro lokalisht

Analizë e faktorëve ndikues në punësimin e të diplomuarve në hoteleri

22.07.2014

Pejë, 22 korrik– Është mbajtur punëtoria e parë me grupin e akterëve në të cilin është bërë vlerësimi individual për përshtatshmërinë e shkollave profesionale-drejtimi i turizmit dhe hotelerisë me nevojat e tregut.

Në grupin i cili përbëhet nga përfaqësuesit e punëdhënësve në sektorin e turizmit, Komuna e Pejës Drejtoria e arsimit, shoqëria civile, shkolla e mesme ekonomike, profesorë dhe nxënës, është diskutuar për rezultatet e vlerësimeve të bërë nga ata duke u fokusuar në perceptimet e ndryshme dhe radhitjen e faktorëve mbështetës dhe pengues për punësimin e të diplomuarve në sektorin e hotelerisë dhe turizmit.

Kjo punëtori është mbajtur në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit” (SEED) që po implementohet nga Syri i Vizionit dhe Volkshilfe.